• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pavarësia e Katalonjës, kreu i KE: Nuk na pëlqen që BE të bëhet me 90 shtete…

by A R
13/10/2017 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker deklaroi hapur se nuk e dëshiron pavarësinë e Katalonjës për arsyen e thjeshtë se kjo nuk do të inkurajonte edhe rajone të tjera të bënin të njëjtën gjë, duke e komplikuar kështu qeverisjen e BE-së.

Në një fjalim të mbajtur në Universitetin e Luksemburgut, kreu i krahut ekzekutiv të bllokut tha si me shaka se Bashkimit Europian nuk i vjen për shtat të numërojë me dhjetëra anëtarë pas një dekade e gjysmë për shkak të shkëputjes së territoreve nga anëtaret ekzistuese.

“Nëse lejojmë, edhe pse nuk na takon ne zgjidhja e kësaj çështjeje, që Katalonja të fitojë mëvetësinë, të tjerë si ajo do të hedhin të njëjtin hap e kjo nuk na pëlqen. Nuk do të doja që pas 15 vjetësh të kishim një Bashkim Europian me 90 vende anëtare”, ka thënë Juncker.

Ish kryeministri i Luksemburgut shtoi se Komisioni nuk do t’i përgjigjet thirrjeve për ndërmjetësim nëse këtë ia kërkon vetëm njëra palë. Tendencat separatiste në Europë e shqetësojnë shefin e KE-së, i cili e inkurajoi kreun e ekzekutivit spanjoll Mariano Rajoy ta vërë gjendjen nën kontroll. BE-ja ka shprehur besimin se Rajoy do të arrijë të zgjidhë atë që blloku e sheh si çështje të brendshme të Spanjës.

Në 11 tetor, Madridi zyrtar i la presidentit të Katalonjës 5 ditë afat për të sqaruar saktësisht nëse do të shpallë apo jo pavarësinë e rajonit autonom, e në rast se ai e konfirmon një gjë të tillë, ka dhe tre ditë të tjera në dispozicion për ta përmbysur vendimin./a.m.

Next Post
Identifikohen autorët e masakrës me dy të vrarë në Lushnje

Dëshmitari rrëfen momentet horror: Ja si ndodhi masakra në Lushnje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

April 8, 2026
Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

April 8, 2026
Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

April 8, 2026
Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

April 8, 2026
100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

April 8, 2026
Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

April 8, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

Rama: PS duhet të konfirmojë forcën në zgjedhje! S’mund të lejojmë që integrimi të merret peng

April 8, 2026
Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

April 8, 2026
Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

April 8, 2026
Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In