• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Patozi: Bindja Demokratike do t’i ankimojë zgjedhjet e 30 qershorit

by Java News
04/07/2019 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka shkruar një koment ku deklaron se Bindja Demokratike do t’i ankimojë zgjedhjet e 30 qershorit.

Përmes deklaratës së postuar në “Facebook”, Patozi thekson se kanë dyshime se në shumë qendra votimi janë hedhur fletë votimi për të rritur fiktivisht numrin e mbështetësve të qeverisë, në shumë zona ka pasur haptazi votim familjar, ndërsa në tavolinat e numurimit janë ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve në favor të Partisë Socialiste ose aleatëve të saj.

Patozi thekson se ky kontestim nuk ka lidhje me rezultatin e BINDJES DEMOKRATIKE, i cili mund të konsiderohet i mirë për kushtet dhe trysninë e jashtëzakonshme, që ushtruan palët mbi të gjithë procesin, por është një shërbim që kryhet për të nxjerrë dhe zbardhur të vërtetën e 30 qershorit./l.m

Postimi i plotë

BINDJA DEMOKRATIKE DO T’I ANKIMOJË ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT

E vetmja fitore e zgjedhjeve të 30 qershorit ishte që ditën e votimit shqiptarët nuk u përplasën me njëri-tjetrin, ashtu siç kishin paralajmëruar disa koka të nxehta udhëheqësish politikë. Ato ishin zgjedhje të këqija dhe të cunguara, ndaj nuk është rastësi që, pas përfundimit të tyre, zgjidhja e krizës nuk shikohet fare në horizont. Tani që është numëruar edhe vota e fundit, duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar mes palëve të vjetra ndërluftuese, të cilat ishin gati për ta çuar vendin në konflikt civil vetëm që të ruanin objektivat e tyre partiake.
BINDJA DEMOKRATIKE mori pjesë në to, e vetëdijshme se po hynte në një proces të vështirë dhe të paragjykuar, ku kishte pak ose aspak shanse që të votohej dhe numurohej normalisht. Por edhe pse tani është provuar qartë se këto ishin zgjedhje problematike, ne jemi sërish të bindur se kemi marrë vendimin e duhur për të garuar më 30 qershor. Madje do të kishim bërë të njejtën gjë, edhe sikur ta dinim që në fillim se zgjedhjet do të ishin edhe më të këqija se kaq. Sepse mendojmë që ato janë i vetmi instrument për të ndryshuar qeverisjen në një vend demokratik, sa kohë që nuk është shpikur ende ndonjë mënyrë tjetër.
Zgjedhjet e 30 qershorit u cënuan kryesisht nga bojkoti i partive kryesore të opozitës, por edhe nga menaxhimi i keq i njërës palë, të cilës i ngeli në dorë e gjithë tepsia e administrimit të tyre dhe ajo bëri çfarë deshi me të. Ndaj BINDJA DEMOKRATIKE ishte, jo vetëm pjesëmarrëse në këto zgjedhje, por edhe dëshmitare e deformimit të tyre.
Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në të gjitha nivelet e trajtuan si ferrë nëpër këmbë BINDJEN DEMOKRATIKE, që nga dita e parë e fushatës, e deri sa u numurua vota e fundit. Ne nuk patëm mundësi të konkurronim në 61 bashkitë e vendit me këshilltarë, pasi në 20 prej tyre listat tona u rrëzuan arbitrarisht nga KQZ-JA dhe KZAZ-të socialiste me pretendimin aspak ligjor se duhet të ishin me numrin e plotë të këshilltarëve. Kjo do të thotë se në një të tretën e territorit, Partia Socialiste na e mori në tavolinë rezultatin, duke mos na lejuar të hynim në garë fare.
Por aspekti më i rëndë i këtyre zgjedhjeve ishte mospranimi nga ana e tyre që ne të kishim një sy në administrimin e zgjedhjeve, në kushtet e mungesës së Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kërkesës sonë të përsëritur për të pasur komisionerë dhe numurues në të gjitha qendrat e bashkive ku konkuronim KQZ-ja dhe KZAZ-të nuk iu përgjigjën kurrë, madje në kundërshtim flagrant me ligjin, as që denjuan ta marrin fare në shqyrtim.
Ndaj ne vendosëm t’i ankimojmë këto zgjedhje, sepse mendojmë që ato u drejtuan dhe administruan keq vetëm nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste, të cilët, me sa duket, nuk hoqën dorë nga vesi i vjetër i tjetërsimit të votës, edhe në kushtet e mungesës së shumë partive opozitare më 30 qershor.
Refuzimi i pranisë sonë nëpër komisionet e votimit dhe në tavolinat e numurimit është një argument i mjaftueshëm që ne të kemi dyshime të arsyeshme se rezultati i këtyre zgjedhjeve është trukuar nga profesionistët e vjedhjes së votës në Shqipëri. Ky ankimim mbështetet edhe nga të dhëna të besueshme që na sjellin përfaqësuesit dhe vëzhguesit tanë nga disa bashki të vendit, ku shkeljet kanë qenë më flagrante.
Ne kemi dyshime se në shumë qendra votimi janë hedhur fletë votimi për të rritur fiktivisht numrin e mbështetësve të qeverisë, në shumë zona ka pasur haptazi votim familjar, ndërsa në tavolinat e numurimit janë ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve në favor të Partisë Socialiste ose aleatëve të saj.
Ky kontestim nuk ka lidhje me rezultatin e BINDJES DEMOKRATIKE, i cili mund të konsiderohet i mirë për kushtet dhe trysninë e jashtëzakonshme, që ushtruan palët mbi të gjithë procesin, por është një shërbim që kryhet për të nxjerrë dhe zbardhur të vërtetën e 30 qershorit.
Shqipëria duhet të ndahet një herë e përgjithmonë nga zgjedhje të tilla të shëmtuara, që drejtohen nga militanë fanatikë partish, të cilët e prishin procesin edhe atëherë, kur nuk kanë shumë ose aspak nevojë, e jo më atëherë kur rivaliteti me kundërshtarët është i fortë.

Next Post
Therën me thikë tre persona në Kosovë, bien në pranga të dyshuarit

Plagoset me thikë një 19-vjeçar në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

September 11, 2026
Përse shqiptarët duan Europën, por jo Shqipërinë

Rritet emigrimi: Mbi 68 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE gjatë vitit 2025

September 11, 2026
“Nuk lëkundemi”, reagon komuniteti i prokurorëve pas kërcënimeve me jetë për kolegët

Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

September 11, 2026
Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro thyen rekordin historik, zbret poshtë 92 lekëve

September 11, 2026
“Stresi gërryen kockën”, mjekja: Ja kur prishet prodhimi normal i kortizolit!

“Stresi gërryen kockën”, mjekja: Ja kur prishet prodhimi normal i kortizolit!

September 11, 2026
Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

September 11, 2026
Rama vlerëson 88 fituesit e olimpiadave kombëtare: Ju jeni shembulli se si duhet të mendojë Shqipëria

Rama vlerëson 88 fituesit e olimpiadave kombëtare: Ju jeni shembulli se si duhet të mendojë Shqipëria

September 11, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 12 Shtator 2026

September 11, 2026
Bojkoti në Gjykata, për të tretën ditë shërbimet civile të cunguara në disa gjykata

Bojkoti në Gjykata, për të tretën ditë shërbimet civile të cunguara në disa gjykata

September 11, 2026
Nuk kanë fund problemet në Ceuta, zjarri djeg pjesërisht kampin e emigrantëve

Nuk kanë fund problemet në Ceuta, zjarri djeg pjesërisht kampin e emigrantëve

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com