• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paulin Ndreu, historia e malësorit që dashuron detin

by Dritan Hila
29/07/2018 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Paulin Ndreun e kisha dëgjuar si emër në një ndër denoncimet e qytetarit digjital të Doktorit, por do ta kisha harruar si shumë emra që përmenden në paskuinët e tij. Madje kur doja t’i gjeja numrin, nuk e mbaja mend nëse ishte vëllai apo kushëri i deputetit Pjerin Ndreu, i cili më dha pastaj celularin që të lidhesha.
Arsyeja e takimit ishte për t’u informuar mbi situatën e mjeteve turistike të lundrimit, regjimin detar dhe cila ishte arsyeja që turizmi cilësor, ai i jahteve dhe varkave cruiser nuk po merr jetë.
Ajo që prisja të gjeja nga takimi, ishte një funksionar që është aty derisa partia e tij të mbaronte mandatin.
Çfarë biseduam, ishte histori e pazakontë e një malësori që ishte dashuruar me detin.
Kur e pyeta se, si i kishte lindur ky pasion, më tregoi se ishte si çdo dashuri që nuk ka arsye. Madje kur i kishte thënë Atit të tij se do të shkonte të studionte në Akademinë e Forcave Detare në Vlorë, ai ishte habitur, dhe ashtu si unë pas 28-vjetësh, i çuditur e kishte pyetur se, ku i kishte lindur kjo dashuri për detin në malet e Kukësit. Por 18-vjeçari i ishte përgjigjur se ose shkonte në atë shkollë ose nuk ndiqte shkollë tjetër. Vendosmëria ime e bindi babanë të më hapte rrugë, thotë Paulini, dhe kjo ishte gjë e rrallë për një burrë, i cili duhet të ishte autoritar që të mund të mbante në zap familjen e madhe në numër.
Megjithatë konkurrimi nuk shkoi fjollë. Pavarësisht se nxënës i mirë dhe kishte dalë i treti në testimin fizik, komisioni nuk e kishte kualifikuar. Ishin viti i vështirë 1990 dhe shkolla pranoi vetëm 26 kursantë.
Atëherë, vazhdon rrëfimin e tij rastësor Paulini, i dola përpara komandantit të atëhershëm të shkollës, Aleko Pojani, i cili ndërroi jetë para disa ditësh. Iu prezantova se kush jam dhe këmbëngula që të më pranonte edhe mua. Por burri i ashpër i detit nuk dëgjonte nga veshi i lutjeve dhe i thotë që të vazhdojë një degë tjetër, pasi ata që ishin pranuar ishin bij detarësh dhe shkolla donte të krijonte traditën. Atëherë ia ktheva që edhe Kukësi ka nevojë të krijojë një traditë detare, dhe unë do jem fillimi.
Doktori që e shoqëronte i ra me bërryl dhe i tha: “Merre djalin se qenka me çika”. Por ish-komandanti i nëndetëses 105 nuk u lëkund. Atëherë doktori më hoqi mënjanë dhe më pëshpëriti: “Nisu për Vlorë, se do ja mbush unë mendjen Alekos.”
As nuk u ktheva fare në shtëpi të marr teshat, vazhdon rrëfimin e tij Paulini, por shkova që një javë përpara dhe flija në Vlorë e mëngjes për mëngjes prisja te dera e shkollës që të fillonte viti shkollor.
Më vonë jeta e tij është ajo e shumë ushtarakëve: mbaroi shkollën, u emërua në marinë, por ende pa gëzuar mirë profesionin, erdhën reformat, shkurtimet dhe lirimet.
Kur e majta erdhi në pushtet, ajo që kërkoi ishte t’i kthehej edhe një herë profesionit. Por tashmë jo si detar, pasi rregullat e reja të NATO-s për karrierën nuk e lejojnë rikthimin, por si Kapiten, komandues i vijës detare. Është organit që merret me administrimin, rregullimin dhe ndihmën e parë në raste rreziqesh. Është detyrë jo më pak e vështirë se ajo që të përballosh detin. Pasi përveç me situatat detare, duhet të përballesh me lëmshin e kompetencave mes doganës, ushtrisë, policisë dhe koncesionarëve që administrojnë portet e ndryshme. Pa harruar tekat e të pushtetëshmve apo të pasurve.
Ata nuk e kuptojnë se infleksibiliteti im vjen si për shkak të formimit por edhe të kujdesit ndaj tyre, përpiqet të shpjegojë ashpërsinë e tij Kapiteni i Republikës. Nuk e kuptojnë se, kontakti me detin ka problemet që nuk i ka toka; nuk e marrin me mend se nëse bën një gabim me detin, deti nuk e pranon fjalën “më fal”, por të vret. Kur janë të pakujdesshëm në rregullat e lundrimit, asnjëri prej tyre nuk e merr me mend se po mbetën në mes të detit, nuk mund të zbresin nga anija dhe kërkojnë taksi që të kthehen në shtëpi, por do vihet në lëvizje një shtet i tëri që ti shpëtojë dhe pa të shohim a i shpëtojmë dot.
Vështirësive iu shtohet mungesa e personelit profesional. Mbyllja e shkollës së marinës jo vetëm që po humbet një traditë të krijuar me vështirësi, por e ka privuar vendin nga prodhimi i kuadrove të reja. Ish-shokët e mi, të vjetrit, janë të punësuar jashtë me nga 3-5.000 euro rrogë dhe nuk pranojnë të kthehen tek mizerabiliteti i rrogave shtetërore. Ata pak që më kanë mbetur, të zanatit, si për shembull Taulandi, kapiteni i Durrësit, më ndihmojnë të menaxhoj situata që të tjerët pak i kuptojnë, thotë Paulini.
Dhe pastaj vjen sulmi nga politika. Akuza e fundit ishte për anijen siriane që kishte ikur pa marrë leje nga porti i Durrësit, dhe kripa e përzier me qymyr që ai kishte ndaluar të shkarkohej, u trumbetua si trafik qeniesh njerëzore apo fantazi të tjera që nuk i mungojnë tregut politiko-mediatik shqiptar. Në fakt, u ndalua në Kroaci, pas lajmërimit të palës shqiptare dhe u gjobit me 200 mijë euro gjobë për shkeljen e rregullave. Por këtë askush nuk e lajmëron.
Dhe pastaj vijmë te mungesa e turizmit të pasur. Jemi të dy të njëjtit mendim se moratoriumi 8-vjeçar i Berishës për mjetet e lundrimit, e largoi më shumë nga deti një popull që nuk e ka qejf lundrimin, si shqiptarët. Por ca më shumë atrofizoi zhvillimin e logjistikës së një turizmi i cili bie para pa fund. Ndërkohë Mali i ZI, Pulia përballë dhe Greqia, nuk kanë ndenjur duarkryq, por janë bërë edhe më shumë atraktive. Ndaj sot ne, në vend se të presim gjermanët që udhëtojnë me jahte nga Kroacia në drejtim të Mesdheut, presim polakë që lagen në breg të detit.
Por frika nga akuzat e opozitës ka bërë që edhe pushteti aktual të jetë konfuz në rregullat e administrimit të mjeteve lundruese private dhe i frustuar në hapjen ndaj këtij aktiviteti. Burokracia ka bërë që mos të kemi një moratorium të shpallur, por gjithsesi situatë mbytëse për ata që duan të zhvillojnë aktivitet turistik apo të kenë varkat e tyre personale. Dhe këtu Kapiteni mendon se mes dy palëve të politikës duhet të ketë një mirëkuptim dhe mospërdorje të një sektori kaq me perspektivë për ekonominë shqiptare, si ai i lundrimit.
Por ky është vetëm dëshira dhe pasioni i një njeriu që dashuron detin. Se çfarë do bëhet më vonë, nuk është në dorën e tij. Shqiptarët jo rrallëherë zgjedhin më të keqen për veten e tyre./dritare.net

 

Next Post
Rrugaçë pa një pjesë të trurit

Për Adem Demaçin, Titon dhe Isa Mustafën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Manastiri te modernizimi: Pse Zvërneci po ndan opinionin publik

Nga Manastiri te modernizimi: Pse Zvërneci po ndan opinionin publik

June 7, 2026
Numërohen mbi 40% e votave në Kosovë: LVV prin me 41,24 %, ndiqet nga PDK me 21,93%, LDK me 18,08% dhe AAK me 8,31%

Numërohen mbi 40% e votave në Kosovë: LVV prin me 41,24 %, ndiqet nga PDK me 21,93%, LDK me 18,08% dhe AAK me 8,31%

June 7, 2026
Berisha tenton sabotimin e protestës pasi Rama i dha Shkëlzenit kullën 260 te Pallati i Kongreseve

Berisha tenton sabotimin e protestës pasi Rama i dha Shkëlzenit kullën 260 te Pallati i Kongreseve

June 7, 2026
“Sazani grek” dhe “Zvërneci vorioepirot”/ Faqet greke ndezin propagandën kundër investimit me rëndësi për turizmin shqiptar

Shqetësimet e KE për “Zvërnecin”/ Ministria e Mjedisit: Nuk ka projekt të miratuar, çdo zhvillim do të kalojë në vlerësim mjedisor

June 7, 2026
Mbyllet tubimi në Tiranë për Zvërnecin/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

Mbyllet tubimi në Tiranë për Zvërnecin/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

June 7, 2026
Përfshihet nga flakët një garazh pranë “Vila L” në Astir/ Nisin hetimet për shkaqet e zjarrit

Përfshihet nga flakët një garazh pranë “Vila L” në Astir/ Nisin hetimet për shkaqet e zjarrit

June 7, 2026
Pse Franca dhe Spanja kanë edhe flamingo edhe turizëm luksoz, ndërsa Shqipëria jo?

Pse Franca dhe Spanja kanë edhe flamingo edhe turizëm luksoz, ndërsa Shqipëria jo?

June 7, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

June 7, 2026
Projekti i lidhur me Jared Kushner, BE paralajmëron Shqipërinë: Mund të ndikojë në procesin e anëtarësimit në Union

Projekti i lidhur me Jared Kushner, BE paralajmëron Shqipërinë: Mund të ndikojë në procesin e anëtarësimit në Union

June 7, 2026
Mbyllet procesi i votimit, nis numërimi në Kosovë. Pjesëmarrja 10% më e ulët nga zgjedhjet e fundit, exit poll-i nxjerr fitues Kurtin

Mbyllet procesi i votimit, nis numërimi në Kosovë. Pjesëmarrja 10% më e ulët nga zgjedhjet e fundit, exit poll-i nxjerr fitues Kurtin

June 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In