• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Patozi sulm frontal Bashës: Eshtë gati të pushkatojë çdo demokrat që i rrezikon fronin!

by Java News
30/06/2017 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi në një shkrim të tijin në formë opinioni botuar në faqen e tij në FB, shkruan se për Lulzim Bashën më i rëndësishëm është 22 korriku se 25 qershori. Sipas tij, Basha ka vepruar në kuadër të zgjedhjeve në parti duke lënë ato parlamentare. Për Patozin, Basha shqetësohet vetëm për fronin e tij në PD. Sipas tij, ai është gati t’i tolerojë Ramës çdo gjë, por është gjithashtu gati “të pushkatojë” çdo demokrat para Selisë së PD-së që i rrezikon fronin.

PD, SI KOMPANI BIZNESI, QË I KANË RËNË AKSIONET

(Ose pse 22 korriku është më i rëndësishëm se 25 qershori për Lulzim Bashën)

ASTRIT PATOZI

U bënë 4 vjet që ne nuk i kemi merak zgjedhjet me kundërshtarin, por kemi vetëm një hall, si të mundim vetveten dhe të mbajmë celësat e ndërmarrjes së PD. Sepse e tillë është shndërruar partia jonë gradualisht dhe asgjë nuk ka ardhur në një ditë. Për pasojë, sa herë ndeshemi me PS dhe me të tjerët, aq herë humbasim, duke e thelluar “suksesin”, nga zgjedhja në zgjedhje. Por kjo nuk na mërzit shumë, sepse, sado e vogël llokma e tepsisë, ka pak vend gjithësesi për të bërë pazar.

M’u dhimbs mbrëmë Preç Zogaj në “Opinion”, që donte të gjente një justifikim të fortë për humbjen e zgjedhjeve gati duke fajësuar Shtetet e Bashkuara, që na detyruan, sipas tij, sepse Lulzim Basha nuk donte të hynte fare.

Natyrisht, që kjo nuk ka asnjë lidhje me atë që ka ndodhur. Por po e zëmë për një cast se është kështu siç thotë Preci. Po pse amerikanët i thanë Lulzim Bashës të merrte edhe Hipotekat, edhe ALUIZN-in, edhe OSHE-në apo ndërmarrje të tjera, të vlerësuara si dispeçeri korrupsioni prej vitesh në Shqipëri? Po mirë në 18 maj, se kështu u vendos, po tani që u bënë një javë që kemi humbur si derri, pse nuk i tërheqim ministrat dhe drejtorët teknikë ne? A i kishim vetëm për zgjedhje këta dhe a jemi ne sërish opozitë, apo e kam unë gabim?

Duket qartë që Preç Zogaj është i zemëruar që PD u detyrua të hyjë në zgjedhje, por është po kaq e dallueshme që Lulzim Basha doli i gëzuar prej tyre, pavarësisht rezultatit katastrofik që mori.

Sepse për të 25 qershori ishte shumë herë më pak i rëndësishëm se 22 korriku. Sepse sido që të ishte, rezultatin e zgjedhjeve politike ai do ta ndante me qindra mijëra mbështetësit e Partisë Demokratike, ndërsa atë të 22 korrikut e kishte të gjithin për vete (pa harruar kurrë kunatin dhe vjehrrin).

Ndaj edhe në fushatën tonë mungoi gati krejtësisht denoncimi i përpjekjeve të kundërshtarit për të tjetërsuar votën, me përjashtim te ndonjë statusi të veçuar dhe spontan të Berishës me qytetarë dixhitalë.

Ndaj edhe për herë të parë në historinë e saj që nga themelimi në foltoren e PD nuk pati asnjë dalje ditën e zgjedhjeve, që të denonconte edhe shkeljen më të vogël, ndonëse të tilla ka pasur me dhjetëra dhe qindra, edhe kur ne kemi qenë në pushtet.

Qoftë Lulzim Basha, që pa iu dridhur fare qerpiku, pati kurajo që edhe pas kësaj të fliste për vjedhje dhe blerje të votës, për ndikimin e krimit dhe të kanabisit në proces, për të justifikuar humbjen! Sepse nuk kishte lënë asnjë gjurmë të vetme dhe asnjë shteg për më vonë që kjo të provohej.

Ndaj edhe ishte kaq e shpejtë shpallja e një gare blic, pa kushtin më minimal të një konkurrueshmërie, në shkelje flagrante të statutit të PD, sepse gjithcka ka qenë që më parë e përqëndruar në funksion të zgjedhjeve në parti. Ndaj me urgjencë u shpik “vetëngrirja” e kryetarit, një normë e padëgjuar për të kamufluar mosmarrjen e asnjë përgjegjësie dhe, sic ndodh gjithmonë në farsa të tilla, u prodhua me shpejtësi një kandidat falso, për të legjitimuar “fitoren”.

Eshtë fare e qartë se për Lulzim Bashën nuk ka shumë rëndësi, nëse Partisë Demokratike i vjedhin apo blejnë votat në betejat politike me Edi Ramën dhe të tjerët, por ka shumë vlerë që ai të njëtën gjë ta bëjë në partinë e vet, sa herë të vijnë zgjedhjet e brendshme.

Dhe kjo po ndodh sot sërish, për fat në keq, në Partinë Demokratike. Një krim i shëmtuar politik, që po konsumohet në karshillëk të hapur para demokratëve dhe publikut, i cili e asgjëson plotësisht cdo vlerë dhe princip të saj, duke e kthyer atë në një parti private. Ai po kërkon të grabisë një mandat të dytë, në kushtet e një humbjeje kolosale, pasi për të Partia Demokratike është thjesht dhe vetëm një ndërmarrje biznesi, të cilës i kanë rënë ndjeshëm aksionet, por që ende prej saj mund të fitohet.

Kryetari i “vetëngrirë” i PD është gati të tolerojë çdo humbje dhe manipulim, që mund të vijë nga kundërshtarët politikë në zgjedhjet politike dhe ato lokale, por është gati të pushkatojë para selisë çdo demokrat, që mund t’i rrezikojë fronin e tij në PD.

Ky është i vetmi projekt që ka pasur dhe ka për Partinë Demokratike Lulzim Basha dhe të gjithë ata që po e ndihmojnë këto ditë, disa hapur, të tjerët duke fshehur dorën.

ma.me

Next Post
Korçë/ Sekuestrohen 55 kg kanabis, në kërkim autorët

Sekuestrohen 63 kg kanabis në kufirin shqiptaro-grek

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In