• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD akuza ministres së Shëndetësisë: Nuk menaxhoni dot një grip sezonal

by Java News
10/02/2020 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka akuzuar ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se vendi nuk është gati të përballet me një grip të stinës dhe jo më me alarmin që OBSH ka dhënë për koronavirusin. Lidhur me deklaratat e Manastirliut në Komisionin e Shëndetësisë se “Shqipëria ka marrë të gjitha masat dhe ka gati vendet e karantinë nëse është e nevojshme”, ish-deputeti demokrat Bardh Spahia e cilëson si “propagandë bajate”. Spahia tha se fluksi i lartë te pediatria në QSUT tregon qartë se “sa skandalozë është situata e menaxhimit të gripit dhe se sa e pafuqishme është Ministria e Shëndetësisë në lidhje me parandalimin e koronavirusit”.

“E turpshme maskarada e dëgjesës së saj sot në Komisionin e Shëndetësisë, të mbledhur për t’i bërë lavde njëri-tjetrit. Si mund të vetë-lavdërohesh, kur nuk menaxhon dot situatën e gripit të stinës, kur gjithë bota është në alert maksimal për shkak të Koronavirusit? As fëmijët nuk janë arsye, më së paku për të heshtur, e jo për të shfrenuar delirin? Çfarë masash janë marrë për koronavirusin e ri, kur ende nuk ekzistojnë hapësirat për karantinë, apo ju quani karantinë, dy dyshekë ne një kolibe? Si mund të flisni për masa, kur personeli mjekësor përballet me të sëmurët vetëm me uniformën e bardhe e me maska të thjeshta kirurgjikale? Përse i shisni si risi e këtij viti, katër qendrat në Tiranë ku ofrohen vizita pediatrike? Pse si është vepruar vitet e tjera me gripin e stinës?

Kushdo ka shkuar atje e denoncon atë shërbim minimalist, ju zonjë nuk keni shkuar ose pastaj gënjeshtrën e keni pjesë të karakterit, e ka parë se ka shërbim të përgjysmuar, me vetëm 1 mjek pediatër e 1 infermiere e pa dhoma për perfuzione, kur në fakt këto qendra supozohet të jenë funksionale prej vitesh? Ku janë bokset speciale izoluese për të sëmurët që mund të paraqiten? E turpshme zonja ministre që në funksionin ku jeni, zgjidhni vetëm të zbatoni urdhra e një vizion shkatërrues për shëndetësisë e aspak udhëzimet e OBSH, siç pretendoni, pa ju dridhur qerpiku të thoni një të pavërtetë të madhe. Një e pavërtetë qe sot nuk mund te fshihet me propagande!” shkruan Spahia në Facebook.

Gjatë ditës së hënë, Ministrja Manastirliu tha në Komisionin e Shëndetësisë se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të dyshuar me koronavirus dhe se janë marrë të gjitha masat e nevojshme si dhe siguruar vendi për karantinë nëse do të jetë e nevojshme. Ajo shtoi se është bërë trajnimi i mjekëve, janë përgatitur udhëzimet, janë shpërndarë mjetet për mbrojtjen personale për të identifikuar dhe parandaluar virusin vrasës. /e.s/

Next Post
Gjykata e Posaçme rrëzon SPAK: Dosja për terrorizëm në ndeshjen Shqipëri-Izrael s’duhet pushuar. Hetoni!

Gjykata e Posaçme rrëzon SPAK: Dosja për terrorizëm në ndeshjen Shqipëri-Izrael s'duhet pushuar. Hetoni!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In