• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Patozi mbështet listat e hapura: PD kishte mision të ndryshonte Shqipërinë dhe të hapte listat, por nuk e bëri

by Ardit Rada
09/07/2020 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita parlamentare përmes të gjithë aktorëve të saj politik po tenton ti imponohet mazhorancës në lidhje me kërkesën e saj për ndryshime kushtetuese dhe hapjen e listave të kandidatëve për deputetë.

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka bindjen se marrëveshja e arritur në tryezën e Këshillit Politik duhet të rrëzohet dhe kërkon që Parlamenti të miratojë kërkesën e opozitës për ndryshime kushtetuese.

“Duam që marrëveshja e arritur në tryezën e këshillit politik të rrëzohet se është hap pas për shqipërine. Ne jemi me të dy duart pro kauzës së listave të hapura dhe presim që parlamenti ta votojë”, deklaroi Patozi.

Edhe pse nuk e sheh heqjen e koalicioneve si qëllimin kryesor të opozitarëve në parlament, Patozi sqaron se nëse ndodh hapja e listave automatikisht bie edhe formula aktuale e koalicioneve parazgjedhore.

“Nëse miratohet hapja e listave, automatikisht bien koalicionet, por ka 2 opsione që mund të realizohen koalicionet. Opsioni i parë është brenda një liste të përbashkët dhe varianti tjetër është që koalicioni të ngjizet përpara zgjedhjeve dhe të bëhet pas zgjedhjeve”, u shpreh ai.

Ramës dhe Bashës i kujton marrëveshjen e 2017 kur me një vendimmarrje personale shpërfillën kushtetutën dhe i hoqën koalicionet.

“Ata që sot duan ruajtjen e koalcioneve, në 2017 shkelën Kushtetutën dhe çdo ligj kur hynë në zgjedhje pa koalicione”, tha kreu i Bindjes Demokratike.

Një mesazh e ka edhe për Partinë Demokratike dhe procesin e nisur prej saj për zgjedhjen e kandidatëve përmes parimit një anëtar një votë.

“PD kishte mision të ndryshonte Shqipërinë dhe të hapte listat, por ajo nuk e bëri dhe tani thotë do të hap garën brenda vetes, brenda të bej ç’ të dojë por ky nuk është mision për Shqipërinë”, u shpreh Patozi.

Dorën e bashkëpunimit pranon se do ta ketë të zgjatur për çdo forcë që pranon hapjen e listave, ku për shkak të qëllimin të përbashkët për rrëzimin e qeverisë e sheh më të mundur me koalicionin opozitar.

/e.rr

Next Post
“Makron është lider i tmerrshëm”, Zaev bie sërish pre e telefonatave anonime, komedianët ukrainas tallen me ish-kryeministrin

"Makron është lider i tmerrshëm", Zaev bie sërish pre e telefonatave anonime, komedianët ukrainas tallen me ish-kryeministrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

March 16, 2026
Grup i djathtë izraelit organizon fluturime misterioze për të transferuar palestinezë nga Gaza

Grup i djathtë izraelit organizon fluturime misterioze për të transferuar palestinezë nga Gaza

March 16, 2026
Kina dhe vendet aleate të SHBA-ve heshtin pas thirrjes së Trump për të patrulluar Ngushticën e Hormuzit

Kina dhe vendet aleate të SHBA-ve heshtin pas thirrjes së Trump për të patrulluar Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

March 16, 2026
“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

March 16, 2026
Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

March 16, 2026
Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

March 16, 2026
Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

March 16, 2026
“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

March 16, 2026
“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In