Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi deklaroi sonte se kryedemokrati Lulzim Basha e kërkon pushtetin në tavolinë pa dashur të bëhen zgjedhje fare.
I ftuar në emisionin “Realstory” në Vizion Plus, Patozi thekson se deklarata e Bashës duhet të vinte pas asaj të presidentit të Republikës Ilir Meta pasi ishte ai i vetmi i prekur më shumë nga vendimi i Kolegjit Zgjedhor.
“Qendrimi i Bashës me duket jashte konteksti. Jam dakord me disa nga deklaratat e tij, por nuk e kuptoj pse i lidh me vendimin e Kolegjit. Ajo që duhej evituar sot ishte se duhej prekur reagimin e zotit meta sepse une kam përshtypjen se ka një lloj konvergjimi mes aksionit të opozitës dhe vendimit të presidentit. dhe nese do të pranohej dekreti nga Kolegji Zgjedhor nuk e zgjidhte problemin e zotit Basha pasi ai nuk kërkon datë zgjedhjesh, por kërkon të ikë Edi Rama të mos ketë zgjedhje fare. Vendime të tilla unë nuk i dua, por kjo është drejtësia jonë dhe kjo është një drejtësi 5-0 që ka marrë dhe herë të tilla” deklaroi Patozi në emision./l.m











