Dimitri Payet bëri që Cristiano Ronaldo të dilte pa u mbushur ende gjysmë ore lojë nga finalja, duke e dëmtuar me një ndërhyrje të ashpër në gju.
Francezi u bë njeriu më i urryer për shumë tifozë, por në fund të ndeshjes tha se nuk kishte pasur për qëllim ta dëmtonte.
“Ishte thjeshtë një duel. Kapa topin, por goditja për të nuk ishte e qëllimshme. Nuk është në natyrën time që të jem i keq në fushë”, tha Payet.
d.i.