• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Pazari i tokave Thaçi-Vuçiç, loja me zjarrin që mund t’i djegë të gjithë!

by S M
04/08/2018 21:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Është përhapur si një shi i rrëmbyeshëm vere skenari i një ndryshimi të dytë të kufinjve të Kosovës, 12 vjet pas fitores së pavarësisë nga Serbia. Dhe në qendër të këtij debati të çuditshëm ka dalë hapur dhe me vullnet të plotë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Personi më i ekspozuar në heqjen e vijës së parë kufitare të shtetit më të ri në Evropë, 19 vjet më parë, në pranverën e vitit 1999.

Por teksa kufinjtë evropianë vizatoheshin asokohe me anë të një lufte masive mes SHBA, Britanisë së Madhe e vendeve të tjera perëndimorë në një anë, e Serbisë në anën tjetër, ky rivizatim i mundshëm “në qiell të kthjellët” nuk ka asgjë nga drama dhe solemniteti i asaj kohe. Përkundrazi, duket si një hile nga ato që s’dihet pse janë shfaqur dhe që nuk dihet se kush i ka sponsorizuar nga poshtë tavolinës.

Dalja e Hashim Thaçit me tezën e “korrigjimit kufitar me Serbinë”, do të kishte pasur efektin e një krisme arme në një koncert vite më parë. Siç thotë me të drejtë analisti amerikan Serwer, diçka e tillë do të kishte qenë thjeshtë e pamendueshme nën administratat Klinton  dhe Obama. Në fakt nisma për një ndryshim kufinjsh mes Kosovës e Serbisë bie ndesh me të gjitha parimet bazë që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare pas Luftës së Dytë Botërore. Edhe në mesin e Luftës së Ftohtë, dy blloqet ushtarake përplaseshin nëpër skutat më të largëta të globit, por në Europë sundoi një statu quo e plotë kufinjsh. Asgjë nuk lëvizi, megjithëse pas qëndronin bombat atomike!

Edhe lindja e shtetit kosovar, siç e di shumë mirë presidenti aktual Hashim Thaçi, ka avancuar përmes një skepticizmi të thellë të një pjese të shteteve të sponsorizuara nga Rusia, të cilat ngrinin zërin për shkeljen e parimit të mosndryshimit të kufinjve. Është folur me të drejtë gjerë dhe gjatë për karakterin krejt specifik e të papërsëritshëm të “ndërhyrjes humanitare”, siç u quajt sulmi i NATO-s mbi Serbinë e Millosheviçit. Sepse u desh vërtet një kalvar luftrash dhe konfliktesh, me miliona të shpërngulur e qindra mijë viktima, që SHBA të lëviznin për të goditur shkaktarin kryesor të kësaj tragjedie njerëzore në rajonin tonë.

Nisma aktuale e përfolur në prag të dialogut Kosovë-Serbi, ka shumë pak nga këto “ingrediente”. Fjalët e Thaçit, heshtja e Haradinajt (por edhe e Ramës),  qëndrimi mëdyshës i kancelarive kryesore, Uashingtonit dhe Brukselit, veçse e mbushin edhe më tej me mister dhe moskuptim, këtë lëvizje që bie ndesh me të gjitha kanunet e diplomacisë së sotme. Aq më tepër, kur gjithçka vendoset në një teatër eksploziv si Ballkani, ku termi “ndryshim kufinjsh” është historikisht sinonim i togëfjalëshit “konflikt global”.

Nuk dihet nëse Thaçi dhe Vuçiç do të lejohen për të nisur një dialog mbi bazën e parimit të shkëmbimit të territoreve. Kur sheh sesi Prishtina ende vijon të mos ja dalë të bjerë dakord me Malin e Zi për disa kullota në kufirin mes dy vendeve, të vjen të qeshësh sesi një armë kaq delikate mund t’u lihet në dorë dy burrave që kanë kaq shumë mosbesim, paragjykime dhe urrejtje mes tyre. Dikush thotë se kjo është një nismë e re e administratës Trump, duke e bazuar hamendësimin në alergjinë që vetë presidenti amerikan ka për dogmat diplomatike dhe piketat tradicionale në marrëdhëniet mes shteteve. Dikush tjetër supozon se në këtë Pazar ka futur hundët edhe Brukseli dhe Moska, por mbetet e vështirë të lexohet se ku të nxjerr një lëvizje e tillë.

E sigurt është që nëse Kosova dhe Serbia do t’ja arrijnë të shkëmbejnë territore mes tyre, duhet të presim, parimisht, që kjo saraçineskë e hapur të prodhojë një reaksion të frikshëm zinxhir. Duke nisur fare pranë me Kosovën: Maqedonia, Bosnja, e potencialisht shumica e shteteve evropiane, të cilat kanë sakrifikuar në një moment të historisë së tyre një krahinë, një lum apo një mal në dobi të fqinjit. Rivënia në diskutim e territoreve në Evropë, është kryer historikisht përmes luftrave. Është luftuar, pastaj është marrë harta e janë vizatuar kufinjtë e paqes së re. Të shpresojmë që me një pazar eventual tokash mes Beogradit dhe Prishtinës, të mos ndodhë e kundërta: të ndryshohen në fillim kufinjtë e më pas të plasë lufta…

Next Post
Veriu i Kosovës/Autoritetet po qëndrojnë në gatishmëri për trazira

Veriu i Kosovës/Autoritetet po qëndrojnë në gatishmëri për trazira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllet Novaya Gazeta, gazeta e fundit opozitare në Rusi: Na kanë vrarë!

Mbyllet Novaya Gazeta, gazeta e fundit opozitare në Rusi: Na kanë vrarë!

October 30, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 31 Tetor 2026

October 30, 2026
“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme

“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme

October 30, 2026
Sulmohet një grua në Paris, plagoset me thikë në sy të vajzës së saj 6-vjeçare! Autori në arrati

Sulmohet një grua në Paris, plagoset me thikë në sy të vajzës së saj 6-vjeçare! Autori në arrati

October 30, 2026
Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese, në pranga protestuesit 19-vjeçar, procedohen 5 të tjerë

Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese, në pranga protestuesit 19-vjeçar, procedohen 5 të tjerë

October 30, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Zyrtarët evropianë nuk do të marrin pjesë drejtpërdrejt në negociatat për Ukrainën

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Zyrtarët evropianë nuk do të marrin pjesë drejtpërdrejt në negociatat për Ukrainën

October 30, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

October 30, 2026
Kandidati për president dhe ish-kryeministri francez merret në pyetje nga autoritetet gjyqësore

Kandidati për president dhe ish-kryeministri francez merret në pyetje nga autoritetet gjyqësore

October 30, 2026
Jack Nicholson tërhiqet nga jeta publike, miqtë e shqetësuar për aktorin legjendar: Ka frikë se do të vdesë i vetmuar

Jack Nicholson tërhiqet nga jeta publike, miqtë e shqetësuar për aktorin legjendar: Ka frikë se do të vdesë i vetmuar

October 30, 2026
Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

“Bojkoti nuk është zgjidhje”, Balla pas takimit me Begajn: Forcat politike të marrin pjesë në zgjedhjet vendore

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In