• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD akuza: Një vit pas tërmetit, gjysma e shkollave jashtë funksionit

by Java News
18/11/2020 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka denoncuar se në shkollën ‘Shyqyri Peza’ në Kombinat vijon mësimi me 4 turne. Zëdhënësja e Partisë, Ina Zhupa ishte e pranishme ditën e sotme në ambientet e shkollës prej nga bëri të ditur se ende nuk ka nisur rikontruktimi i shkollës pas dëmtimeve që mori nga tërmeti i një viti më parë.

Ajo tregon se nxënësit janë të detyruar bashkë me prindërit e tyre, të përballojnë mësimin me 4 turne në shkollat ekzistuese të Kombinatit.

PD kërkon që të merren masa konkrete për zgjidhjen e çështjes si dhe për përballimin e pandemisë.

“Ndodhemi përballë shkollës “Shyqyri Peza” në njësinë administrative nr 6, Kombinat. Kombinati ishte një nga zonat më të goditura të Tiranës nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar. Ende sot banorët vuajnë pasojat, duke zhvilluar mësimin me 4 turne në shkollat e kombinatit. Pasi për shkollat që janë dëmtuar nga tërmeti nuk është bërë asgjë për ti rregulluar. Nuk është bërë asgjë për të filluar rikonstruksionin e tyre, apo shembja e tyre nëse do të mendohet ë përshtatshme për të ndërtuar të reja. Është lënë një vit pa bërë asgjë. Ndërkohë që në po përballemi dhe jemi në mes të një pandemie, nxënësit janë të detyruar bashkë me prindërit e tyre, të përballojnë mësimin me 4 turne në shkollat ekzistuese të Kombinatit. Duke mos pasur asnjë mundësi për të marr parasysh dhe zbatuar rregullat që diktohen nga pandemia: si distanca sociale,  apo siguria në momentin e daljes apo të hyrjes nga turnet që zhvillojnë mësimin deri në orën 6 mbasdite, në këtë shkollë dhe në shkollat e tjera të Kombinatit. Ndërsa paratë tona shkojnë për inceneratoret,  për tendera, për PPP korruptive, nxënësit janë të braktisur në mëshirë të fatit. Ndërkohë që Veliaj bën konferencierin e tallavave në tv me kaseta të përgatitura,  nxënësit e Tiranës nuk kanë kushtet të cilat meritojnë. Ata kanë menduar që paratë  e shqiptarëve ti çojnë atje ku mund ti marrin bashkë me grupin e strukturuar kriminal që kanë ngritur për të vjedhur taksat ë shqiptarëve. Nëse do të kishin menduar për qytetarët sot jo vetëm që do ishin rikonstruktuar shkollat e prishura nga tërmeti por në këto 7 vjet duhet të ishin ndërtuar shkolla të reja për nxënësit e Tiranës, të cilët gjithë kohës kanë vuajtur nga mbipopullimi në klasat e tyre gjatë zhvillimit të mësimit. Sot jemi në një situatë ku përditë rriten shifrat e të prekurve nga pandemia, por masat mbrojtëse janë të pamundura të merren në kushtet kur mungon vullneti politik i Ramës, Veliajt, ministrisë së arsimit për të çuar paratë në shërbim të qytetareve. Do ishte mirë që qytetaret të njiheshin me zgjidhje konkrete, që banorët e Kombinatit të njiheshin me zgjidhje konkrete se çfarë do bëhet me shkollat e tyre, kur do rikonstruktohen dhe kush janë masat konkrete që do merren për përballimin e mëtejshëm të pandemisë”, bën me dije zedhenesja e PD.

g.kosovari

Next Post
Ishin me pushime në vendin tonë, pas kthimit në Itali familja shqiptare del e infektuar me COVID

Habit 31-vjeçarja shqiptare në Itali/ Shkon për të bërë tamponin, por nga frika largohet dhe aksidentohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In