• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

PD akuzon: Qeveria përjashton nga TVSH-ja importin e jahteve, por s’fal taksat për bizneset e prekura!

by Java News
14/04/2020 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzon qeverinë se në këto ditë të vështira ku vendi po përballet me COVID-19, ka hartuar ligje për të favorizuar ata që blejnë jahte.

Duke i quajtur si të privilegjuarit e qeverisë, Tabaku shkruan se deputetët e PS kanë hartuar ligje që do të përjashtojë nga TVSH (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar) importin e jahteve, në një kohë që refuzojnë sipas saj që të falin taksat dh tatimet për bizneset e prekura nga COVID-19.

Sipas ish-deputetes një fakt i tillë është tregues se qeveria mendon vetëm për oligarkët.

“As më shumë dhe as më pak janë të gjithë ata që importojnë jahte dhe mjete të tjera lundruese. Është jashtë çdo logjike normale ekonomike dhe njerëzore që në këto ditë të vështira për shqiptarët qeveria shqetësohet dhe harton ligje për të favorizuar ata që blejnë jahte.

Për më shumë se 5 javë, nisur nga situata e vështirë e pandemisë, opozita ka kërkuar faljen e taksave dhe tatimeve për biznesin e vogël dhe të mesëm si një rrugë për të lehtësuar dhimbjet që po shkakton virusi në ekonomi. Përgjigja e vetme ishte refuzimi kategorik dhe sulmi politik nga ana e kryeministrit. Në kushtet kur paketat ekonomike të qeverisë janë thjesht deklarata dhe aspak të prekshme për  shqiptarët, deputët socialistë kanë çuar në datën 10 prill në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj që do të përjashtojë nga TVSH (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar) importin e jahteve. Pra disa ditë pasi i detyroi bizneset e goditura të vendit të paguanin TVSH-në kokërr më kokërr, qeveria merr vendimin për të përjashtuar importuesit e jahteve. Shqiptarja.com

 

Me këtë akt qeveria e zgjidh fare lehtë qesen kur bëhet fjalë për blerësit e jahteve, ndërsa për 3 milionë shqiptarët nga të cilët mbi 500 mijë janë të punësuar në privat e njëjta qeveri nuk ka parà. Qartë e më qartë e ditë pas dite për 7 vjet me radhë , me çdo veprim dhe ligj të miratuar kjo qeveri dhe ky kryeministër tregojnë se janë thjesht dhe vetëm në shërbim të oligarkëve dhe jo të shqiptarëve. Tashmë ata e dinë mirë dhe e kanë kuptuar  se kush është shqetësimi i vërtetë i kësaj qeverie që në kulmin e krizës shqetësohet që të heqë taksat për jahtet në vend që të lehtësojë nga detyrimet ata që janë në kushte më të vështira dhe kanë vërtet nevojë për ndihmën e shtetit”, shkruan Tabaku.

Next Post
“Jemi ende larg momentit për të thirrur ‘Fitore'”/ Mjeku Kalo: Vetëndëgjegjësimi ende nuk është ai i dëshiruari

Mjeku Kalo apelon profesionalisht: "Boll dëgjuat gjithologët, evitoni ekranet”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të takohet me ambasadorin e ri amerikan në Tiranë? Berisha shmang pyetjen

A do të takohet me ambasadorin e ri amerikan në Tiranë? Berisha shmang pyetjen

September 12, 2026
“Do përfundosh në burg! E shkatërrove PD-në”/ Qytetarët masakrojnë Berishën pas kthimit nga SHBA

“Do përfundosh në burg! E shkatërrove PD-në”/ Qytetarët masakrojnë Berishën pas kthimit nga SHBA

September 12, 2026
‘Hëna e plotë Blu’, zbuloni tre shenjat e zodiakut që do të preken më shumë nga ky fenomen

5 shenjat e horoskopit që kanë karakterin më të fortë

September 12, 2026
Berisha kthehet nga SHBA, flet për takimin me diasporën: I gjeta më të fortë, u ktheva 35 vite pas

Berisha kthehet nga SHBA, flet për takimin me diasporën: I gjeta më të fortë, u ktheva 35 vite pas

September 12, 2026
Bllokimi i pagave çoi në bojkot, Gjykata e Vlorës rikthehet në normalitet nga e hëna

Bllokimi i pagave çoi në bojkot, Gjykata e Vlorës rikthehet në normalitet nga e hëna

September 12, 2026
Rama nga Gjirokastra: Reforma Territoriale ndryshon drejtimin e qyteteve, ja si do të ndahen kuotat

Rama nga Gjirokastra: Reforma Territoriale ndryshon drejtimin e qyteteve, ja si do të ndahen kuotat

September 12, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Demokracia jonë pa hardware dhe software?!

September 12, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Protesta duhet të shqetësohet më shumë nga ardhja e diasporës sesa nga pengimi i saj

September 12, 2026
Dinamo “shkërmoq” Partizanin në derbi, 6 gola në Vorë! Blutë triumfojnë 4-2 ndaj të kuqve

Dinamo “shkërmoq” Partizanin në derbi, 6 gola në Vorë! Blutë triumfojnë 4-2 ndaj të kuqve

September 12, 2026
Rama takim në Vlorë për reformën territoriale, Çuçi zbulon çfarë u diskutua: Sot nuk morëm vendime

Rama takim në Vlorë për reformën territoriale, Çuçi zbulon çfarë u diskutua: Sot nuk morëm vendime

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com