• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Patozi tregon strategjinë e Sali Berishës me primaret: Janë elementi për të mos u bërë kurrë bashkimi

by Java News
17/10/2022 21:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Astrit Patozi, ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se Partia Demokratike nuk mund të bashkohet, pasi, sipas tij, ende nuk është ndarë.

Duke iu referuar faktit që kolegë demokratë të grupimit të Sali Berishës dhe të Lulzim Bashës pritën në oborr dhe në sallën e gjyqit deputetin Ervin Salianji ditën e sotme, Patozi u shpreh: “Për të shkuar te bashkimi, këta duhet të ndahen një herë. Këta nuk janë juridikisht të ndarë. Kjo është gjëja më e keqe që ka sot Partia Demokratike në shtëpinë e saj.

Unë mendoj se nëse PD-ja do të ishte ndarë që kur nisi sherri, përpara se të merrnin hunjtë dhe kundragazin për të rrahur njëri-tjetrin, tani do të kishin të gjitha mundësitë për t’u bashkuar si njerëz. Tani po sillen në mënyrë hileqare, pasi nuk e duan bashkimin, por bëjnë sikur flasin, që faturën e dështimit në zgjedhje t’ia lënë njëri-tjetrit”.

“Sali Berisha po vijon me primaret, ndërkohë që primaret janë elementi për të mos u bërë kurrë bashkimi. Të dyja palët thonë që “Ne jemi PD-ja”. E shoh të zymtë perspektivën e PD-së në këtë luftë të brendshme. Sali Berisha ka qëllim dominimin total të PD-së. Pala tjetër ka qëllim mbijetesën, duke luajtur me letrat dhe me gjykatën. Dy mundësi ka: ose do të ndahen, ose pjesa e Bashës do të asimilohet. Berisha me primaret kërkon që t’i kompleksojë, duke i faturuar humbjen”, theksoi Patozi./m.j
Next Post
“Grida Duma si Nora e Kelmendit”/ Berisha justifikohet: Do mbahet mend për përgjigjen që i dha Ramës! Sa i takon bukurisë, le t’ia lëmë piktorëve! Pas 100 vjetësh…!

“Grida Duma si Nora e Kelmendit”/ Berisha justifikohet: Do mbahet mend për përgjigjen që i dha Ramës! Sa i takon bukurisë, le t’ia lëmë piktorëve! Pas 100 vjetësh…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com