Kryeinspektori Shkëlqim Hajdari shkruan se sipërmarrësit e peshkimit në Vlorë vijojnë të eksportojnë edhe në tregjet e vendeve fqinje.
Përmes Facebook, Hajdari jep detaje nga takimi teksa shton se njerëzit e punës dhe patriotët njihen pikërisht në momente të vështira.
Statusi i Hajdarit:
Ne Vlore, se bashku me Kryeinspektorin e Peshkimit Arjan Demiri dhe inspektoret e deges rajonale,takuam sipermarres te fushes se peshkimit. U gezova nga ato, se po punonin me perkushtim dhe po dilnin nga veshtiresite qe jane krijuar.
Kompania “ Al- Adriatiko”, po eksporte peshk ne Itali dhe drejtuesi i saj, Muharrem Jaza, ishte i gatshem te ndihmoje dhe koleget e tij, meqenese kishte treg per momentin. Sherif Durmishaj, drejtues i qendres se peshkimit ne Rradhime, Muharremi etj kishin disa nevoja, qe lidheshin me oraret per te dale ne det varkat e peshkimit, levizjen e lirshme te mjeteve qe punojne ne Karaburun, perfitimin e kredise sovrane.
Te gjitha keto kerkesa, jane te realizueshme, te llogjikshme, te njerezve punetore, qe punojne e nuk ankohen. Si pasoje e punes se inspektoreve te peshkimit ne terren, deri tani nuk ka asnje punetor, administrator, inxhinjerere, te zinxhirit te peshkimit, te jete infektuar nga covid 19. Njerezit e punes dhe patriote, njihen ne kohe te veshtira.