• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pavarësia e dytë” dhe propaganda e vjetër

by Baton Haxhiu
10/09/2025 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Baton Haxhiu

Ka reportazhe që hapin rrugë dhe ka reportazhe që i ngjajnë një dështimi të filmuar. “Pavarësia e dytë” e Grida Dumës hyn në kategorinë e dytë! Një katastrofë prej rrëfimi, e ndërtuar mbi patetizëm të lehtë dhe mbi një kuptim të cekët të fjalës “dokumentar”.

Çfarë shohim aty nuk është një strukturë gazetareske, por një montazh pamjesh me zëra të rastësishëm, që synon të ushqejë emocione pa dhënë shpjegime. Kamera endet mbi liqenin e Ujmanit, mbi një shtëpi të braktisur, mbi milionat e Radojçiçit, dhe mbi figura zyrtarësh që as nuk kanë pasur rol në ngjarje.

Kjo nuk është gazetari, është komunikim propagandistik i ambalazhuar si dokumentar.

Grida Duma, pasi ka kaluar vite në politikë, sot ligjëron në ekran sikur të mos kishte qenë kurrë pjesë e sallës së vendimmarrjes. Por ajo që shfaq është boshllëk. Është një retorikë pa substancë, një rrëfim pa kontekst, një fjalim pa objekt. Një politikane që ka qëndruar kaq gjatë në Parlament dhe tash pretendon të bëhet gazetare, nuk sjell as dije, as kuptim, as analizë. Ligjëron asgjë. Dhe është e rrezikshme kur kjo “asgjë” në rrëfim vishet me petkun e së vërtetës për t’iu dhënë  publikut.

E vërteta e Banjskës është tjetër. Forcat speciale hynë në mëngjes pa dijeninë e qartë të Kryeministrit e të Presidentes. Ishte KFOR-i që i dha leje snajperistëve për ta mbrojtur vendin. Ishte KFOR-i që detyroi Ushtrinë serbe të tërhiqej pesë kilometra nga kufiri dhe ishte po KFOR-i që bëri paktin për largimin e kriminelëve të armatosur.

Historia e veriut nuk fillon as në Banjskë e as me një rrëfim televiziv. Ajo fillon kur francezët e KFOR-it ndanë Mitrovicën në lumin Ibër, duke institucionalizuar ndarjen mes dy komuniteteve me vendim ndërkombëtar.

Ajo vazhdon kur kufijtë u dogjën nën sytë e të gjitha forcave ndërkombëtare pas shpalljes së pavarësisë, duke dëshmuar dështimin ose hezitimin për të imponuar rregull. Dhe kur Ushtria e Serbisë u detyrua të qëndrojë pesë kilometra larg kufirit, kjo nuk ishte rastësi, por pjesë e një marrëveshjeje që tregonte se siguria në veri ishte gjithmonë e ndërmjetësuar nga faktori ndërkombëtar.

Një episod vendimtar ndodhi më 25 korrik 2011, kur qeveria e Hashim Thaçit, me insistimin e ambasadorit amerikan Christopher Dell – dërgoi njësinë speciale për të marrë nën kontroll pikat kufitare në veri. Operacioni përfundoi tragjikisht kur polici i njësisë speciale Enver Zymberi u vra me snajper. Ky moment i përgjakshëm shënoi kthesën ku u bë e qartë se veriu nuk mund të adresohej me improvizim të njëanshëm, por vetëm me dialog të ndërmjetësuar. Pikërisht atëherë filloi procesi i negociatave serioze për veriun.

Në këtë vijë hyn edhe episodi i Marko Gjuriqit, kur njësitë speciale të Kosovës e tërhoqën zvarrë duke ekspozuar për botën sfidën e Beogradit ndaj rendit kushtetues, një moment shumë më domethënës se shëtitja para një shtëpie të braktisur.

Po ashtu edhe shpërngulja e serbëve, ishte një ide e Serbisë, për të treguar se po ikin nga presioni amerikano-shqiptar, ku bashkësia ndërkombëtare pastaj, ndërhyri që të mos dukej sikur Kosova po i dëbonte, duke krijuar një kornizë të re të pranishmërisë për të ruajtur iluzionin e neutralitetit. Çdo periudhë në veri ka pasur një marrëveshje të re, një kompromis të ri, një kapitull të ri.

Prandaj, të tregosh Banjskën e 24 shtatorit pa këtë varg është të lexosh fundin e një romani pa hyrje e pa zhvillim. Domethënë të tregosh sa pak dije dhe moral profesional ke.

Të injorosh gjithë këtë për të ndërtuar një film me tone patetike është jo vetëm padije, por edhe deformim. Një ngjarje që shënoi tensionin më të madh të viteve të fundit në Kosovë nuk mund të paraqitet si një spot për moral. Publiku meriton të kuptojë, jo të përgëzohet me formula të zbrazëta.

E vërteta është se veriu, edhe sot, nuk dihet si do të duket. Marrëveshja e Ohrit, e nënshkruar nga Albin Kurti, qëndron ende si një shpate mbi kokë. Dhe pikërisht për këtë, ky rrëfim i Gridës është më mirë të largohet nga Top Channel dhe të mbetet aty ku i takon, si “historia zyrtare e Xhelalit dhe xhelalëve”.

Krejt në fund, Grida.

Në një intervistë lejohet toleranca, sepse aty fjalët e të intervistuarit dhe bindjet e tij janë pjesë e natyrshme e rrëfimit. Në një editorial lejohet të marrësh edhe qëndrim, sepse aty autori flet me zërin e vet. Por në lajm dhe në dokumentar, kur pretendohet objektivitet, kjo kthehet në shkelje profesionale.

Nuk kam besuar se do të shkruaj për Gridën në këtë mënyrë. Por as Grida nuk mund të amnistohet, sepse ky nuk ishte dokumentar, ishte një spot elektoral i dështuar, i maskuar si gazetari.

Dhe nuk ka para që e blejnë një paraqitje të tillë. Edhe kur pagesa është e qartë, bëhet diçka e mirë, diçka e besueshme, që lë shenjë. Ky reportazh, përkundrazi, lë vetëm turp.

Next Post
“Përshkallëzim i rrezikshëm”/Do t’i përgjigjet ndërhyrjes së NATO-s, Gjermania paralajmëron Rusinë

“Përshkallëzim i rrezikshëm”/Do t'i përgjigjet ndërhyrjes së NATO-s, Gjermania paralajmëron Rusinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e martë 3 nëntor 2026

November 3, 2026
SHBA-ja ndërmjetëson bisedimet e reja Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi javën e ardhshme, mes sulmeve vdekjeprurëse në Kherson

SHBA-ja ndërmjetëson bisedimet e reja Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi javën e ardhshme, mes sulmeve vdekjeprurëse në Kherson

November 3, 2026
VIDEO / Rama këmbëngul për dialog, fton sërish studentët në “Sofrën e Gurtë” para Kryeministrisë

VIDEO / Rama këmbëngul për dialog, fton sërish studentët në “Sofrën e Gurtë” para Kryeministrisë

November 3, 2026
Trump rikonfirmon mbështetjen për Netanyahun: Votoni Bibin, duhet ta përfundojmë punën kundër Iranit

“Trump mund të godasë Iranin me armë bërthamore brenda pak ditësh” / Paralajmërimi tronditës: Netanyahu po ushtron presion, vendimi deri më 7 nëntor

November 3, 2026
Fushata më e shtrenjtë në histori, shpenzimet për zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA kapin shifrën rekord prej 12 mld $

Fushata më e shtrenjtë në histori, shpenzimet për zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA kapin shifrën rekord prej 12 mld $

November 3, 2026
Si ëndrra për Harvardin e një vajze pakistaneze përfundoi në tragjedi

Si ëndrra për Harvardin e një vajze pakistaneze përfundoi në tragjedi

November 3, 2026
Koreja e Veriut hedh poshtë akuzat e SHBA-së për vjedhjen e kriptomonedhave nga Binance, paralajmëron për përgjigje

Koreja e Veriut hedh poshtë akuzat e SHBA-së për vjedhjen e kriptomonedhave nga Binance, paralajmëron për përgjigje

November 3, 2026
Paralajmërimi i BSH: Ulja e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla mund të rrisë çmimet

Paralajmërimi i BSH: Ulja e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla mund të rrisë çmimet

November 3, 2026
Lufta detare Rusisë-Ukrainë zgjerohet në Detin e Zi, NATO forcon krahun lindor pas sulmeve ndaj anijeve tregtare

Lufta detare Rusisë-Ukrainë zgjerohet në Detin e Zi, NATO forcon krahun lindor pas sulmeve ndaj anijeve tregtare

November 3, 2026
Sulmohen nga hakerat pro rusë qeveria italiane, zbardhet mesazhi i tyre: Ndihmoni veten, pastaj Ukrainën!

Nga siguria e fondeve te mbrojtja nga hakerat, ja çfarë duhet të dini për ligjin e ri të pagesave

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In