• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD akuzon Ballën: Favorizoi kompaninë e Sadri Abazit për një tender

by A R
04/05/2016 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike akuzoi këtë të mërkurë se me ndërhyrjen e deputetit Taulant Balla është favorizuar firma “Alko IMPEX” e deputetit të PS Sadri Abazi për një tender për punime infrastrukturore në Librazhd, zonë ku Balla është deputet.

Përmes një deklarate për mediat, deputeti i DP-së Luçiano Boçi tha se kompania është shpallur fituese edhe pse kishte një ofertë 250 milionë lekë më shumë se konkurrenti.

Deklarata e Boçit:

“Siç është paralajmëruar në komunikimin e kryetarit Basha, në denoncimin e korrupsionit të oligarkëve të Edi Ramës, po ju sjellim sot fakte të reja.

Alko IMPEX e Sadri Abazit, një prej firmave që merr para e tendera në çdo drejtim, ka goditur disa herë në shenjë edhe në Bashkinë Librazhd.

Falë ndërhyrjes së Taulantit, që është shumë i afërt me këtë firmë, Alko Impex fiton tenderin për punime infrastrukturore në Librazhd, edhe pse oferta e tij është 250 milionë lekë më e lartë se e konkurentit tjetër.

Fondi limit është 790 milionë lekë.

Sadriu bën ofertë me 780 milionë lekë dhe menjëherë shpallet fitues.

Ju mund të shihni në këtë dokument, se një operator tjetër ka ofruar 250 milionë lekë më pak për të njëjtat punime, por është skualifikuar.

Pse?

Sepse nuk ka garë. Nuk ka konkurencë. Fituesi është i paracaktuar. Merr gjithë fondin limit dhe këto para ndahen mes oligarkëve.

Ky është korrupsioni i pranishëm në çdo degë të qeverisjes.

Kudo ku ka një fond, në zyrat qendrore të shtetit, apo dhe në Bashki jo të mëdha si ajo e aLibrazhdit, shfaqen oligarkët që zhvasin e plaçkisin.

Kjo është arseja pse qeveritarët dhe oligarkët majmen cdo ditë, shtojnë pasurinë e tyre, ndërsa cdo ditë e më shumë populli zhytet në papunësi, mjerim e varfëri”.

Next Post

Policia në ndjekje të shumëkërkuarit, të shtëna te Zogu i Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In