• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Patozi: Do shkoj deri në Hagë për zgjedhjet e 30 qershorit

by Java News
19/07/2019 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I paragjykuar për faktin se Bindja Demokratike u fut në zgjedhjet e 30 qershorit, sot Astrit Patozi shprehet i bindur se koha i ka dhënë të drejtë madje thotë se është i gatshëm të shkojë deri në Hagë për të vërtetuar se këto zgjedhje u vodhën.

I ftuar në Top Talk përballë gazetarit Denis Dyrnjaja, Patozi i bëri një ftesë publike kreut te opozitës Lulzim Basha.

“Kur kam ardhur këtu në emisionin tuaj para rreth një muaji kam thënë se mbas 30 qershorit Shqipëria do të flasë kryesisht për ne dhe ja ku e mbajtëm premtimin. Në rast se nuk do të ekzistonte Bindja Demokratike sigurisht që të gjitha palët do të ishin të relaksuara. Edi Rama do ti kishte vënë kapakun e arkivolit zgjedhjeve të cunguara të 30 qershorit ndërkohë që Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi do ishin duke u marrë me 13 tetorin, me një gënjeshtër e cila bëhet për të mbajtur veten me gajret deri sa të vijë vjeshta. Pra, ne ishim në këto zgjedhje dhe vazhdojmë të jemi si dëshmitarë të asaj që ky sistem është i kalbur”, thekson Patozi.

Por cili është qëllimi i Bindjes Demokratike me ankimimin e bërë në Gjykatë për 30 Qershorin? 
“Ne duam t’i dëshmojmë Shqiptarëve dhe zgjedhësve tanë, atyre që na votuan që në këto zgjedhje u fut dora në kuti dhe për ne nuk është risi. Mund ta evitonte mazhoranca por e ka të pamundur. Ky ështe nje fakt dhe unë jam i gatshëm t’i shkoj deri në gjyqin e Hagës kësaj çështjeje nqs do të ishte e mundur, që të hapet vetëm një kuti të cilën ta zgjedhim ne, një kampion, një zonë zgjedhore, mos të merremi me të gjithë Shqipërinë sepse e gjithë Shqipëria është e madhe , zgjat procesi etj etj”, shprehet Patozi.

Kreu i Bindjes Demokratike thotë se do ta cojë deri në hallkën e fundit te Gjyqësorit ankimimin me shpresën që një kuti po të hapet do të provojë që këto zgjedhje u vodhën sërish si ato pararendëset dhe si ato para tyre. Ai ka edhe një ftesë publike për kreun e opozitës Lulzim Basha.

“Bindja Demokratike është në Kolegj Zgjedhor dhe mund ti provojë Shqiptarëve, nëse do kenë mirësinë ata Gjyqtarë që të zbatojnë ligjin, që të provohet që Edi Rama vodhi edhe zgjedhje që nuk pati nevojë. Bashës nuk i lejohet të ankimojë sepse vetë zgjodhi të ishte spektaror dhe jo lojtar. Ky është rasti për ti provuar Shqiptarëve dhe opozitës që kurrë nuk mund të zgjedhësh pozicionin e spektatorit dhe ti japësh vetes të drejtat e lojtarit. Sepse përveç 61 Bashkive që i ka dorëzuar në tavolinë deri tani që po flasim, Basha i ka hequr vetes mundësinë për ta provuar që Rama i vodhi këto zgjedhje. Ne e ftojmë që te vijë ne tryezë kur të shkojmë në kolegj zgjedhor, le të sjellë ekspertët e vetë dhe ne i mirëpresim, por të jenë si spektatorë aty sepse nuk mund të jenë si aktorë” deklaron Patozi.(tch)/l.m

Next Post
Shtohen plazhet ku lejohet nudizmi në Kroaci

Shtohen plazhet ku lejohet nudizmi në Kroaci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Valuta Lev largohet përfundimisht/ Bullgaria feston hyrjen historike në Eurozonë (FOTOT)

Valuta Lev largohet përfundimisht/ Bullgaria feston hyrjen historike në Eurozonë (FOTOT)

January 1, 2026
Ylli shqiptar e nis me gol vitin 2026 në Angli, Anis Mehmeti nuk ka të ndalur (VIDEO)

Ylli shqiptar e nis me gol vitin 2026 në Angli, Anis Mehmeti nuk ka të ndalur (VIDEO)

January 1, 2026
Tragjedia në resortin e skive/VIDEO – Shfaqet momenti i shpërthimit të zjarrit në lokal

Tragjedia në resortin e skive/VIDEO – Shfaqet momenti i shpërthimit të zjarrit në lokal

January 1, 2026
Festimet në Fier / Në spital paraqiten 25 të rinj të dehur, 3 persona të lënduar nga fishekzjarrët

Festimet në Fier / Në spital paraqiten 25 të rinj të dehur, 3 persona të lënduar nga fishekzjarrët

January 1, 2026
Sulmet gjatë natës së Vitit të Ri, Moska dhe Kievi akuza njëra-tjetrës/ Raportohet për 24 të vdekur në Kherson

Sulmet gjatë natës së Vitit të Ri, Moska dhe Kievi akuza njëra-tjetrës/ Raportohet për 24 të vdekur në Kherson

January 1, 2026
Festimet, Proda takim me punonjësit e Rrugores: Zero tolerancë për drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit

Festimet, Proda takim me punonjësit e Rrugores: Zero tolerancë për drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit

January 1, 2026
Lushnje, Benz-i me shpejtësi “skëterrë” merr para Volswagen-in. Pamje pas aksidentit

Lushnje, Benz-i me shpejtësi “skëterrë” merr para Volswagen-in. Pamje pas aksidentit

January 1, 2026
Spiropali uron homologun qipriot për Presidencën e BE: Shpresojmë për një proces zgjerimi gjithëpërfshirës! Begaj: Fokusi tek integrimi i..

Spiropali uron homologun qipriot për Presidencën e BE: Shpresojmë për një proces zgjerimi gjithëpërfshirës! Begaj: Fokusi tek integrimi i..

January 1, 2026
Kurti mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryeparlamentarit Daci: Emër me rëndësi në historinë e shtetndërtimit të Kosovës

Kurti mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryeparlamentarit Daci: Emër me rëndësi në historinë e shtetndërtimit të Kosovës

January 1, 2026
Hyn sot në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë/ Përfitojnë rreth 308 mijë të punësuar në sektorin publik dhe privat

Hyn sot në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë/ Përfitojnë rreth 308 mijë të punësuar në sektorin publik dhe privat

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com