• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Patozi: Po ia arrijmë me shpejtësi asaj dite

by Astrit Patozi
02/09/2021 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit Patozi 

Pak muaj pasi kishim humbur zgjedhjet e vitit 2013 paraqita në parlament nevojën jetike për çbërjen e ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës, të cilat, sipas meje, ishin përgjegjëse për degradimin e frikshëm të politikës dhe përqëndrimin e të gjithë pushtetit në pak duar.

Çudia ishte se sekëlldi më të madhe fjalët e mia shkaktuan në rreshtat e opozitës, ku në bashin e vendit spikaste bashkautori i dhe bashkarkitekti i tyre Sali Berisha. Të cilit me siguri i dhimbsej krijesa e vet, edhe pse nga fjala nuk është se vjen gjë e keqe.

Nuk e di si është ndjerë ai, kur gati 8 vjet më vonë, si të ishte zgjuar nga një letargji polare, mbi ndryshimet kushtetuese të Rama-Berishës u vërsul edhe Lulzim Basha. Por kjo ndoshta nuk ka ndonjë rëndësi të madhe tani, kur në skenë kanë dalë halle më të mëdha.

Mbaj mend që mes të tjerash kam thënë atë ditë se kështu siç po katandiset përfaqësimi politik në Shqipëri, për shkak të kryetarokracisë, parlamenti nuk do të ketë më asnjë vlerë. Madje, për të kursyer shpenzimet dhe energjitë e shpenzuara kot, do të ishte më mirë që në Kuvendin e Shqipërisë të kishte vetëm 2 deputetë, kryeministrin dhe udhëheqësin e opozitës.

Por ajo që atëherë tingëllonte si satirë therëse, sot nuk ngjan më të jetë e tillë, pasi, me sa duket, po ia mbërrijmë me shpejtësi asaj dite.

Ka pasur kaq shumë lajme për heqje dorë nga mandati këto kohë, saqë po krijohet idea sikur të bëhesh deputet është turp. Dhe nuk mbaron këtu. Jo thjesht se gojët e liga thonë se ky është një proces i gjatë, që do të vijojë pa u ndalur edhe me të tjerë.

Mjafton të shikosh trupat politike të dy partive kryesore, të cilat sot janë diçka mes dekorit memec dhe një skuadre shërbyesish, që duhen vetëm për të freskuar liderin. Dhe e gjitha në një sintoni të plotë, në të dyja krahët, që e bën edhe më të rëndë gjendjen, duke e përforcuar bindjen se janë dy gjysmat e të njëjtës mollë të kalbur.

Nuk po dua t’i besoj perceptimit kaq shumë të përhapur se e gjitha është frut i një marrëveshje të pistë për të ruajtur statuskuonë. Më mjafton idea e parimit të enëve komunikuese.

/m.j

Next Post
Gabimet e Metës dhe opozitës, këta s’e rrëzojnë kurrë Ramën, na duhet në opozitë e re

"Rama do t’i palosë të gjithë kundërshtarët"/ Nikollë Lesi: Nga 'tërmet', PS tani do jetë 'vullkan' elektoral me këtë super qeveri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehet “hajmalia” e Argjentinës! FIFA cakton arbitrin e finales së Katarit për ndeshjen e parë në Botëror

Rikthehet “hajmalia” e Argjentinës! FIFA cakton arbitrin e finales së Katarit për ndeshjen e parë në Botëror

June 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

3-P, Presidenti vs protestë

June 13, 2026
Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

Presidenti amerikan i do kampionë/ Donald Trump ka një mesazh për ekipin kombëtar: Kjo Kupë e Botës mund të fitohet

June 13, 2026
“E kapëm në hotel, kishte hyrë në Greqi nga…”, policia greke del me deklaratë zyrtare për arrestimin e Ilir Shtufit

“E kapëm në hotel, kishte hyrë në Greqi nga…”, policia greke del me deklaratë zyrtare për arrestimin e Ilir Shtufit

June 13, 2026
Pesë turistë shpëtohen në Gjirin e Filikurit, policia kufitare ndërhyn në dy emergjenca brenda 24 orëve

Pesë turistë shpëtohen në Gjirin e Filikurit, policia kufitare ndërhyn në dy emergjenca brenda 24 orëve

June 13, 2026
Aksident i dyfishtë në Dhërmi, 4 persona mbeten të plagosur nga përplasja e dy makinave

Gati hapja e Kanalit të Hormuzit/ Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa

June 13, 2026
Aksident i dyfishtë në Dhërmi, 4 persona mbeten të plagosur nga përplasja e dy makinave

Aksident i dyfishtë në Dhërmi, 4 persona mbeten të plagosur nga përplasja e dy makinave

June 13, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Tregu i punës dhe orientimi i maturantëve/ Çfarë këshillojnë ekspertët për punësimin e të rinjve

June 13, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Historia nuk jep ‘waiver’

June 13, 2026
Kosova, çështja kryesore në vizitën e ministrit të Jashtëm grek në Beograd: Qëndrimi i Athinës mbetet i pandryshuar

Kosova, çështja kryesore në vizitën e ministrit të Jashtëm grek në Beograd: Qëndrimi i Athinës mbetet i pandryshuar

June 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In