• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Patozi: Reagimi i Metës erdhi pas intervistës së Matthew Palmer

by Java News
09/06/2019 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Bindja Demokratike ka reaguar për vendimin e presidentit Ilir Meta i cili njoftoi dje shtyrjen e datës së zgjedhjeve vendore.

Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Patozi shkruan se Reagimi i Metës erdhi pas intervistës së Metthew Palmer.

“BINDJA DEMOKRATIKE është shprehur që në ditën e parë të themelimit të saj se nuk e ka shqetësim fare datën e zgjedhjeve, sepse ajo do të merrte pjesë në to, kurdo që ato të mbaheshin. Për ne ka pasur më tepër rëndësi procesi, i cili duhet të ishte brenda standarteve të OSBE/ODIHR-it, se sa rezultati i partisë në ato zgjedhje”, shkruan ndër të tjera Patozi./l.m

Postimi i plotë

AKTI I PRESIDENTIT NUK KA LIDHJE ME KUSHTETUTËN. REAGIMI ERDHI PAS INTERVISTËS SË METTHEW PALMER

(Në përgjigje të interesit të medias, lidhur me paralajmërimin e dekretit për ndryshimin e datës së zgjedhjeve)

BINDJA DEMOKRATIKE është shprehur që në ditën e parë të themelimit të saj se nuk e ka shqetësim fare datën e zgjedhjeve, sepse ajo do të merrte pjesë në to, kurdo që ato të mbaheshin. Për ne ka pasur më tepër rëndësi procesi, i cili duhet të ishte brenda standarteve të OSBE/ODIHR-it, se sa rezultati i partisë në ato zgjedhje.
Dëshira jonë e fortë ka qenë që në këto zgjedhje të merrnin pjesë të gjitha forcat politike të vendit dhe pas përfundimit të tyre mundësisht të gjitha ta pranonin rezultatin, që Shqipëria të kthehej më në fund në një vend normal.
Thënë këto, ne nuk mund të qëndronim indiferentë dhe të bënim si të painteresuar ndaj një realiteti të ri që është krijuar artifiacialisht në Shqipëri. E kam fjalën, për lajmërimin e Presidentit të Republikës se ka ndërmend të ndryshojë me dekret datën e zgjedhjeve vendore.
Si njëra nga forcat politike pjesmarrëse në garën e 30 qershorit, ne mendojmë se këtu nuk kemi të bëjmë fare me një debat kushtetues. Po të kishte pasur të tillë, Presidenti i Republikës, me shumë gjasa, do ta kishte ezauruar atë përpara se të binte gongu i fushatës dhe jo tani që jemi gati në mesin e saj.
Sepse ne besojmë që zgjedhjet janë një çështje shumë e rëndësishme dhe serioze dhe se ato nuk mund të trajtohen si shaka. Ti nuk mund t’u thuash sot miliona shqiptarëve, që janë përfshirë në këto zgjedhje, qoftë edhe duke parë në televior fushatat e partive garuese, se loja duhet të anullohet. Sepse, kjo do të ishte shumë e tëndë. Unë besoj se një gjë e tillë shkon kundër kushtetutës, kundër precedentit, por edhe kundër logjikës më minimale.
Ndaj edhe nuk shikoj asnjë arsye pse të presim të hënën që të njihemi me argumentet kushtetuese të Presidentit, për shkak se kjo është një çështje thellësisht politike. Dhe mjafton një analizë e thjeshtë për këtë.
Dje në Tiranë nuk kishte asgjë të re nga palët ndërluftuese të politikës sonë të vjetër. Edi Rama ishte në fushatë, ndërsa Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, në protestë. Pra të gjithë në llogoret e tyre të kahershme, një pozicion që e mbajnë njësoj prej pothuajse katër muajsh.
E vetmja e re dje për politikën në Shqipëri ishte intervista e zotit Palmer nga Uashingtoni, e cila me sa duket prishi qetësinë dhe zgjoi reagimin radikal të Presidentit.
Ndaj unë gjykoj, se kjo është një arsye më shumë, se përse shqiptarët duhet të shkojnë në zgjedhje dhe të votojnë më 30 qershor.

Next Post
Lajmet që japin shpresë

Deputetja e PS-së: Anulimi i zgjedhjeve nga Meta përbën rrezikshmëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In