• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Patozi ftesë Topallit për bashkëpunim: Duhet të bëhemi kundër PD-PS-LSI

by Ardit Rada
26/10/2020 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Astrit Patozi dhe Bindja Demokratike i kanë shpallur tashmë kundërshtarët në garën e 25 prillit dhe ato janë PS e PD së bashku me LSI. Tashmë që fushata ka nisur dhe formacionet në betejë kanë filluar të skicohen, Patozi e ka të qartë rrugën drejt 25 prillit.

“Ne synojmë të jemi forcë përcaktuese qeverisëse dhe për këtë do të bëjmë gjithçka mundemi që ti drejtohemi sidomos shqiptarëve të lirë dhe të panagzhuar politikisht të cilët duhet të refuzojnë një model të shëmtuar politik që është kryetarokracia, e cila përfaqësuesit më të denjë ka PS në pushtet dhe PD e LSI në opozitë”, tha ai.

Beteja e parë kundër asaj që Patozi e cilëson kryetarokraci është hapja e plotë e listave, pavarësisht Kodit Zgjedhor.

“Ne kemi marrë një vendim, i cili është i panegociueshëm dhe është i paapelueshëm. Që do të thotë secili prej nesh që merr një votë më shumë se tjetri, merr mandatin, duke filluar nga unë i pari e deri tek kandidati i fundit”, deklaroi Patozi për gazetaren Olta Blaceri.

Duke përcaktuar si kundërshtare, PS nga njëra anë dhe PD e LSI në anën tjetër, ajo që Astrit Patozi synon është krijimi i një fronti opozitar, duke ftuar të gjitha partitë e reja përfshi edhe lëvizjen e Jozefina Topalli për të garuar me një liste të përbashkët në 25 prill.

 “Sigurisht i takon asaj që të shpalosë vizionin e vet apo se si e mendon ajo dhe të tjerët që mund t’i bashkohen asaj lëvizje Shqipërinë e së nesërmes. Ajo që na takon ne është që ne i urojmë rrugë të mbarë, i urojmë mirëseardhjen në fushën e betejës elektorale të 25 prillit. Ne inkurajojmë çdo forcë të re e cila është për ndryshimin dhe sigurisht këtu bën pjesë edhe lëvizja e zonjës Topalli.”

Patozi ka një përgjigje për të gjithë ata që e akuzojnë atë dhe zonjën Topalli për lëvizet politike që ata sot drejtojnë.

“Nuk kam asnjë sekondë kohë për të humbur me një mendësi staliniste e cila për fat të keq mbizotëron tek ajo që ka mbetur në PD”

Astrit Patozi e Jozefina Topalli nuk janë të vetmet figura të Partisë Demokratike, që do të garojnë në 25 prill, forcë të re ka krijuar Myslym Murrizi e të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe Rudina Hajdari me nismën “Thurje”.

/e.r

Next Post
Infektohet kryeinspektorja për Shëndetin në Tiranë, bëri bujë me deklaratën ‘mezi pres të vijë COVID në Shqipëri’

Infektohet kryeinspektorja për Shëndetin në Tiranë, bëri bujë me deklaratën 'mezi pres të vijë COVID në Shqipëri'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Transformimi i pabesueshëm i aktorit! Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë

Transformimi i pabesueshëm i aktorit! Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë

December 26, 2025
Imuniteti i Ballukut/ Deputetët e opozitës kërkuan mbledhje të Këshillit të Mandateve, Bylykbashi: Na u mbyll dera e sallës

Imuniteti i Ballukut/ Deputetët e opozitës kërkuan mbledhje të Këshillit të Mandateve, Bylykbashi: Na u mbyll dera e sallës

December 26, 2025
Trondit tragjedia në../ Mbijeton vetëm djali 3-vjeçar, shoferja e dehur vret një familje që po kthehej nga një festë Krishtlindjesh

Trondit tragjedia në../ Mbijeton vetëm djali 3-vjeçar, shoferja e dehur vret një familje që po kthehej nga një festë Krishtlindjesh

December 26, 2025
Aksidenti në aksin Levan-Tepelenë ku humbi jetën i mituri, policia arreston 30 vjeçarin

Aksidenti në aksin Levan-Tepelenë ku humbi jetën i mituri, policia arreston 30 vjeçarin

December 26, 2025
“Rama nuk ka legjitimitet..”/ Berisha: T’i përzëmë nga pushteti, kemi të drejtën e ligjit dhe Zotit të përballemi me ta

“Rama nuk ka legjitimitet..”/ Berisha: T’i përzëmë nga pushteti, kemi të drejtën e ligjit dhe Zotit të përballemi me ta

December 26, 2025
Sali Berisha në turin e Foltores sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD në vend që të merrej me votën, u mor me mua

Sali Berisha në turin e Foltores sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD në vend që të merrej me votën, u mor me mua

December 26, 2025
Tronditëse/ Media britanike: Trupat ruse në Ukrainë po kthehen në kanibalë, po hanë njëri-tjetrin nga uria

Tronditëse/ Media britanike: Trupat ruse në Ukrainë po kthehen në kanibalë, po hanë njëri-tjetrin nga uria

December 26, 2025
VIDEO-Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, ja sa pritet të shkojnë temperaturat

VIDEO-Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, ja sa pritet të shkojnë temperaturat

December 26, 2025
Lëshohen nga Gjermania 100 mijë viza gjatë këtij viti, shqiptarët tek aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare

Lëshohen nga Gjermania 100 mijë viza gjatë këtij viti, shqiptarët tek aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare

December 26, 2025
Fluks aplikimesh për ID dhe pasaporta, punohet edhe gjatë ditëve të shtuna

Pasaporta shqiptare për “interes kombëtar”, procedurat për artistët e sportistët

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com