Ish-n/kryetari i PD, Astrit Patozi i ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” paralajmëroi një lëvizje re politike, e cila sipas tij duhet që të shkundë sistemin në Shqipëri. Patozi u shpreh se pret një përgjigje nga Lulzim Basha për plaftormën për ringritjen e PD që i dorëzoi grupi i kritikëve, ndërsa nëse nuk do të merret në konsideratë atëherë la të kuptohej se kjo lëvizje brenda PD mund të kthehet në një lëvizje politike.
“Platforma për ngritjen e PD është në zyrën e Bashës, është në detyrimin e tij që të japë një përgjigje institucionale. Unë besoj që PD mund të gjejë forca për t’u bashkuar. Kjo nevojë e përfaqësimit të së djathtës, cfarë do fati që të ketë lëvizja jonë, do të vijë kohë që të përfaqësohet, pasi është nevojë sociale.
Parlamenti dhe shteti nuk reflekton nevojën e shoqërisë për një shtet modern. Kanabizimi, inkriminimi dhe korrupsioni janë probleme që afrontohen përmes një lëvizje të fortë politike, që shpresoj se do të vijë nga e djathta.
Mund të jetë lëvizja për ringritjen e PD? Nuk e di. Nuk mund ta them. Nëse do të ketë një pranim nga PD do të ishte shumë e mirëpritur, pastaj nuk është më problemi ynë. Ne kemi detyrim pastaj që të përfaqësojmë këtë masë demokratësh. Jam i sigurt që kjo masë demokratësh që dalin jashtë PD do të vijë shumë shpejt dita që do të përfaqësohen, pasi është nevojë kombëtare” deklaroi Patozi.
Intervista në REPORT TV
Nëse do ishin në parlament do të votonit kërkesën e prokurorisë për lejimin e arrestimit të Tahirit?
Po! Pasi do i përkisja opozitës, e cila kishte një qëndrim të unifikuar. PS duhet të kishte një qëndrim tjetër, pasi dëmin më i madh iu shkaktua shumicës. Rama dhe qeveria u ekspozuan si njerëz që bën gjithçka për t’i ikur së vërtetës. Mazhoraca duhet të ishte e hapur për drejtësinë, për të mos qenë pengesë politika. Politika është si enët komunikuese, kur bie njëra, merr tjetra, por nuk mund të them se e kapitalizmi opozita.
E mbrojti Rama apo e shiti Tahirin?
Nuk jam i sigurt. Tahiri u kap në flagrancë dhe cdo gjë që mund të bënte Rama ose të bëjë është e pavlefshme. Qeveria sot është e rrënuar për shkak të asaj cështje, e cila jo vetëm përligj akuzat e opozitës, por tregon degradimin e një stili qeverisje. Opozita nuk ka ditur ta kapitalizojë, pasi cështja Tahiri tregon rënien e sistemit. Është një kambanë alarmi që duhet të krijojë një lëvizje të re politike, të cilën i takon ta bëjë opozita. E kam fjalën për një shkundje.
Ishte një aksident politik, nuk ishte një hetim
Ishte një dhuratë që na erdhi nga parterët dhe ishte e mirëpritur
Rama tha se nuk kam lidhje me këtë histori, a iu duket e besueshme?
Jo! Sepse për shkak se aksidenti shkoi te Tahiri, kjo do të thotë se ky fenomen është dominant dhe partnerët e kanë evidentuar dhe theksuar. Qeveria është e rrënuar dhe e ka të vështirë që të dalë në sipërfaqe pas kësaj që i ndodhi. E vetmja gjë që e ndihmon është që opozita nuk është në lartësinë që duhet për të bërë një kurban më të madh. Kanabizimi ka qenë fenomen me licencë shqiptare.
Shqipëria sot ka problem korrupsion. Sot flitet vetëm për Tahirin dhe jo për korrupsion. Ky është një degëzim, pasi qeveria merrte pjesën e saj në këtë biznes. Pasi ministrat, deputetët dhe zyrtarët e lartë, apo që fiknin radarët merrnin një përqindje
A u ble fitorja e 25 qershorit me paratë e hashashit?
Mendoj se nuk kanë qenë vetëm paratë e hashashit. Pasi korrupsioni ka qenë galopant dhe hashashi ka qenë një degëzim. Edhe sot vazhdohet që të vidhet në të gjitha mënyrat dhe kjo është shumë shqetësuese, pasi nuk po e kapim demin për brinjësh dhe kjo mendoj se bëhet qëllimisht. Diferenca mes nesh dhe PS nuk është vetëm hashashi. Mund të ketë ndikuar te zgjedhjet, por kishte edhe faktorë të tjerë.
A është në gjumë opozita sot?
Është më e rëndë se kaq. Opozita nuk është në gjumë, por për shkak të Bashës është në një moment pritje, opozita nuk po godet sistemin. Opozita po përpiqet që të vijë në pushtet jo për shkak e saj por shpreson të bjerë qeveria. Shqiptarët e kanë të vështirë që të gjejnë diferencën. Jo vetëm emrat, por kur nevoja sociale është e madhe bien emrat. Ne po flasim për një ide që opozita nuk e ka, Basha as nuk do dhe as nuk di që të dalë në sipërfaqe. Opozita është e papërgatitur për të shfrytëzuar dosjen Tahiri.
Pak e vështirë që të besohet që opozita të mos vijë në pushtet?
Marrëveshja Rama-Basha vazhdon, jo e shkruar, por e heshtur
Cfarë klauzolash?
Për ruajtjen e sistemit. Shqipëria ka dy sulltanë, njëri qeveris dhe tjetri që pret radhën. Basha nuk ka bërë asgjë për ta ndryshuar këtë. Unë mund të kthehem te teza e Republikës së Re. Basha nuk e përmend më, pasi ishte i rremë dhe nuk ishte real. Ishte për të dalë nga çadra, trampolinë për të kaluar një vështirësi. Një politikan vizionar do i qëndronte, por nuk është i gatshëm ta bëjë, pasi ka qenë i pavërtetë. Që ta tërheqësh qytetin duhet të ketë kauzë, opozita nuk e ka për shkak të Bashës. Koalicioni është kaq i panatyrshëm sa lufta që i shpallëm gjatë zgjedhjeve. E panatyrshme që zgjidhja të vijë përmes këtij bashkimi mekanik.
Pse jeni kundër frontit opozitar?
Unë mendoj se njerëzit bashkohen për shkak të ideve dhe jo të personave. LSI akoma nuk u është tharë vula kur ishin në pushtet, prandaj nuk mund të jenë sot me një demokrat. Një projekt politik sot është një nevojë sociale, ftesa do i bëhet kujtdo. Opozita sot është e pa bashkuar, nuk ka bashkuar shtëpinë e vet dhe si mund të bashkojë lagjen dhe qytetin.
Cfarë do të bënit ndryshe?
Duhet të ftosh cdo faktor që i bashkohet këtij projekti dhe jo ty si PD, apo bashkim i disa partive mekanikisht. Duhet të ftosh njerëzit për të ndryshuar sistemin, bëhe tnë dy forma; ose me revolucion që unë nuk jam i pritur ose me reforma të mëdha.
Cfarë reformash?
Reforma kushtetuese. Një lloj rithemelimi. Ky sistem po na con poshtë e më poshtë, kjo duhet bërë sot
Cfarë duhet të ndryshojë?
Reforma totale, në drejtësi, zgjedhore dhe si funksionojnë institucionet. Duhet bërë sa më parë, por duhet të fillojë nga vetja, unë nuk e shikoj këtë nga PD. Ti nuk mund ti kërkosh dikujt dicka që nuk e bën vetë, PD thotë që Rama vodhi votat, por Basha vodhi votat për vetë për kryetar. Rama ka një investim për ta kaluar në plan të dytë inkriminimin e qeverisë.
A arrin ta shmangë?
Përpjekjet po i bën. Ka hapur një debat të stisur me shtypin, krijoi cështjen e Visho Ajazit apo atë në Himarë. Kjo me shtypin pati përpjekje titanike për ta zhvendosur debatin. Shtypi ndihet i lënduar dhe reagoi, por politika nuk kishte arsye se përse të përfshihej, pasi ishte i stisur. Raporti i kryeministrit me mediat nuk zgjidhet me debat, nuk e vendos as kryeministri dhe as media pozicionin e tyre. Debati i vetëm që mund të bëjë kryeministri me shtypin është terreni, jo doktrina. Nëse kryeministri krijon një klimë armiqësi, i bën thirrje për të linçuar gazetarët, shefi i opozitës bën gjënë normale del në mbrojtje? Shefi i opozitës e kupton shumë pak. Basha duhet t’ia linte vetë shtypit.
Përmendët rastin e Visho Ajazit, në fakt po e dekreton për ambasador nuk është se i ka bërë presion…
Unë rezervohem të shpreh konsideratat e mia për një cështje që kam pak info. Por ata që dolën dhe thanë i ka bërë presion, sot duhet ta tërheqin deklaratën, pasi historia po tregon se nuk ka pasur presion, mund të ketë pasur marrëveshje. Një erë e keqe bie. Cfarë presioni mund t’i bëjë kryeministri shefit të SHISH, të kundërtën mund ta besoj. Kryeministri e ka të pamundur për ta shkarkuar. Në rast se ka ndodhur dicka ka qenë kulaçi dhe jo kërbaçi. E ndodhur tani tingëllon si një thirrje e kryeministri për ndihmë. E pamundur që peshën e dosjes Tahiri ta sfumosh me të tilla akrobaci.
Si e shpjegoni që pavarësisht se Rama i sulmon si prokurorinë si SHISH, këto nuk arritën ta bënin këtë dosje?
Sistemi është i kalbur. Ne kemi një kalbje, nuk funksion drejtësia, jeta parlamentare dhe politike. Shqipëri lëndon produktet e deformuara të partive, prandaj them se ka nevojë për një shkundje.
Cilat pjesë janë të kalbura?
E keqja fillon nga partitë nga mënyra sesi funksionojnë, mungesa e demokracisë, bunkerizimi.
Nisët të flisnit për KQZ
Është artificë që po përedoret nga Rama për të ikur nga hashashi dhe dosja Tahiri. Kjo mund të sjellë një reagim politik të opozitës, por shumë e parëndësishme, qeveria është kapur në flagrancë me krimin dhe drogën, opozita duhet ta shfrytëzojë deri në pikën e fundit, unë nuk e shoh ende. Është kaotike PD, e drejtuar keq nga Basha për këtë cështje. Ditët e para deputetët e PD iknin nga komisionin dhe ndërkohë shkonin në seancë dhe rrinin 20 orë në debat me Bashën. Në komisionin nuk rrinin, ndërsa në Kuvend jo, pra nuk është vendi për të ikur nga fusha e betejës, pasi rast më të mirë se ky nuk besoj që të na vijë më.
Në partinë tuaj është tejkaluar ai ngërçi i krijuar me zgjedhjet?
Jo! Është një plagë ende e freskët nuk ka pasur përpjekje për ta tejkaluar si problem. Një njeri që ka sherr brenda shtëpisë së tij nuk mund ta zgjidhë duke u pajtuar me komshiun. PD ka një traumë, e cila nuk ka ardhur për shkak të listës së deputetëve, e cila është e parëndësishme me problematikën e thellë.
Cili është problemi?
Keqmenaxhimi dhe keqdrejtimi. Në rast se edhe te PS ky problem është, ndryshimi i vetëm është esencial sepse njëri është fitues dhe tjetri humbës. Për humbësin fatura është shumë e madhe. Ramën mund ta akuzojnë për autokraci dhe vese, por duke qenë i suksesshëm ai mund t’ua mbullë gojën. PD ka rezultuar e pasuksesshme në dy zgjedhjet e fundit dhe me shumë gjasa do të vazhdojë edhe në të ardhmen të thellohet hendeku. Nuk ka asnjë parti në Shqipëri që të jetë e gjitha bashkuar dhe të fitojë e vetme. Nëse nuk është e bashkuar dhe prish shtëpinë e vet nuk ka asnjë shans që të vijë në pushtet. Një parti me traum dhe vese nuk të jep shans që kauza e saj të përfaqohet nga të tjerët.
Berisha tha se duhet të gjendet një formulë bashkimi, është avancuar?
Kush duhet t’i kërkojë. Berisha dhe Basha e kanë pranuar që u shkel statuti, u prish tradita, mori vendim personal, projekti i tij rezultoi humbës dhe përgjegjësi kryesor duhet të bëjë hapin e parë për të korrigjuar vetveten. Ai është i zoti i shtëpisë edhe pse legjitimitetin e ka të cunguar, pasi zgjedhjet ishin të manipuluara. Kujt ti kërkojmë. Ne kemi bërë një projekt dhe ia kemi dorëzuar edhe Bashës, ia dhamë edhe publikut. Ka një plarformë që synonte bashkimin e PD.
Keni marrë përgjigje?
Asnjë përgjigje. Nuk kemi insistuar, pasi PD është shtëpia jonë dhe se kishte një cështje të nxehtë në dizfavorin e qeverisë, kemi bërë një tërheqje dhe kemi lënë PD që ta kapitalizojë për të mos i hyjë nëpër këmbë, por kjo nuk e ndryshon situatën. Edhe nëse ne do të vendosim që të ikim në shtëpi, kjo cështje qëndron aty. Është nevoja e demokratëve, por Basha nuk ka bërë asnjë hap për të treguar se do të ndryshojë. Cfarë garancish mund të japësh kur nuk ndryshon as si mentalitet. Platforma për ngritjen e PD është në zyrën e Bashës, është në detyrimin e tij që të japë një përgjigje institucionale.
Po Berisha ka dhënë përgjigje?
Nuk i adresohet Berishës. Por ne i qëndrojmë platformës dhe duam të krijojmë një model për shqiptarët. Në rast se PD do të heqë dorë nga hegjemonia e njëshit, edhe te PS do të ketë ndryshim. Ne po kërkojmë që këtë ta bëjmë në shtëpinë tonë.
Ndërhyja e Berishës, iu duk e sinqertë?
Nëse Berisha pyetet për një problem të PD, ai duhet të japë një përgjigje. Nëse ka një qëndrim të pa e kërkuar kush, kjo mund të konsiderohet ndërhyrje, por këtë nuk e kam parë.
Ka rol për të luajtur?
Rol ka cdo njeri që ka aksione në atë parti
Nuk besoj se e konsideroni kolegu Berisha?
Është një figurë e fortë me kontribute të jashtëzakonshme, pavarësisht ofiqeve.
Po prisni përgjigje nga Basha për platformën, sa mund të prisni?
Ne nuk e kemi me normë, por nuk do të presim pa fund. Do ta rikthejmë në PD temën e ringritjes së saj dhe do të varet nga Basha sesi do të shkojë historia e PD. Ne kemi bërë detyrën tonë shumë luajaje, një nevojë që kanë demokrëtët. Kjo nuk është nevojë për t’u marrë me politikë, por e PD dhe problemin duhet ta zgjidhë ai që e shkaktoi. Ne nuk kërkuam fraksione në PD, ne kërkuam që PD të bashkohet përmes votës duke shenjtëruar votën brenda saj ta konsiderojë të shenjtë edhe atë jashtë saj kur përballet me kundërshtarin.
Ka një zgjedhje të ndërmjetme?
Basha po të jetë pak inteligjent e kupton që procesi zgjedhor në PD nuk është për ne, por për atë për ta legjitimuar. Ne duam që njerëzit të bashkohen përmes idesë.
Ju doni zgjedhje?
Po!
Ju do kandidoni?
Kjo nuk është cështje kandidimi. Zoti Patozi ishte gati të kandidonte me Bashën që në korrik, dhe ajo që kërkuam ishet më pak nga ajo që kërkojmë tani, atëherë kërkuam vetëm rregullat e lojës. Nevoja e Bashës është më e madhe se në korrik nëse e ka seriozisht që do të sjellë PD në pushtet, nëse ka bërë marrëveshje për vendin e dytë le të vazhdojë.
Përballë ishte Eduard Selami dhe garë ka pasur?
Unë nuk jam lodhur shumë për ta shpjeguar garë, ishte farsë elektorale. I kam thënë edhe gjatë garës kur pranoi që të kandidonte, më tha se “Unë jam drejt fitores” dhe ndodhi ajo që ndodhi.
Keni komunikuar pas zgjedhjeve?
Jo!
Jeni gati të kandidoni nëse ka zgjedhje?
Pa diskutim! Nuk jemi ne problemi, por rezultati i tij.
Nëse përgjigja për zgjedhjet do të jetë negative, jeni gati për të krijuar një subjekt të ri?
Unë besoj që PD mund të gjejë forca për t’u bashkuar, pasi nuk mund të paragjykoj askënd. Kjo nevojë e përfaqësimit të së djathtës, cfarë do fati që të ketë lëvizja jonë, do të vijë kohë që të përfaqësohet, pasi është nevojë sociale. Parlamenti dhe shteti nuk reflekton nevojën e shoqërisë për një shtet modern. Kanabizimi, inkriminimi dhe korrupsioni janë probleme që afrontohen përmes një lëvizje të fortë politike, që shpresoj se do të vijë nga e djathta.
Në zgjedhjet e ardhshme do të jeni subjekt?
Nuk fola as për veten dhe as për fatin e lëvizjes për PD, jam i pritur që kjo lëvizje të arrijë disa nga objektivat. Nëse nuk ndodh që në politikën shqiptare do të prodhohet një forcë tjetër që do ta shkundë sistemin.
Mund të jetë lëvizja për ringritjen e PD?
Nuk e di. Nuk mund ta them. Nëse do të ketë një pranim nga PD do të ishte shumë e mirëpritur, pastaj nuk është më problemi ynë. Ne kemi detyrim pastaj që të përfaqësojmë këtë masë demokratësh. Jam i sigurt që kjo masë demokratësh që dalin jashtë PD do të vijë shumë shpejt dita që do të përfaqësohen, pasi është nevojë kombëtare.
Cilat janë strukturat e lëvizjes?
Nuk është ky qëllimi. Ne kemi mbështetës në cdo cep të Shqipërisë. Nuk jemi marrë me organizimin, pasi jemi brenda PD. Por ka një mbështetje kapilare.
Cfarë zgjidhjesh iu sugjerojnë?
Për të krijuar një tjetër forcë do të ishte ndërmarrja më e lehtë e mundshme, por nuk duam ta bëjmë më të fortë PD, ta bashkojmë dhe të shtrihemi dhe të bëjmë një ofertë tjetër për publikun për ta bërë më të madhe. PD kur erdhi në pushtet bashkoi të gjithë ikurit, thirri KOP-in, ftoi shoqërinë dhe median dhe doli 60 mijë vota më pak se e majta, por falë sistemit erdhëm në pushtet në 2005. Kur ne u rikthyem kaluam ylberin, ishte një strategji vizionare e Berishës, por edhe të gjithë të tjerëve që e përqafuam, por edhe në atë ditë për pak desh ngelëm, ndërsa sot je të kundërtën e këtij shembulli. Unë besoj se nëse PD nuk e zgjidh këtë problem për ndryshimin e sistemit nuk do ia dalë kurrë që të mund qeverinë.