• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

EKSKLUZIVE/ Patozi përgatit kurthin statutor ndaj Bashës, në lojë dhe Ristani

by Java News
11/07/2017 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Armando Meta/
Paralelisht me fushatën për kryetar të PD-së mes Bashës dhe Selamit, ditët e fundit mjaft degë të kësaj force politike janë rebeluar dhe kanë hartuar një sërë peticionesh ku kërkojnë mbledhjen me urgjencë të Këshillit Kombëtar të PD-së. Në krye të kësaj lëvizje qartazi duket se është vendosur deputeti Astrit Patozi, por edhe një sërë anëtarësh të Këshillit Kombëtar, ish deputetë, ish ministra dhe mjaft figura të tjera në PD-së. Po çfarë fsheh në vetëvete kërkesa për mbledhjen me urgjencë të Këshillit Kombëtar? Referuar statutit të PD duket qartazi se ideuesit e kësaj lëvizje në bazë kanë 4 qëllime. Së pari të deligjitimojnë në rrugë statutore procesin e zgjedhjes së kryetarit të PD që do të dalë nga gara Selami- Basha; së dyti të japin një mesazh të qartë që kushdo që të jetë fituesi i kësaj gare praktikisht do të jetë i izoluar nga forumet vendimarrëse të PD-së; së treti procesi i zgjedhjes së kryetarit të PD-së, mbi bazën e deligjitimimit të procedurave nga Këshilli Kombëtar, do të jetë i atakueshëm në gjykatë; së katërti objektivi final i mbledhjes së Këshillit Kombëtar do të jetë thirrja e Kuvendit Kombëtar të PD-së, shkruan javanews.    
Në bazë të statutit të PD-së, neni 37 pika 1, “Këshilli Kombëtar mund të mblidhet edhe në se e kërkojnë ¼ e anëtarëve të tij. Në këtë rast mbledhja thirret jo më vonë se dy javë nga data e depozitimit të kërkesës. Data e mbledhjes dhe rendi i ditës duhet t’u njoftohen anëtarëve jo më vonë se 5 ditë para zhvillimit të mbledhjes”. Është pikërisht ky nen statutor ai i cili shihet si shteg-kalimi për të mundësuar thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar. Ndaj dhe peticionet synojnë drejt këtij qëllimi. Është ky forum i cili më pas ka të drejtën po në bazë të statutit që të thërrasë edhe Kuvendin Kombëtar të PD, i cili me anë të një mocioni mosbesimi të propozuar nga Këshilli Kombëtar i PD-së, voton për shkarkimin e kryetartit të PD-së. Pra si Salami ashtu edhe Basha mund të përballen me një mocion mosbesimi, pavarësisht se kush do të votohet si kryetar i PD-së
Në nenin 35 pika 4 që bën fjalë për Kompetencat e Kuvendit Kombëtar thuhet se forumi më i lartë i PD-së, “vendos për shkarkimin e Kryetarit të Partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit Kombëtar”. Pra siç shihet rebelët në PD, po përpiqen që nëpërmjet rrugëve legale që ua mundëson statuti i PD-së, të shkarkojnë këdo që do jetë fitues nga gara Basha- Selami. Për këtë qëllim fillimisht duhen firmat e ¼ së anëtarëve të Këshillit Kombëtar, ku më pas të kenë mundësinë që të thërrasin mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së për shkarkimin e kryetarit që do të dalë nga zgjedhjet brenda PD-së, shkruan javanews.
Pengesat për peticionet
Por për të mbërritur deri në këtë pikë nuk është aq e lehtë, pasi statuti i PD-së, ashtu si dhe statutet e shumë forcave politike në vend, i le dorë të lirë kryetarit në vendimarrje. Kur është fjala për masa disiplinore ku përfshihet edhe shkarkimi duhet të paktën 2/3 e votave të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. Nga ana tjetër edhe thirrja e Kuvendit nuk është një proces kaq i lehtë pasi si për thirrjen e Këshillit Kombëtar ashtu edhe të Kuvendit, duhet në një farë mënyre edhe dakortësia e kryetarit. Sipas statutit të PD në Nenin 37, që bën fjalë për Kompetencat e Këshillit Kombëtar në pikën 1 thuhet se “Mbledhjen e Këshillit Kombëtar e thërret Kryetari (ose Sekretari i Përgjithshëm me miratim të Kryetarit) në marrëveshje me Kryesinë e Partisë”. Pra nuk është kaq e lehtë sa duket, ndonëse mund të depozitohen edhe firmat për thirrjen e Këshillit Kombëtar. Gjithësesi në kushtet kur Basha është tërhequr nga funksioni i kryetarit të PD-së, çelësat duket se kanë mbetur në duart e Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani, i cili ka funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm në PD. Në një farë mënyre Ristani sërish do të jetë përcaktues për fatin e Bashës kryetar, por këtë rradhë si kryetar i PD-së.  
Kuvendi Kombëtar
Edhe mbledhja e Kuvendit të PD-së ka kleçkat e veta. Sipas statutit, në Nenin 34 pika 6 thuhet se “Vendimin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar e merr Këshilli Kombëtar ose Kryesia Qendrore me propozim të Kryetarit të PD-së. Kuvendi mund të mblidhet edhe kur e kërkojnë ¼ e anëtarëve të PDSH ose ¼ e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. Data e zhvillimit të Kuvendit dhe rendi i ditës njoftohen të paktën një muaj përpara ditës së parë të Kuvendit”. Pra sërish ka jo pak pengesa pasi duhet edhe verifikimi i firmave të atyre që e kërkojnë etj., etj.
Statuti i PD
Neni 37 pika 1
“Këshilli Kombëtar mund të mblidhet edhe në se e kërkojnë ¼ e anëtarëve të tij. Në këtë rast Kryetari thërret mbledhjen jo më vonë se dy javë nga data e depozitimit të kërkesës. Data e mbledhjes dhe rendi i ditës duhet t’u njoftohen anëtarëve jo më vonë se 5 ditë para zhvillimit të mbledhjes”.
Neni 35 pika 4
 “Vendos për shkarkimin e Kryetarit të Partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit Kombëtar”.
Nenin 37, pikën 1
“Mbledhjen e Këshillit Kombëtar e thërret Kryetari (ose Sekretari i Përgjithshëm me miratim të Kryetarit) në marrëveshje me Kryesinë e Partisë”
Nenin 34 pika 6
“Vendimin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar e merr Këshilli Kombëtar ose Kryesia Qendrore me propozim të Kryetarit të PD. Kuvendi mund të mblidhet edhe kur e kërkojnë ¼ e anëtarëve të PDSH ose ¼ e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. Data e zhvillimit të Kuvendit dhe rendi i ditës njoftohen të paktën një muaj përpara ditës së parë të Kuvendit”. /javanews.al
Next Post
Peticioni për anulimin e zgjedhjeve për kryetar, reagon PD e Korçës

Peticioni për anulimin e zgjedhjeve për kryetar, reagon PD e Korçës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

April 26, 2026
Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

April 26, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

“110 milionë euro më shumë se parashikimi”, Malaj tregon arsyet e rritjes së të ardhurave në buxhet

April 26, 2026
Lufta diplomatike Moskë-Sofje/ Rusia dëbon diplomatin bullgar

Rusia konfirmon vizitën e ministrit të Jashtëm iranian në Moskë

April 26, 2026
“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

April 26, 2026
Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

April 26, 2026
Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

April 26, 2026
“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

April 26, 2026
Pushteti nuk është paçavure

Berisha: Rama na i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë

April 26, 2026
Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In