• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

PAYPAL MAFIA/ Dora e padukshme që ngriti Elon Musk (dhe shokët e tij)

by S T
18/11/2024 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak flitet për të dhe akoma më pak njihet thellësisht. Megjithatë ajo është dora e padukshme që ka ngritur Elon Musk dhe shokët e tij.

Anëtarët e këtij klubi janë disa nga personat me më shumë ndikim në botën teknologjiko-financiare e vitet e fundit edhe politike. PAYPAL MAFIA, është një akronim që bashkon disa nga emrat më të fuqishëm të BIG TECH.

Ajo funksionon përmes dorës së padukshme, pas perdeve e larg nga vëmendja e ethshme e vanitetit dhe vulgaritetit të rrjeteve sociale, sado që një pjesë e anëtarëve të klubit kanë rrjetet e tyre të fuqishmë sociale e kompani të shumta, që shërbejnë për gjithëfarëlloj shërbimesh nga komunikimi, te pagesat, konsulenca, etj.

Çfarë nënkupton PAYPAL MAFIA

PAYPAL MAFIA përfshin një grup ish-punonjësish dhe themeluesish të PayPal-it, të cilët më pas themeluan e zhvilluan kompani të tjera teknologjike.

Termi u bë i njohur kur një shkrim i vitit 2007 në revistën “Fortune” përdori frazën në faqen e parë, duke emërtuar anëtarë të tillë si Peter Thiel, Max Levchin, Elon Musk, Reid Hoffman, David Sacks dhe të tjerë.

Anëtarët e “PAYPAL MAFIA” mbetën të lidhur me marrëdhënie shoqërore dhe biznesi dhe një numër prej tyre punuan së bashku për të formuar kompani të reja dhe firma sipërmarrëse në vitet në vijim.

Sukseset individuale të këtij grupi njerëzish pas PayPal-it, si dhe lidhjet e tyre së bashku, ndihmuan që termi “PAYPAL MAFIA” të merrte famë. Grupi është i lidhur me themelimin dhe zhvillimin e kompanive si Tesla, SpaceX, LinkedIn, YouTube, Palantir, Yelp dhe Yammer, ndër të tjera.

Animi nga Trump

Pak vite më parë, PAYPAL Mafia me seli në Silicon Valley të Kalifornisë njihej si mbështetëse e palëkundur e Demokratëve amerikanë duke iniciuar e financuar kauza sociale si arsimi, shëndeti publik, ndryshimet klimatike, e drejta e abortit etj.

Por së fundmi klubi është zhvendosur djathtas duke mbështetur republikanët. Roger McNamee, investitor veteran kapitali përmendi disa arsye pse drejtuesit e teknologjisë i kanë braktisur ato që dikur i mbanin si vlera të shenjta.

“Ata besojnë se kriptomonedhat, taksat e ulëta dhe mungesat e rregulloreve janë thelbësore për prosperitetin e industrisë së teknologjisë dhe janë të bindur se Trump mund t’ua ofrojë të gjitha këto. Emërimi i Elon Musk në administratën e re Trump është një pikë shumë e fortë në këtë drejtim” – tha ai.

Ndërkohë, nga këndvështrimi i Big Tech, presidenti Biden dhe demokratët kanë qenë jashtëzakonisht të ashpër ndaj teknologjisë në krahasim me administratat e kaluara përmes rregulloreve të shumta, sado që kanë përdorur jo pak prej kompanive të BIG TECH për të goditur konservatorët dhe rebublikanët e krahut të Trump.

Anëtarët kryesorë të PAYPAL MAFIA

Peter Thiel – Bashkëthemelues dhe shef i Palantir Technologies, Founders Fund, firmë kapitali sipërmarrës. Ai ka bërë investime të hershme në Facebook, LinkedIn dhe Yelp si dhe bashkëthemelues i Mithril Capital Management.

Max Levchin – Bashkëthemelues dhe shërbyes si shef i Affirm, kompani e teknologjisë financiare. Bashkëthemelues dhe shef i Slide, një kompani e rrjeteve sociale e blerë nga Google e Glow, ndërsa ka bërë investime të hershme në Yelp, Pinterest dhe Stripe.

Elon Musk – Bashkëthemeloi dhe shef i SpaceX, Tesla, Neuralink dhe Boring Company.

Reid Hoffman – Bashkëthemelues dhe shef i LinkedIn, Greylock Partners. Ai ka bërë investime të hershme në Facebook, Airbnb dhe Zynga.

David Sacks – Bashkëthemelues dhe shef i Yammer, Zenefits, PayPal. Ka bërë investime të hershme në Facebook, Uber dhe Airbnb.

Keith Rabois – Nënkryetar ekzekutiv i Square, shef i Opendoor, bashkëthemelues i Founders Fund. Ka bërë investime të hershme në LinkedIn, Yelp dhe YouTube.

Roelof Botha – Ka shërbyer si shef i PayPal, partner në Sequoia Capital. Ka bërë investime të hershme në YouTube, Square dhe Instagram.

Kriminiltrading, Vanity Fair – Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani

Next Post
“Destinacion që duhet vizituar patjetër”/ Shqipëria në fokusin e “Condé Nast Traveller”, Rama: Një tjetër sezon fantastik turistik në 2025-ën

"Destinacion që duhet vizituar patjetër"/ Shqipëria në fokusin e “Condé Nast Traveller”, Rama: Një tjetër sezon fantastik turistik në 2025-ën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

January 6, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë? Tabaku: Nuk di të ketë një vendim të tillë! Vlerësoj mendimin ndryshe!

January 6, 2026
Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

January 6, 2026
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Zbulohet arsenal armësh dhe drogë në Roskovec, arrestohen dy persona

January 6, 2026
Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

January 6, 2026
Çifti me një fëmijë të mitur kërkon të ndahet, Gjykata nuk i lejon, ja cila është arsyeja

I drogoi dhe filmoi abuzimin seksual ndaj dhjetëra grave, hipnoterapisti del para gjykatës

January 6, 2026
Kurbini, bashkia më e prekur nga moti i keq. Vengu: Pritet një front i dytë meteorologjik në vijim

“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

January 6, 2026
Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

January 6, 2026
Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

January 6, 2026
Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In