• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pazari politik në zgjedhjet e Dibrës/ Si përfitohen paratë dhe vendet e punës përmes votës

by Java News
18/08/2016 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) në kuadër të projektit gjerman www.politike.al po monitoron edhe zgjedhjet e 11 shtatorit. Vrojtimi i parë: janë 19 parti që konkurrojnë për postin e kryebashkiakut në Dibër.

Nuk bëhet fjalë për një qytet – metropol dhe as për ndonjë post me rëndësi në hierarkinë shtetërore, – por për një post 3 vjeçar në një prej bashkive më të varfra në Shqipëri. Atëherë, çfarë i shtyn partitë të ndërpresin pushimet për të konkurruar në një zonë, ku de facto nuk kanë as interes, ku shumica e tyre nuk kanë as kryetar dhe as struktura dhe ku shumica absolute e tyre nuk janë në gjendje të ofrojnë asgjë për qytetarët e komunitetin?

Mjafton të kuptojmë formën sesi funksionin sistemi ynë përfaqësues dhe politik për ta kuptuar: një sistem klientelist, i mbyllur, i personalizuar dhe i korruptuar.

Partitë kanë rast ta shndërrojnë Dibrën në treg shkëmbimi me poste në ekzekutiv (partitë e vogla të majta) ose me vende më 2017 në listën shumëemërore për deputet (partitë e djathta). Dibra u ngjason atyre me tregun ku shitet e blihet gjithçka, ndaj janë të gatshme ta shfrytëzojnë në maksimum, për të përfituar maksimalisht nga ofertat për punë apo paratë informale në qarkullim. Çfarë sjell kjo për qytetarët e Dibrës? Asgjë pozitive. Energji e humbur, kohë e humbur, para të humbura dhe me siguri, cilido të fitojë, – një buxhet lokal në borxh ndaj klientelës informale që mbështet fituesin.2013-PERMBLEDHJE-709x445

Le të shohim zgjedhjet e fundit parlamentare. Parlamenti ka 140 deputetë, por partitë kandiduan shumë më tepër sesa numri i deputetëve. Nga partitë parlamentare rekord është PR me 252 kandidatë në listën shumëemërore, ndjekur nga PS e PD me nga 153 dhe 150 kandidatë. Më shumë se kjo statistikë flet statistika tjetër, – sa vota marrin kandidatët e partive politike. Referuar 2013 për 1.7 milion votues konkurruan 7149 kandidatë, 140 fituan, 7009 humbën! Në total cdo kandidat mori mesatarisht vetëm 241 vota, kurse çdo deputet i zgjedhur mesatarisht 12320 vota. Nëse marrim parasysh faktin se konkurruan 66 parti politike atëherë rezulton se mesatarja është rreth 26 mijë vota për parti politike.

Referuar partive parlamentare PS mbetet në shifrën më të lartë të votave për kandidat për deputet (4.6 mijë vota për kandidat), PKD natyrisht ka kuotën më të ulët,  57 vota për kandidat. PD vijon me 3.5 mijë vota për kandidat dhe LSI me 1.2 mijë vota për kandidat. PR, PDIU e PBDNJ luhaten nga 100-300 vota për kandidat. Referuar votave për deputet të zgjedhur, katër partitë kryesore (PS, PD, LSI, PDIU) kanë raport gati të njëjtë, 1 deputet me 10-11 mijë vota, PR e PBDNJ kanë raport më të thellë, me 4-6 mijë vota më shumë, gjithsesi të dyja ato siguruan mandate shtesë në listat proporcionale të PS e PD.

Ligji shqiptar mbi partitë, ndryshe nga ligjet e shumë vendeve të tjera, nuk ka përcaktime të qarta mbi jetëgjatësinë e partive politike (kur shkrihen, kur mund të quhen in-ekzistente dhe kur nuk mund të penalizohen nga kandidimi) dhe për më tepër, mbijetesa e partive formale sigurohet përmes koalicioneve “të mëdha” fiktive me partitë e mëdha. Aq fiktive janë këto koalicione  e parti, sa më shumë se 60% e tyre merr shumë më pak vota sesa numri minimal i nënshkrimeve që duhen për të krijuar një parti politike, pra nuk marrin dot as votat e themeluesve të tyre. gjithsesi ekzistojnë, mbijetojnë, konkurrojnë rregullisht, siç po ndodh edhe në Dibër, – sepse është treg i lirë, është pazar pa rregulla, është politikë pa identitete dhe sistem konkurrues pa vlera, – që ua mundëson diçka të tillë!/ISP/a.k

Next Post

Vetëvendosje fton për protestë mbarëpopullore më 1 shtator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Koha e gabuar” e Salianjit

December 28, 2025
Përfundon procesi i votimi në Kosovë! Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në zgjedhje rezulton në afro 40%

Përfundon procesi i votimi në Kosovë! Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në zgjedhje rezulton në afro 40%

December 28, 2025
“Patëm një bisedë produktive”, Donald Trump telefonon Vladimir Putinin pak orë nga takimi me Zelenskyn

“Patëm një bisedë produktive”, Donald Trump telefonon Vladimir Putinin pak orë nga takimi me Zelenskyn

December 28, 2025
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

December 28, 2025
Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Adriana Kalaja njofton ankimimin e vendimit në Gjykatën Kushtetuese

Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Adriana Kalaja njofton ankimimin e vendimit në Gjykatën Kushtetuese

December 28, 2025
Rikthimi i lobimit shqiptar dhe pse u bë i nevojshëm

Rikthimi i lobimit shqiptar dhe pse u bë i nevojshëm

December 28, 2025
e-Albania jashtë funksionit prej më shumë se një jave, qytetarët dhe bizneset në vështirësi

e-Albania jashtë funksionit prej më shumë se një jave, qytetarët dhe bizneset në vështirësi

December 28, 2025
Qeveria miraton amnisti në fundvit/ 300 të burgosur përfitojnë lirinë, 900 të tjerë ulje dënimi

Qeveria miraton amnisti në fundvit/ 300 të burgosur përfitojnë lirinë, 900 të tjerë ulje dënimi

December 28, 2025
E zuri korrenti gjatë punës në anijen Kyebele, humb jetën 24- vjeçari në Durrës

Shkaktoi aksident me vdekje në aksin rrugor ‘Qafë Thanë–Librazhd’, arrestohet 31-vjeçari

December 28, 2025
Çmim reference për mallrat në doganë, ekspertët: Rriten kostot për qytetarët

Çmim reference për mallrat në doganë, ekspertët: Rriten kostot për qytetarët

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com