• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Patriarkana i jep pavarësinë Kishës ortodokse të Ukrainës prej kishës ruse

by Java News
05/01/2019 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ceremonia për të njohur pavarësinë e Kishës Ortodokse të Ukrainës, duke shënuar një ndarje historike nga Kisha Ruse, janë në proces.

Patriarku Ekumenik në Stamboll – kreu i Kishës Ortodokse Botërore – do të nënshkruajë një dokument që i lejon “autoqefalinë” ose pavarësinë.

Kjo gjë formalizon një njoftim të tetorit.

Ky veprim ka provokuar një reagim të menjëhershëm në Rusi, ku Kisha ka ndërprerë lidhjet, duke thelluar një ndarje në Kishën Ortodokse mbarëbotërore.

Kishat e Ukrainës për shekuj me radhë kanë qenë nën autoritetin e udhëheqësve të Kishës Ortodokse Ruse në Moskë.

Vendimi mund të çojë gjithashtu në një përçarje të përhershme në lëvizjen ortodokse globale, thotë Jonah Fisher i BBC-së në Kiev të Ukrainës.

Patriarku do të nënshkruajë atë që njihet si “tomos”, një dekret që njeh zyrtarisht një Kishë të pavarur Ortodokse të Ukrainës, në prani të presidentit ukrainas Petro Poroshenko, i cili udhëtoi për në Stamboll për këtë rast.

Stambolli ngeli qendra e Kishës Ortodokse pasi turqit otomanë muslimanë pushtuan qytetin, atëherë të njohur si Konstandinopoja, në shekullin e 15-të.

Ngjarja në katedralen e Shën Gjergjit do të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin ukrainas.

Tomos-i do të dorëzohet të dielën dhe do të çohet në Ukrainë në pragun e Krishtlindjeve ortodokse. Të hënën, Ditën e Krishtlindjeve, një festë dhe tubim do të zhvillohet në qendër të Kiev.

E mërzitur për humbjen e famullive të saj ukrainase, Kisha Ortodokse Ruse, e cila është më e madhja në botë, ka prerë lidhjet me Patriarkanën Ekumenike të Konstandinopojës, autoritetin shpirtëror të kishës ortodokse botërore pasi njohu pavarësinë e Kishës së Ukrainës.

Kisha Orthodhokse e Ukrainës ka qenë nën Patriarkanën e Moskës për shekuj me radhë.

Por tensionet brenda Kishës u rritën pasi Ukraina mori pavarësinë në vitin 1991, me rënien e Bashkimit Sovjetik.

Para se të mbahej Këshilli ku u njoftua ndarja në dhjetor në Kiev, në Ukrainë ishin tre degë ortodokse:

Kisha Ortodokse e Ukrainës (Patriarkana e Kievit)

Kisha Ortodokse e Ukrainës (Patriarkana e Moskës)

Kisha Ortodokse Autoqefale e Ukrainës

Tani, priftërinjtë e Patriarkanës së Kievit dhe Kishës Autoqefale do të bëhen anëtarë të Kishës së Re, Kishës Ortodokse të Ukrainës.

Lëvizja për pavarësinë e Kishës ortodokse të Ukrainës u intensifikua në vitin 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë dhe separatistët e mbështetur nga Rusia zunë një pjesë të madhe të territorit në Ukrainën lindore.

Dega Moskovite e Kishës së Ukrainës ka mohuar akuzat se ajo vepron si një mjet i Kremlinit dhe thotë se është përpjekur të sjellë paqe në Ukrainën lindore.

Më parë gjatë vitit, Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës e anuloi vendimin e saj të vitit 1686 për të transferuar juridiksionin e saj mbi kishat ortodokse të Kievit (të njohura si Mitropolia Kievane) në Moskë.

Tani Moska i frikësohet humbjes së shumë prej 12,000 famullive të saj në Ukrainë.

Konstandinopoja ka ndikim mbi më shumë se 300 milionë të krishterë ortodoksë në mbarë botën.(shqipëroi gazeta “TemA”)

Next Post
Kalendari / Skuadrat shqiptare rikthehen në Kupë dhe Superiore në fundjanar

Kalendari / Skuadrat shqiptare rikthehen në Kupë dhe Superiore në fundjanar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Dy ‘skifterët’ bastisin dy herë brenda orës dyqanin e fruta-perimeve në Vlorë, vjedhin xhiron ditore!

VIDEO/ Dy ‘skifterët’ bastisin dy herë brenda orës dyqanin e fruta-perimeve në Vlorë, vjedhin xhiron ditore!

October 27, 2026
Franca ashpërson masat ndaj protestave, shtetrrethim, dënime me burg dhe përplasje politike për rendin publik!

Kaosi dhe trazirat, Franca shqyrton bllokimin e rrjeteve sociale gjatë protestave!

October 27, 2026
Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete, raportimet e para nga vendngjarja!

Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete, raportimet e para nga vendngjarja!

October 27, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Projektligji i ri/ Kush bën pagesa në cash mbi tavanin e përcaktuar, do të përballet me gjobë sa 10% e faturës!

October 27, 2026
Ish-Miss Zvicra akuzon Trumpin për përdhunim

Ish-Miss Zvicra akuzon Trumpin për përdhunim

October 27, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

October 27, 2026
Emri/ Tragjike: Në gjendje të dehur ra në gropën e ashensorit të një pallati, humb jetën 57-vjeçari

E zuri ashensori nën vete, punonjësi humb jetën në kantierin e ndërtimit, shkak këputja e kavos

October 27, 2026
Jay-Z do të performojë në skenën e Super Bowl 2027, mund të surprizojë edhe me praninë e Beyoncé

Jay-Z do të performojë në skenën e Super Bowl 2027, mund të surprizojë edhe me praninë e Beyoncé

October 27, 2026
VIDEO/ SHBA-të bombardojnë motoskafin e dyshuar që trafikonte kokainë për kartelet në Paqësor, të paktën 5 të vrarë!

VIDEO/ SHBA-të bombardojnë motoskafin e dyshuar që trafikonte kokainë për kartelet në Paqësor, të paktën 5 të vrarë!

October 27, 2026
Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit!

Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In