Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e konsideron si kapërcim të limiteve të Policisë së Shtetit ndalimin e biznesmenit, Nikollaq Neranxi. Në një njftim për shtyp të kësaj partie nënvizohet se “incidente të tilla të rënda manifestojnë arrogancën regjimore të pushtetit që po zëvendëson partneritetin me biznesin me represion dhe nënshtrim, sidomos kjo për biznesmenë që artikulohen publikisht për politikat qeveritare”.
PBDNJ e konsideron ndalimin e Neranxit, si një kambanë alarmi për liritë qytetare. “Duam të besojmë se origjina e biznesmenit të mos ketë qenë motiv rëndues i abuzivitetit shtetëror”, përfundon deklarata për shtyp e PBDNJ-së.