Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama përuroi përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e Pazarit të Ri në kryeqytet. Mbresat nga realizimi i këtij projekti duket se kanë qenë të mëdha për kreun e Qeverisë, pasi mëngjesin e sotëm ka nxituar të përcjellë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa foto.
Madje, përmes fotove ai krahason pamjen e këtij pazari në vitin 1939 dhe mbrëmjen e djeshme.
“Mirëmëngjes dhe ju uroj ditë të mbarë me këtë imazh. Pazari ri në 1939 dhe mbrëmë”, shkruan kryeministri Rama, teksa sjell edhe foto. /b.d