• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Patozi: S’më çudit ndarja e Berishës me Bashën. PD duhet të ndahet menjëherë

by Java News
01/12/2021 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ndarja e Berishës me Bashën nuk më çudit shumë. Kam qenë shumë i befasuar nga një marrëdhënie aq e gjatë dhe aq okulte, nga një flirt politik 16-17-vjeçare. Njerëzit që nuk dinë të duhen, nuk dinë as të ndahen. Ka qenë një nga marrëdhëniet më hipokrite në politikën shqiptare”.

Kështu u shpreh në Dita Jonë Astrit Patozi, ish-koordinator i Bindjes Demokratike, teksa foli për problemet e PD. Ai theksoi se skenari më i mirë për PD është ndarja e menjëhershme.

“Kam përshtypjen që e kam thënë i pari këtë. Shpëtimi i vërtetë dhe mundësia e ringritjes së PD është ndarja e menjëhershme. PD është përballë një realiteti të pamohueshëm, ekzistencës së dy entiteteve politike. Sa më shpejt që ta pranojë këtë realitet, aq më të lehtë do ta ketë për ta kapërcyer.

PD po korr sot atë që ka mbjellë vetë, një kurs arkaik, kryesisht në 8 vitet e fundit të Bashës, por janë në paketë së bashku me Berishën”, tha Patozi.

Por kush mund të merrte fatet e PD? “Gjithkush mund ta bënte këtë, por alternativat që kanë dalë kanë qenë të papërfillshëm. Njerëzit që garojnë duhet të jenë faktor politik. Ne mund të mos e kemi fare ndërmend sot emrin, por ai del përmes një gare normale. Agonia e PD do të zgjasë, pasi “Foltorja” është e pangopur të mjaftohet me ndarjen, do ta pushtojë PD-në”, u shpreh Patozi.

Sa i përket rolit të presidentit Meta dhe deklaratat e tij ndaj Bashës, Patozi u shpreh se ai ka një rol figuranti në këtë betejë. “Meta ka një rol figurant në këtë betejë. Ndikimi i tij te demokratët është shumë i zbehtë. Ai është i prirur të anojë nga Foltorja për shkak edhe të probleme të përbashkëta që ata kanë. Megjithatë, nuk ka ndikim”, u shpreh Patozi.

Next Post
OBSH: Nuk parandalohet përhapja e Omicronit nga kufizimet e udhëtimeve

OBSH: Nuk parandalohet përhapja e Omicronit nga kufizimet e udhëtimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Drejtësia kërkon drejtësi… për rrogën e vet!

September 14, 2026
Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

September 14, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Ç’punë ka Garda e Republikës të ruajë një gjykatë?!

September 14, 2026
Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

September 14, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Një javë me surpriza për shenjat e horoskopit, por me disa paralajmërime nga astrologia Chrysanthi Kalogeri

September 14, 2026
Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

September 14, 2026
VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

September 14, 2026
Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

September 14, 2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Revolucioni i Tiranës: Nga “politikanët në burg” te terrori ndaj fëmijëve

September 14, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në aksin Bradashesh-Peqin: Ndërron jetë 70-vjeçari që lëvizte me biçikletë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com