Ish deputeti i PD, Astrit Patozi, në një postim të tijin në rrjetet sociale ka ironizuar kryetarin e PD Lulzim Basha, lidhur me vendimin e tij për të thirrur më parë Këshillin Kombëtar të PD, përpara se të mbledhe Kuvendin e kësaj force politike. Ironia e Patozit në këtë rast evidenton faktin se shumica e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD po u’a kalojnë edhe atyre të PS për t’u shfaqur me Kryetarin e Bashkisë Erion Veilaj duke mbjellë pemë.
Ja postimi i tij:
“Më mori në telefon një demokrat i entuziazmuar dhe më tha se “e dëgjoi Luli këshillën e doktorit, do ta mbledhë Këshillin Kombëtar përpara Kongresit”.
Dakord mo, i thashë, lajm i mirë qenka, por më rezulton se janë më shumë anëtarë të Keshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, se sa anëtarë të Komitetit Drejtues të PS, ata që kanë dalë në televizor këto ditë duke mbjellur pemë me Lali Erin”.
ma.me











