Presidenti grek Prokopis Pavlopulos vijon me deklaratat e forta kundër Shqipërisë pas pretendimeve për çështjen Çame nga Tirana. Pas kërcënimit pak ditë më parë, ai është shprehur sot sërish se, “Shqipëria po bën një gabim të madh duke rrezikuar të ardhmen në BE”.
“Udhëheqja shqiptare bën gabim të madh që mbështet të drejtat e disave që ishin bashkëpunëtorë të nazistëve. Nuk mund të kesh aspirata europiane dhe të kërkosh të drejtat e bashkëpunëtorëve të nazistëve. Kur Tirana të ketë një qëndrim tjetër, atëherë Greqia është këtu ta ndihmojë vendin fqinj për në BE” deklaroi ai.
Deklaratat e Presidentit grek deshmojnë dhe për një qasje krejt të kundërt që ka qeveria dhe presidenca greke, në lidhje me dialogun për arritjen e një marrveshje për zgjidhjen e konflikteve të mbartuara prej afro 70 vitesh. Qëndrimet e Presidentit grek mund të konsiderohen si mjaft ekstremiste, pasi kërcënimi me BE lidhur me çështjen çame dhe të pronave të çamëve në Greqi vetëm sa dëshmon ekzistencën e kësaj problematike dhe nga ana tjetër që shtetarët grek duket se jane të vendosur të qëndrojnë në pozitat e afro 70 viteve më pare, duke minuar në këtë mënyre dialogun mes dy vendeve.
Edhe Presidenti Ilir Meta duke komentuar deklaratat kërcënuese të homologut të tij grek, Pavlopulos se Shqipëria duhet të zgjedhë mes integrimit në BE dhe Çamërisë u shpreh se “Qëndrimet e tij nuk sjellin energji pozitive. Pavlopulos nuk është në sintoni me Bushatin dhe Kotzias. Deklaratat e tij nuk i përgjigjen partneritetit. Duhet të ruajmë qetësinë dhe respektin reciprok’ tha Meta.
ma.me










