• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Patozi: PD po e paguan shumë shtrenjtë koalicionin me Metën. Bindja Demokratike do të garojë e vetme në zgjedhjet e 14 majit

by Java News
31/10/2022 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Astrit Patozi, i ftuar në emisionin “Radar” në Abc tha se partia “Bindja Demokratike” do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale të 14 majit, vitin e ardhshëm.

Patozi shprehu dyshimet e tij për aleancën Meta-Berisha, ndërsa theksoi se nuk ndan të njëjtin mendim dhe filozofi me Partinë e Lirisë dhe Partinë Demokratike.

Ish-deputeti demokrat tha konflikti brenda PD-së pengon Bindjen Demokratike që të garojë në zgjedhjet lokale me opozitën.

“Ne vendosëm që të garojmë të vetëm. Nuk e gjejmë veten brenda konfliktit të PD. Nuk ndajmë të njëjtat mendime me aleancën Meta-Berisha. Konflikti brenda PD na pengon për të bashkëpunuar dhe për të garuar me opozitën”, u shpreh Patozi.

Më tej Patozi tha se dyshin se kandidatë për primaret e PL-së dhe PD-së janë paracaktuar. Ndërsa e përshkroi bashkimin Meta-Berisha mekanik.

Patozi tha se Meta dhe Berisha kanë patur marrëdhënie jo të sinqerta mes tyre dhe se kjo aleancë është një shans më shumë për të pasur suksese në zgjedhje, por që nuk mjafton.

“Aleanca me PL nuk e bën PD më të madhe. Çdo bashkim mekanik që nuk është i natyrshëm , por që është thjesht për të kaluar njërin lum siç janë zgjedhjet tani, nuk është se ka perspektivë afatgjate. Meta – Berisha kanë pasur marrëdhënie të pasinqerta, është faturë që do të paguhet, uroj të kalohet me sa më pak dhimbje. Nuk kam asgjë të përbashkët me aleancën Berisha Meta. Kam frikë se kandidatët për primaret janë të paracaktuar”, tha Patozi./m.j
Next Post
“Po përdhunon Foltoren”/ Balla: Ka ardhur koha që Berisha të mos flasë më në Kuvend!

"Po përdhunon Foltoren"/ Balla: Ka ardhur koha që Berisha të mos flasë më në Kuvend!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com