• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Patriarku i Kishës Ortodokse Ruse, oligarku me kryq në dorë dhe 4 miliardë dollarë pasuri, vila e ora luksoze

by A R
04/05/2022 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, ai që në vitin 2012 e përcaktoi Vladimir Putinin si “mrekullinë e Zotit”, i cili bekoi raketat bërthamore në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar dhe që shpalli luftë të shenjtë në Ukrainë, është edhe oligark. Me një pasuri të vlerësuar nga kundërshtarët në 4 miliardë dollarë.

Kështu shkruan HuffingtonPost teksa ministrat e jashtëm të BE-së studiojnë edhe sankione ndaj tij, si për oligarkët e tjerë.

Më 24 prill, ministri lituanez Gabrielius Landsbergis bëri thirrje publikisht për kufizime ndaj Kirillit. Por kisha ortodokse ruse e cilësoi këtë kërkesë një marrëzi. Dhe në fakt, patriarku në fjalë e ka mohuar gjithmonë të qënit i pasur duke i cilësuar pretendimet si marrëzi.

Por investigimet ndaj tij nuk përfundojnë me kaq. Pasuria e tij përmendet edhe në revistën Forbes të vitit 2020, sikurse dhe në gazetën “Novaya Gazeta”. Kjo e fundit i përkiste nobelistit Dmitri Muratov dhe aty punonte gazetarja Anna Politkovskaja, që u vra më pas.

“Novaya Gazeta” shkruante në vitin 2019 se bëhej fjalë për një pasuri midis 4 dhe 8 miliarde dollarësh.

Kur “Forbes France” e pyeti Patriarkun Kirill, ai u përgjigj: “Asketizmi është mbi të gjitha i drejtuar në luftën me pasionet. Pasioni është një provlem pasi mund të na përfshijë dhe të na bëjë skllevër të tij. Etja e pashuar për pushtet, për materiale, ose paratë, janë shembujt shkatërrues prej të cilave njerëzimi sot po vuan”.

Por lideri fetar dyshohet se ka një pasuri personale përrallore, një pjesë të së cilës në Zvicër dhe parajsa fiskale. Disa mendojnë madje se ai është edhe zotëruesi fiktiv i pasurive të Putinit, Lavrovit dhe politikanëve të tjerë.

Sipas disa burimeve publike, Kirill ka një llogari bankare në Itali, Austri dhe Spanjë. Sot, Hanna Hopki, një eksperte e të drejtave të njeriut, kërkon patjetër sanksione ndaj tij.

Dhe tashmë nën hetim krahas llogarive bankare janë edhe disa asete në Rusi: Një vilë pranë asaj të Putinit në Gelendzhik në Detin e Zi dhe një superjaht ku ai u fotografua me rroba banje. Pasioni i Kirillit për orët luksoze ka shkaktuar në të kaluarën dabate, ku me photoshop zyra e tij e shtypit ndërhynte në fotot e aktiviteteve dhe i zhdukte ato nga dora e patriarkut. Por në një rast, harruan të fshinin hijen e orës duke dalë zbuluar.

Sistemi i financimit të Kishës Ortodokse Ruse është shumë interesant pasi ajo përjashtohet nga taksimi sa i përket prodhimit të duhanit dhe birrës. Mjafton kaq për të siguruar pasurinë e sipërpermendur. Prej këtyre bizneseve, Kirilli fitoi edhe epitetin “Mitropoliti i Duhanit”. Kirill pretendon se është distancuar nga ky biznes. Por sipas kundërshtarëve të Putinit, janë këto aktivitete ekonomike miliona dollarëshe që kanë lejuar të gjithë Kishën Ortodokse Ruse të lulëzojë që nga fillimi i viteve 1990.

Përktheu nga Huffington Post për JavaNews.al, Ardit Rada

Next Post
Shtyhet procesi për Presidentin e ri! Më 16 Maj seanca e parë në Parlament

Shtyhet procesi për Presidentin e ri! Më 16 Maj seanca e parë në Parlament

Comments 1

  1. Lili says:
    5 years ago

    Të vetat i ka nuk na i ka marrë ne.Mund të jetë pasuri e Kishës Ortodokse Ruse.Kusha është e ndarë nga shteti.Ato janë kisha mijëra vjeçare dhe pasuria e tyre është padyshim marramendëse.S,ka lidhje me shtetin rus.Edhe kisha ortodokse greke,serbe, bullgare kështu janë

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 10, 2026
Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

November 10, 2026
Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

November 10, 2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In