• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Patozi nga sheshi i protestës: Ardhja ime këtu nuk ka lidhje me Lulzim Bashën!

by A R
27/01/2018 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i PD-së Astrit Patozi i përjashtuar nga listat e kandidatëve për deputetë nga Lulzim Basha ka marrë pjesë në protestën e opozitës ashtu siç e kishte njoftuar edhe më herët. Por i pyetur nga “BalkanWeb” nëse kjo pjesëmarrje e tij do të thotë se janë rregulluar gjërat me kryedemokratin, Patozi deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me zotin Basha.

“Ardhja ime këtu nuk ka asnjë lidhje me zotin Basha. Që të jemi të qartë sepse unë jam njëri nga mijëra protestuesit që kanë ardhur këtu për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës. Jam një prej atyre që besojnë se ka 100 arsye që kjo qeveri të largohet por edhe sikur një të ishte vendi im do ishte sërish këtu sepse mua më takon si opozita. Do doja shumë që kjo protestë të shndërrohet në një lëvizje të qytetarëve. Unë jam anëtar i PD-së, si unë këtu ka shumë të tjerë dhe nuk mjafton të jetë vetëm protestë e partive politike sepse ka nevojë për shumë më tepër që kjo qeveri ta marrë siç duhet mesazhin dhe të largohet një orë e më parë ”, deklaroi Patozi, raporton “BalkanWeb”.

Lidhur me pjesëmarrjen e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, Patozi tha se do të donte të shihte të gjithë qytetarët e revoltuar edhe ata socialistë.

“Kjo nuk ka asnjë vlerë. Do doja që në këtë protestë të kishte edhe socialistë, edhe qytetarë të revoltuar që bëjnë pjesë në të gjithë spektrin e shoqërisë shqiptare dhe jo thjesht partitë politike. Ajo besoj do të ishte maksimumi i kësaj proteste që qeveria ta lexonte siç duhej. Sigurisht këtu janë të ftuar të gjithë qytetarët që nuk besojnë tek kjo qeveri”, deklaroi Patozi, raporton “BalkanWeb”.

Next Post
FOTOT/ Me birra për në protestë dhe flamujt e BE në tokë, ja çfarë lanë pas në bulevard protestuesit

FOTOT/ Me birra për në protestë dhe flamujt e BE në tokë, ja çfarë lanë pas në bulevard protestuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In