• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Patozi shpjegon ‘lëvizjen’ brenda PD-së, nismë për ndërprerjen e garës Basha-Selami

by Java News
12/07/2017 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa dy kandidatët për kreun e PD-së Lulzim Basha dhe Eduard Selami po vijnë fushatën e tyre nëpër degët e rretheve, një tjetër figurë e kësaj partie, Astrit Patozi, nisi sot nga Durrësi dhe më pas qytete të tjera një tjetër fushatë të përkundërt.

Ai po u bën thirrje anëtarëve të PD-së që të mundësojnë ndërprerjen e garës Basha-Selami, si një proces jashtëstatutor, duke e quajtur atë “një farsë të rrezikshme për PD-në dhe demokracinë shqiptare”.

Sipas tij, demokratët janë duke bërë peticione në Korçë, Vlorë, Shkodër e kudo tjetër, të shqetësuar nga kjo që po u ndodh në PD, pas humbjes aq të thellë që morën në 25 qershor.
Ndërkohë që kandidatët Basha dhe Selami, të dy kryetarë të PD-së në kohë të ndryshme, po vazhdojnë fushatat e tyre në degët e rretheve.

Ata po shkëmbejnë kritika për rezultatet e zgjedhjeve të fundit si dhe mendime për të ardhmen e PD-së.

Por deputeti i PD-së dhe ish-drejtuesi i grupit të saj parlamentar, Astrit Patozi, thotë se “gara aktuale Basha-Selami për kreun e PD-së nuk është as e drejtë, as e barabartë, ndaj duhet ndërprerë, në dobi të vetë partisë demokratike”.

Sipas tij, “kandidati Selami po përdoret si një patricë që zoti Basha të mund të rrëmbejë një mandat të dytë në kreun e PD-së”.

Zoti Patozi thotë se “nisma për të ndërprerë garën Basha-Selami dhe për të rinisur një garë të vërtetë për kreun e PD-së mbështetet nga një numër i madh politikanësh dhe anëtarësh të PD-së”.

Ai shtoi se “kjo humbje e jashtëzakonshme më 2017 me 44 mandate, më e thellë se ajo e 2013 me 57 mandate, kërkon një zgjidhje të jashtëzakonshme nga PD dhe jo shtirje sikur rizgjedhja e kryetarit të jetë një rutinë pas një fitoreje të thellë”.

“PD, – thotë ai, – nuk mund t’ia lejojë vetes që një kryetar, i cili solli dy humbje të thella si vendoret dhe politiket, të garojë sërish për kryetar madje pa dhënë as dorëheqjen”.

Nismëtarët për një garë të rregullt në Pd po shpresojnë që në 10 ditët e mbetura nga data e zgjedhjeve të ndërpritet gara Basha-Selami nga një tubim i Këshillit Kombëtar të PD-së, forumi kryesor drejtues i saj, i cili gjatë gjithë kohës së drejtimit të partisë nga zoti Basha nuk është mbledhur asnjëherë./VOA

a.ç

Next Post
‘Thahet’ liqeni i Fierzës, niveli i ujit zbret drejt kuotave minimale

'Thahet' liqeni i Fierzës, niveli i ujit zbret drejt kuotave minimale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, viktima mbante katër mbiemra

July 9, 2026
Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

July 9, 2026
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

July 9, 2026
Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

July 9, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

July 9, 2026
Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

July 9, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar fare!

July 9, 2026
Përgjaket aksi Levan-Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Aksident në Levan–Tepelenë! Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona

July 9, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Ramës nuk ia hapa telefonin për tre ditë”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm!

July 9, 2026

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In