• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD akuza Ramës: Nuk justifikon vilën 400 milionë lekë në Surrel

by Java News
09/01/2019 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një deklarate për mediat, deputetja e PD, Oriola Pampuri thotë se kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij nuk justifikojnë vilën në Surrel me vlerë 400 milionë lekë.

Sipas Pampurit, në vitin 2011, përpara nisjes së ndërtimit të shtëpisë, Edi Rama dhe bashkëshortja kanë deklaruar të dy bashke se zotërojnë rreth 80 milionë lekë, ndërsa në vitin 2012 ndërton shtëpinë e tij në Surrel.

“Edi Rama i ka gënjyer shqiptarët për pasurinë e tij që ditën e pare, kur u ul në karrigen e kryeministrit të vendit. Kreu i qeverisë së Shqipërisë nuk justifikon të paktën 300 milionë lekë, me të cilat thotë se ka ndërtuar shtëpinë. Kjo është një vepër që të çon në burg. Edi Rama nuk mund t’i gënjejë dot më shqiptarët se shtëpinë në Surrel e ka bërë me kursimet e gruas. Faktet janë e zeza mbi të bardhë në deklaratën e tij të pasurisë. Çifti kryeministror nuk ka deklaruar aq të ardhura, sa të justifikojnë ndërtimin e një shtëpie superluksoze me vlerë 400 milionë lekë.

Partia Demokratike po publikon sot dokumentet zyrtare që provojnë se të ardhurat e deklaruara të Edi Ramës dhe të të ardhurat e gruas së tij nuk kalojnë vlerën e 100 milionë lekëve dhe nuk justifikojnë dot vlerën 400 milion lekë të shtëpisë në Surrel. Në vitin 2011, përpara nisjes së ndërtimit të shtëpisë, Edi dhe Linda Rama kanë deklaruar se, të dy bashke, zotërojnë rreth 80 milionë lekë.

Në vitin 2012, Edi Rama ndërton shtëpinë e tij në Surrel dhe, kur mori detyrën e kryeminisyrit një vit më vonë, deklaron se ka shpenzuar plot 400 milion lekë për ndërtimin e saj, pra plot 5 herë më shumë sesa kursimet që kishte gjendje çifti Rama. Sipas deklaratës së pasurisë që vetë kanë dorëzuar në 2013-ën, rezulton se, pasi kanë deklaruar shtëpinë 400 milionë lekë, pra, pasi kanë shpenzuar kursimet e jetës, 80 milionë lekë, Edi dhe Linda Rama jo vetëm nuk kanë deklaruar borxh, por pasuria e tyre është shtuar, duke deklaruar se kanë gjendje plot 92 milion lekë. Dokumentat zyrtarë faktojnë se të ardhurat e Edi Ramës më 2013-ën nuk e justifikojnë dot vlerën 400 milionë lekë të shtepisë superluksoze në Surrel.Ne do t’i vëmë në dispozicion çdo gazetari deklaratat e pasurisë së Edi dhe Linda Ramës. Nëse nuk çensurohen, gazetarët dhe redaksitë e lajmeve mund të vetifikojnë vërtetësinë e pohimeve të Partisë Demokratike se Edi Rama ka gënjyer me deklaratën e pasurisë.

Për Kryeministrin e Shqipërisë ka sot vetëm një pyetje: Ku i gjeti Edi Rama 400 milionë lekë për ndërtimin e shtëpisë superluksoze më Surrel, kur, bashkë me gruan, kishte deklaruar vetëm 80 milionë lekë kursime? Ka ardhur koha që Edi Rama i oxhakut 18 mijë euro të pergjigjet dhe të mos fshihet më pas fustanit të gruas.”- thotë Pampuri.

a.cupaj

Next Post
VIDEO/ Dalin pamjet e Anxhelinës me të atin në banesë, pak ditë para krimit makabër

VIDEO/ Dalin pamjet e Anxhelinës me të atin në banesë, pak ditë para krimit makabër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com