• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Patozi për grevën e urisë: Atëherë mbanim radhë të hynim, sot s’ka më ideale

by Aalison Pearse Stevens
19/02/2016 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Astrit Patozi druhet se lëvizja studentore e vitit 1990 dhe greva e urisë e studentëve në shkurt 1991 po zbehen dhe po keqpërdoren. Vetë Patozi ka qenë pjesëmarrës i grevës së urisë, edhe pse nuk ka folur kurrë për këtë, dhe thotë në News 24 se nuk do të çuditej sikur Edi Rama të pretendojë se greva u organizua nga Partia Socialiste.

“Kur them keqpërdorim, kam parasysh fetishizimin apo hiperbolizimin, që sipas meje është i panevojshëm, sepse ajo e ka vetë rëndësinë dhe vlerën e vet dhe nuk ka asnjë nevojë për ta bërë më të madhe seç ka qenë. Dhe keqpërdorimi apo abuzimi, manipulimi që bën pjesa tjetër dhe ne e kemi treguar në shumë raste, saqë unë nuk e teproj po të them që në rast se, larg qoftë Edi Rama do qëndronte për një kohë të gjatë në pushtet, nuk do ishte e largët dita që të thuhej se grevën e urisë së studentëve e organizoi partia socialiste. Sepse të tilla janë jashtë zhvillimit, theksoj se kishte një peshë të jashtëzakonshme”, thotë Patozi në intervistë.

Deputeti demokrat nuk mendon se vendi po rrëshket në diktaturë, por sipas tij ashtu si 25 vjet më parë, Shqipëria është sërish në udhëkryq, por këtë herë jo për shkak të mungesës së lirisë, por të teprimit të saj.

“Ne atëherë kishim nevojë të domosdoshme që të ndryshonim regjimin, sepse ishte një regjim që e kishte çuar vendin në zgrip. Kishim nevojë të shpëtonim nga diktatura dhe e bëmë. Dhe sot ne kemi po kaq nevojë si shoqëri për të shpëtuar nga një lloj regjimi tjetër, i cili nuk është diktaturë, po që në një farë mënyrë jemi duke shkuar në drejtimin e kundërt të atij që jemi nisur. Ne jemi në drejtim të kundërt. Unë mendoj se, po aq nevojë sa ç’kishte atëherë të rrëzohej diktatura, po aq nevojë kemi sot të shpëtojmë nga ky lloj regjimi, kleptokratik, i korruptuar dhe ku gjërat shkojnë keq e më keq”, thekson Patozi.

Ai e ka të qartë që shpëtimi nga ky sistem i kalbëzuar për arsye politike vjen përmes një shkundje, një rithemelimi të republikës, një lëvizje si e çerek shekulli më parë e cila duhet udhëhequr nga forca me e madhe opozitare ne vend..

“Dhe unë që jam legjitimist këtë lëvizje nuk e pres nga jashtë sistemit, e pres nga brenda sistemit dhe PD ka detyrimin dhe detyrën që ta udhëheqë këtë lëvizje. Fati dhe jo nostalgjia, jo vetëm thjesht lidhja me grevën e urisë, para 25 viteve e çon PD drejt destinacionit të vetëm të saj, që të jetë shpresa e vetme, për të udhëhequr këtë nevoje popullore, nevojë shoqërore, për të ndryshuar gjerat në Shqipëri”, shprehet deputeti demokrat.

Por, Patozi mendon se për të bërë të mundur këtë shkundje që i nevojitet vendit, ka nevoje edhe për një frymë proteste në shoqëri që për fat të keq thotë ai, mungon.

“25 vite më parë në grevën e urisë njerëzit mbanin radhë për të hyrë brenda sepse 700 e ca ishim ne që u futëm brenda, por ishim më tepër ato që donin të hynin por nuk kishin më vend. Pra të rinjtë e saj kohe mbanin radhë për një mision, apo për një ideal apo qoftë dhe sakrificë. Sot kjo nuk ndodh për fat të keq. Sot për arsye tona, për arsye politike, për deformimin e sistemit, të rinjtë mbajnë radhë për konformizëm, për t’u servilosur por jo për të sakrifikuar dhe për të pasur një mision dhe kjo është një gjë që duhet të ndryshojë. E ritheksoj i takon opozitës dhe PD si lokomotiva e opozitës që ta udhëheqë vendin duke i nxitur shpirtin e protestës dhe reagimit”, nënvizon ai.

Që Partia Demokratike të ketë sukses në këtë lëvizje, Astrit Patozi kërkon që ajo të jetë më gjithëpërfshirëse dhe që të frymëzojë.

“PD ka bërë sa ka mundur gjatë kësaj kohe, nuk ka ndenjur duarkryq për hir të vërtetës. Ajo që mendoj se duhet bërë më mirë është përfaqësimi i sa më shumë shtresave që sot për shkak të keqqeverisjes gjendjen ne vështirësi. Ne kemi qenë të lavdërueshëm do thosha në denoncimin e korrupsionit dhe shfaqjeve te tjera të keqqeverisjes, mund te kemi pasur dhe inflacion në këtë pikë, por nuk kemi qenë aq sa duhet frymëzues për të ngjallur besim dhe për të ngjallur shpresën që tek ne është e vetmja zgjidhje”, thotë ai

Astrit Patozi, ka treguar se thotë ato që mendon pavarësisht se kjo mund të ketë kosto. Hera-herës ka qenë kritik ndaj Lulzim Bashës. Por, sipas tij edhe pse me një filozofi drejtimi të ndryshme nga ajo e Sali Berishës kjo nuk përjashton mundësinë që ai të jetë i suksesshëm.

“Zoti Basha dhe Zoti Berisha ndryshojnë shumë dhe këtë nuk kam nevojë ta them unë, janë koshientë dhe ata vetë, e kanë thënë vetë në një farë mënyrë. E dinë të gjithë, është një gjë e njohur botërisht por kjo nuk është pengese që PD të drejtohet me sukses. Për shkak se nuk e përcakton as stili dhe as temperamentin lidershipin, pra aftësinë për të drejtuar. Absolutisht. Unë njoh plot udhëheqës që janë flegmatik në botë dhe rajon që, kanë arritur suksese shumë të mëdha, udhëheqës patetik apo dhe karizmatik që kanë pasur po kaq sukses”, deklaron Patozi.

25-vjetori i rrëzimi të shtatores së diktatorit Hoxha e gjen Partinë Demokratike në opozitë. 2016 është shpallur stinë protestash nga lideri i saj, ndërsa sfida elektorale është vitin e ardhshëm.

Next Post

FRESSH i Lezhës, një dhuratë surprizë Ristanit (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

March 7, 2026
PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

March 7, 2026
Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

March 7, 2026
“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

March 7, 2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

March 7, 2026
“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

March 7, 2026
Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

March 7, 2026
Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

March 7, 2026
Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

March 7, 2026
Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In