• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Patozi: Nëse shkojmë si në dy zgjedhjet e fundit asgjësohemi (kritika për mbledhjen me ambasadorët)

by A R
09/05/2016 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Astrit Patozi u shpreh gjate mbledhjes me dyer te mbyllura se PD duhet të përqendrohet te reforma zgjedhore më shumë se te reforma në drejtësi dhe diskutimet mbi ambasadorët.

Ai tha se nëse për PD-në është e hidhur pjesëmarrja e ambasadorëve në mbledhje grupi, atëherë për PS-LSI-në është turp i ngrënë me bukë.

“Cilido qoftë fati i saj (reformës në drejtësi), ne duhet të përqendrohemi te garancitë për zgjedhjet e ardhshme. Reforma në drejtësi është e pakrahasueshme me to. Zgjedhjet janë sfida jonë reale”, tha Patozi.

Ai theksoi se nëse PD-ja shkon në zgjedhjet e ardhshme njësoj si në dy zgjedhjet e fundit, opozita do të asgjësohet, raporton Panorama.

“Nëse shkojmë vitin e ardhshëm në zgjedhje si në dy herët e fundit, atëherë do të asgjësohemi”, tha ai.

Sa i përket mbledhjes me ambasadorët, Patozi tha se PD-ja nuk ka zgjedhje tjetër, pasi pjesëmarrja e tyre është pasqyrë e katandisjes së Shqipërisë.

“Nuk kishim zgjidhje tjetër. Është pasqyre e katandisjes së Shqipërisë. Nuk më pëlqen që ata të vijnë në mbledhje, dhe për këtë ne jemi më pak përgjegjës se mazhoranca. Nëse për ne është e hidhur kjo gjë, për Ramën dhe Metën është turp i ngrënë me bukë”, tha Patozi.

Sa i përket miratimit në parim të reformës në drejtësi, Patozi tha:

“Nëse de do të refuzonim ndërkohë që PS-ja dhe LSI-ja kanë rënë dakord do të merrnim një faturë të panevojshme dhe të pamerituar. Duhet ta kishim ngritur më përpara idenë e reformës zgjedhore.

Unë për vete e kisha më të lehtë të bëhesha budist, sesa të pranoja këtë lloj trysnie.

Kemi edhe ne përgjegjësinë tonë që reforma në drejtësi u kthye gati në një fe apo ideologji sunduese. Po kjo tashmë ka kaluar dhe duhet të shohim përpara. Tani që arritëm në këtë pikë, duhet të marrim vendimet e duhura”./a.m.

Next Post

Bes Kallaku shfaqet serioz, ja çfarë ka stampuar në bluzë (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com