• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Patozi: LZHK, Nisma Thurje dhe BD koalicion për 14 majin, bëhemi gati edhe për zgjedhjet parlamentare!

by
20/01/2023 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për aq kohë sa Partia Demokratike vijon të jetë e përçarë, partitë e vogla opozitare kanë nisur bisedimet për realizuar një marrëveshje parazgjedhore për 14 majin. Deri më tani diskutimet janë mes LZHK-së së Dashamirit Shehit, me Nisma Thurrjen dhe të Bindjes Demokratike të Astrit Patozi. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Patozi nga ‘Bindja’ tha se ata synojnë Këshillat Bashkiak, mirëpo nëse poli opozitarë do të jetë edhe më i madh, pritshmëritë për rezultate do të jenë edhe më të larta.Ai tha se kjo është një parapërgatitje për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që i konsideron më të rëndësishme.

“Disa forca politike që kanë ngjashmëri mund të bashkojnë forcat e tyre dhe të kandidojnë me një listë të përbashkët duke pasur synim këshillat bashkiak, dhe duke mos gjetur dakordësi me palëve të PD të kenë edhe synim edhe maxhoritarin. Të rigrupohen që të japin një ofertë tjetër ndryshe nga Foltorja apo pala tjetër kundërshtare, dhe më shumë se në këto zgjedhje do jetë më e rëndësishme. Jemi në diskutime që ky koalicion të jenë gati sa më shpejt. Ne gjejmë pika të përbashkëta me LZHK dhe ‘Nismën Thurrje’ dhe ne mund të konkurrojmë dhe të gjejmë një rezultat të rëndësishëm duke i hapur rrugën një poli tjetër opozitar që nuk besojnë të qeveria dhe as opozita. Nëse do arrijmë një marrëveshje, pritshmëritë tona do të rriten dhe me siguri dhe rezultati do jetë domethënës. Brenda këtyre zgjedhjeve të riorganizohemi dhe disa forca me vlera të përbashkëta mund të bashkëpunojnë që të maksimalizojnë rezultatin që mund të arrijnë në mënyrë që t’i japim shqiptarëve që nuk janë dakod me qeverinë, por që nga ana tjetër nuk shkojnë në të njëjtën valë me Foltoren apo PD, që të kenë një adresë tjetër që të përfaqësohen denjësisht në këto zgjedhje dhe pas tyre në zgjedhjet parlamentare që janë më të rëndësishme.”, tha Patozi.

Në emisionin ‘Studio Live’, Patozi ka komentuar edhe “luftën” brenda Partisë Demokratike, duke thënë zgjidhja më e mirë do të ishte që 2 palët, ajo e Sali Berishës dhe e Enklejd Alibeajt të ndaheshin. Kjo është një zgjidhje e vështirë, por sipas tij, është më e mira, për aq kohë sa palët nuk kanë asnjë interes të përbashkët.

“Të ndaheshin në mënyrë të qytetëruar, për fat të keq kjo këshillë modeste nuk u mor parasysh dhe PD po shtyn agoninë e vetes së saj dhe duke dëmtuar përtej vetes, por edhe të gjithë opozitën. Të dy copat e PD, po ndjekin një linjë të gabuar, linja e duhur do të ishte që ata duke reflektuar për faktin që interesat e tyre nuk përputhen duhet të ndahen në mënyrë qytetare, ata duken se nuk e dëshirojnë dhe po ia hedhin njëri tjetrin barrën e përgjegjësie dhe të përfitojnë nga njëri tjetrit. Unë mendoj që janë futur në një kurs të gabuar, nuk dua të them kush ka më shumë të drejtë”, shtoi Patozi në Report Tv.

Si ish-kreu i grupit Parlamentar të PD-së, që e njeh mirë partinë, e sheh si një mision të pamundur që Berisha të përsërisë vetveten, duke e konsideruar si një shembull të keq që nuk duhet ndjekur, e ndërsa Partinë e Lirisë nuk e cilëson aspak faktor.

“Nuk ka asnjë shans që Berisha të përsërisë veten, e ka të vështirë që të bashkojë PD e pastaj dhe bashkojë vektorët opozitar, është një mision i pamundur. (…)Partia e Lirisë më duket shumë e dobët, është e dënuar që të vazhdojë rrugëtimin me foltoren se kanë hallet dhe interesat e përbashkëta, nuk mendoj që mund të jetë faktor”, përfundoi Patozi.

Në fund, komentoi edhe largimet nga PD-ja duke thënë se kanë marrë këtë vendim për shkak se nuk shikojnë dritë në fund të tunelit për një bashkim.

/e.d

Next Post
Moti i keq godet vendin/ Drejtoria Detare: Është e ndaluar dhënia e lejes për…

Moti i keq godet vendin/ Drejtoria Detare: Është e ndaluar dhënia e lejes për…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

March 30, 2026
Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

March 30, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

March 30, 2026
Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

March 30, 2026
Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In