• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Patozi prezanton kandidatin e BD në Berat: Pavllo Shkarpa i duhur për modelin më të mirë

by Java News
09/06/2019 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, tha dje në Berat se beson në një rezultat të mirë në zgjedhjet e 30 qershorit për kandidatët dhe për këshillat bashkiakë që përfaqësojnë këtë forcë politike në gjithë vendin.

Në një takim me banorë të qytetit, ai theksoi se forca e kësaj partie qëndron tek projekti i ri për shqiptarët, në kushtet e një kontrasti të thellë me vizionin e ndryshkur të forcave politike të vjetra.

Ne i kemi sjellë Beratit kandidatin e duhur dhe modelin më të mirë për administrimin e qytetit, dhe unë kam besim se beratasit do të dinë ta vlerësojnë, tha ai mes të tjerash.

Patozi tha se në këto zgjedhje për njerëzit është përherë e më e qartë se Rilindja e ka shpërdoruar votën e qyetarëve në gjithë Shqipërinë, duke u shndërruar në një qeverisje të korruptuar, problematike dhe abuzive. Sipas tij, kjo pamje është më e dukshme në Berat, ku e majta keqqeveris prej gati 20 vjetësh.

Berati nuk ka nevojë për fasadën e Edi Ramës, tha ai, i cili atë e ka si instrument për të manipuluar shqiptarët. Këtij qyteti nuk i duhet kartolina pas ndërtimit të shëtitiores apo pedonales, si i vetmi investim i Rilindjes në vitet e fundit. Por njerëzit kanë nevojë të jetojnë më mirë, të kenë më shumë vende pune dhe të mos e braktisin qytetin duke marrë rrugët herë jashtë vendit, e herë drejt qyteteve të tjera më të mëdha, kur nuk kanë mundësi të shkojnë në perëndim.

Fjalën në takim e mori edhe kandidati i Bindjes Demokratike Z.Pavllo Shkarpa.

Partia ime është Berati, tha ai në fillim të fjalës së tij. Përveç shpalosjes së pikave kyçe të programit të tij për drejtimin e bashkisë Berat, Z.Shkarpa nuk la pa falenderuar edhe Z. Patozi për mundësinë dhe mbështetjen mjaft të madhe që i ka dhënë ai dhe Bindja Demokratike. Duke theksuar vlerat që kjo forcë e re politike mbart në filozofinë e saj, Z.Shkarpa i kërkoi të gjithë qyetarëve të Beratit ta votojnë në 30 Qershor kandidaturën e tij dhe gjithashtu të votojnë numrin 36 në fletën e votimit për Këshill Bashkiak, partinë Bindja Demokratike.

Në takim mori pjesë edhe inxhinieri i njohur Z.Xhevahir Ngjeqari i cili në fjalën e tij shprehu mbështetjen e tij për kandidatin Shkarpa dhe theksoi se Berati ka nevojë për projekte të cilat do i rrisin këtij qyteti perspektivën e zhvillimit. Fjalën në fund të takimit e morën edhe banorët të cilët trajtuan problematikat e mprehta të qytetit të Beratit dhe u shfaqën besimplotë për fitoren e Pavllo Shkarpës në zgjedhjet e 30 Qershorit.

g.kosovari

Next Post
Nikoll Lesi komenton vendimin e Metës: Shmangu luftën civile, Rama të lëre një tunel për të ikur në Dajt pasi rrezikon jetën

Nikoll Lesi komenton vendimin e Metës: Shmangu luftën civile, Rama të lëre një tunel për të ikur në Dajt pasi rrezikon jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

April 10, 2026
Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

April 10, 2026
Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

April 10, 2026
Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

April 10, 2026
“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In