Në raportin e antidrogës italiane për vitin 2017, Partia Demokratike deklaroi se i gjen të provuara të gjitha akuzat e saj.
Sipas PD, nga trafiku i kanabisit është kaluar tek ai i kokainës dhe se qeveria është garant për paprekshmërinë e bosëve të drogës në Shqipëri.
“Raportin e antidrogës italiane, që konfirmon se 3.4 milionë euro me Toyota Yaris nuk janë rastësi. 618 kg kokainë apo 180 milionë euro në Portin e Durrësit nuk janë rastësi. Moskapja e bosëve të drogës në të dy rastet nuk është rastësi”, tha Strazimi. /b.d