• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Patozi tregon “formulën” si mundet Rama: Opozita po kalbet para syve tanë! Berisha do jetë njëri nga “gjelat”, edhe nëse s’vjen në pushtet

by Java News
15/06/2023 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, e cilësoi situatën në kampin e demokratëve si të parashikueshme, ndërsa shtoi se PD ka hyrë në një “cikël degradimi të pakthyeshëm”.

Sa i takon kampit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Patozi u shpreh se ai kërkon të jetë një nga “gjelat” politikë edhe nëse nuk vjen në pushtet.

I ftuar në emisionin “Frontline” në News24 Patozi deklaroi se kryeministri Rama mund të mundet vetëm duke prezantuar një anti-model të tij, gjë që sipas ish-deputetit të PD nuk mund të vijë nga forca politike në të cilën ka bërë pjesë, por nga margjinat e partive të vogla opozitare.

“Të gjitha janë të parashikueshme në PD. Sipas meje PD ka hyrë në një cikël degradimi të pakthyeshëm. Nuk shoh një shenjë ndryshimi të mendësisë politike, për të mos thënë që janë të njëjtët njerëz ende. Fatkeqësia e tyre është se çdo proces kontestohet dhe kjo zbeh imazhin e PD-së.

PD e vulës mori 104 mijë vota në zgjedhje, ndërsa partia e Agron Dukës ka marrë rreth 45 mijë vota. Është një mungesë respekti kur sheh modestinë e Dukës që ka marrë atë rezultat inkurajues. Rezultati duhet lexuar ftohtë. Nuk është fundi i botës që opozita nuk është në një çadër. Rama mundet vetëm duke i vënë përballë anti-modelin, të kundërtën e tij. Opozitat e para dhe Rama janë njësoj, ka kryetarokraci të pastër dhe ja ku janë pasojat. Kemi një opozitë që po kalbet para syve tanë.

Mund të bëhet shumatorja e një opozite alternative nga partitë e vogla në opozitë përveç PD-së, e cila nuk do bashkohet. Modeli në PD është gjetja e një kryetari që është legjendar e i pagabueshëm, ndërsa ne duhet të krijojmë një model tjetër. Nuk mblidhemi rreth liderit, por rreth idesë. Ajo që prezanton sot foltorja është e njëjta gjë dhe habiten kur nuk fitojnë. Nga ana tjetër e opozitës ka evolucion në komunikim dhe në moshë. Duhet patjetër një formulë që të dallojë dhe të fillojë sa më shpejt.

Nëse shohim çfarë po bëjnë Berisha, Basha apo Bardhi me Alibeajn, kjo është kohë e humbur, fitore jo e jo. Berisha nuk pranon sepse është stoik për 2008-ën pasi të tjerët kanë reflektuar për atë, ndërsa ai i mbetet linjës së tij. Ai e do bipolaritetin sepse do të jetë njëri nga gjelat edhe nëse nuk vjen në pushtet”, u shpreh ai./m.j

Next Post
Kundër-ofensiva e Kievit/ Ukraina pretendon se ka çliruar territore në rajonet e Donetskut dhe Zaporizhias

Kundër-ofensiva e Kievit/ Ukraina pretendon se ka çliruar territore në rajonet e Donetskut dhe Zaporizhias

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Përtej protestes së Lapajt

March 26, 2026
Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

March 26, 2026
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

“Boll kemi vuajtur! Salianji ta bëjë betejën brenda PD”, Tabaku kundër partisë: S’e bëj më gabimin e para 3 viteve…

March 26, 2026
Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

March 26, 2026
Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

March 26, 2026
Mbreti i Panairit

Carlo

March 26, 2026
“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

March 26, 2026
Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Rritet interesi për Paketën e Maleve, ministri: Bordi i Transparencës vendos sot për naftën

Rritet interesi për Paketën e Maleve, ministri: Bordi i Transparencës vendos sot për naftën

March 26, 2026
Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In