• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PBDNJ: Rama të braktisë politikat e saj klienteliste ndaj Himarës

by Java News
21/10/2016 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot paradite banorët e Himarës protestuan përsëri përpara Bashkisë, për të drejtat e tyre themelore: të pronës, të mbrojtjes së trashëgimisë së tyre kulturore dhe bukurisë natyrore të zonës dhe perspektivës së zhvillimit të saj.

Në një deklaratë për shtyp kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule tha se sërish, kërkesat e tyre për dialog dhe transparencë gjetën përballë  dyert e mbyllura të Bashkisë dhe heshtjen prepotente të Goro.

PBDNJ shpreh solidaritetin e vet të plotë  me kërkesat legjitime të  banorëve dhe i drejtohet Kryeministrit Rama të nisë pa humbur kohë, personalisht dhe jo nëpërmjet marionetave të tij lokale, dialogun konstruktiv me komunitetin për tu dhënë zgjidhje problemeve jetike të dhënies së titujve të pronësisë pronarëve  të ligjshëm dhe regjistrimit të pronës, ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe bukurisë natyrore, hartimit te një plani  zhvillimi  real të infrastrukturës së munguar të zonës që do të garantojë perspektivën e kësaj perle turistike, me komunitetin dhe për komunitetin, dhe jo në shërbim të interesave ilegjitime, abuzuese dhe korruptive të grupeve të fuqishme ekonomike.

Rama duhet të braktisë, sa nuk është vonë, politikat selektive, klienteliste dhe paragjykuese ndaj Himarës  dhe Himarjotëve, raporton express.

“U drejtohemi gjithashtu  forcave politike dhe gjithë qytetarëve të vendit për solidarizim me banorët e Himarës në përpjekjen e tyre për të ndaluar implementimin e planit të mbrapshtë që ka për qëllim grabitjen e pronës së tyre. Suksesi i këtij plani do të ishte precedenti me ogurzi për çdo pronar të ligjshëm dhe qytetar të lirë të vendit.

Për çfarë përafrimi me realitetet europiane mund të aspirohet në vendin tonë në kushtet e arrogancës qeveritare, mungesës totale të dialogut dhe transparencës, imponimit  të ilegjitimes nëpërmjet dhunës shtetërore ?!”, tha Dule./a.k

Next Post
Foto+ Video nga operacionet e Policisë, kapen 710 kg hashash, disa trafikantë në pranga

Foto+ Video nga operacionet e Policisë, kapen 710 kg hashash, disa trafikantë në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com