• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Patozi apel demokratëve: Mos e merrni seriozisht Bashën, është kryetar fals!

by Java News
26/07/2017 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një analize të gjatë të publikuar ditën e sotme në profilin e tij në ‘Facebook’, deputeti i PD-së Astrit Patozi ka reaguar në lidhje me deklaratat që kreu i sapomandatuar i PD-së Lulzim Basha bëri në mbledhjen e deputetëve të zgjedhur në zgjedhjet e 25 qershorit.

Patozi thotë se Basha është politikani më i kompromentuar në Tiranë, ku sipas tij akuzohet nga të gjithë se ka bërë pazare okulte me kryeministrin Edi Rama. Më tej, Patozi shprehet se kreu i PD-së është në borxh me të gjithë demokratët, ndërsa shton, se ai i çoi në një disfatë të madhe në zgjedhjet e 25 qershorit.

“Dëgjova sot Lulzim Bashën të merrte ne dorë skeptrin e opozitës dhe të përcaktonte kushtet, që duhet të plotësonte dikush për t’u pranuar të luftonte me qeverinë nën flamurin e tij. Dhe mendova se sa të fyer duhet të jenë ndjerë ata burra dhe gra, me qindra mijëra kudo në Shqipëri, të cilët kanë zgjedhur të jenë kundërshtarë me Edi Ramën dhe me Partinë Socialiste në katër vitet e ardhshme.

Nuk ka asnjë kategori opozitari sot në Shqipëri që të pranojë Lulzim Bashën për juri të vlerësimit të aktivitetit të tij dhe kjo nuk ka të bëjë me asnjë paragjykim për të. Kryesisht për meritë të tij, Partia Demokratike ka humbur shumë nga pesha e saj specifike në parlament e kudo, ndonëse ende në numra ajo mbetet si forca më e madhe e opozitës edhe sot. Por nganjëherë numrat nuk të ndihmojnë, sepse në politikë shpesh marrin më shumë vlerë kauzat dhe morali. Lulzim Basha është sot, që po flasim, politikani më i kompromentuar në Tiranë, i cili akuzohet nga të gjitha anët për një pazar të mbyllur dhe okult me Edi Ramën. Edhe në mos qoftë ashtu, siç flitet gjerësisht, marrëveshja e 18 majit ishte e tillë që fundosi përdundimisht shpresat e Partisë Demokratike, por edhe të çdo partie dhe fluksi që sot është në opozitë, për një rezultat pozitiv në zgjedhjet e 25 qershorit. Ndaj edhe Lulzim Basha sot nuk është në borxh deri në fyt vetëm me demokratët, të cilët i çoi me duart e veta në kasaphanën e Edi Ramës, por edhe me të tjerët. Dhe në këto rrethana, ai mund të jetë njeriu i fundit që mund të përcaktojë rregullat e opozitës, e aq më pak të klasifikojë se cilët janë ose jo kundërshtarët e qeverisë.”, -thotë Patozi.

Deputeti i PD-së ironizon me deklaratën e Bashës bërë ditën e sotme, ku u ka kërkuar deputetëve të tij që të fillojnë të bëjnë një opozitë të fortë.

Ai shprehet se mbetet për t’u parë se sa seriozisht e ka opozitarizmin Basha, duke shtuar se kjo gjë është shumë e vështirë për tu besuar pasi demokratët janë mosbesues ndaj tij.

“Askush sot në Shqipëri nuk ka ndonjë detyrim të provojë opozitarizmin e vet përballë Lulzim Bashës, ndërkohë që ky i fundit është në provë para gjithkujt, nëse do ta ketë seriozisht apo jo betejën me Partinë Socialiste, ashtu siç ka premtuar në shtator.

Njoh me qindra dhe mijëra demokratë, mosbesimi i të cilëve ndaj kryetarit të saposhkrirë ka shkuar aq larg, sa e kam vështirë të gjej një “trimëri” të tij që mund t’ua rikthente prapë.

Nëse e ka fjalën edhe për LSI-në, Lulzim Basha duhet të shprehet se çfarë ka ndryshuar tek ai, që një javë para 18 majit vajti e iu ul në gjunjë Ilir Metës (tek ai takimi i famshëm, që nuk u mbajt dot i fshehtë) dhe pastaj u hodh në krahët e Ramës, duke identifikuar partinë e presidentit si shënjestrën kryesore të fushatës. E mbi të gjitha çfarë rrethanash kanë ndryshuar dhe çfarë garancish ka tani që këtij “fjalëmbajturit” të çadrës së lirisë nuk do t’i dalë diçka tjetër në të ardhmen që ta joshë njësoj si më 18 maj? Kjo është një pyetje që me siguri ia bëjnë vetes të gjithë ato forca politike, që kanë vendosur me vullnetin e tyre apo kanë qenë të detyruara të pranojnë opozitën me Edi Ramën. Dhe, sipas meje, janë në të drejtë të Zotit që ta bëjnë.

Por Lulzim Basha ka edhe një arsye tjetër pse nuk mund të gafurret dhe nuk mund të nxitojë sot të luajë rolin e korifeut të opozitës. Sepse ai sapo ka dalë nga një palë zgjedhjesh të neveritshme në Partinë Demokratike, të cilat, sikur të mos mjaftonte që ishin farsë, por edhe i manipuloi.

Dhe tani që mbushja e kutive të votimit u provua, Lulzim Basha u detyrohet të gjithë demokratëve, si atyre që refuzuan farsën, por edhe të tjerëve që e votuan. Të parëve se u mohoi garën, kurse të dytëve se u tall keq me votën e tyre. Ndaj mos e merrni seriozisht Lulzim Bashën! Ai thjesht po ngutet të paraqitet me shpejtësi si drejtuesi i fronti antiqeveritar, a thua se kjo është një dekoratë, nga ato që kanë shpërndarë pa doganë presidentët tanë.”, -shprehet deputeti i PD-së.

Në fund, Patozi bën edhe një deklaratë të fortë, duke e cilësuar kreun e PD-së, si një kryetar fals, dhe opozita është shpirt dhe frymëzim, gjë që ai nuk e sheh te Basha.

“Kryetari falso i një partie, qoftë kjo edhe më e madhja në shifra, nuk mund të jetë kurrë lideri real i opozitës. Sepse opozita është shpirt dhe frymëzim, përballje dhe vendosmëri, tolerancë dhe mençuri, bashkim dhe mirëkuptim, koncepte këto, që nuk kanë asnjë lidhje me Lulzim Bashën.”, -përfundon Patozi. 

ma.me

Next Post
Mediat shtrembëruan fjalët Jamesit: Unë e vlerësoj Realin

Mediat shtrembëruan fjalët Jamesit: Unë e vlerësoj Realin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi ndaj Veliajt, caktohet data e seancës së parë në GJKKO

March 3, 2026
Diaspora pret fletë-votimet, Celibashi: Printimi nisi, brenda 2 javësh shpërndarja

“Partitë nuk deklarojnë financimet, 50% s’marrin pjesë në zgjedhje”, Celibashi rekomandon raportime periodike

March 3, 2026
Silvio Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

Gonzato: Financimi i partive politike, parakusht për procesin e anëtarësimit në BE

March 3, 2026
Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

March 3, 2026
Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

March 3, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

March 3, 2026
Akuzohet si ekzekutori i Nikulajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin

Akuzohet si ekzekutori i Nikulajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin

March 3, 2026
Spanja nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulm ndaj Iranit, Izraeli: Je në anën e gabuar të historisë

Spanja nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulm ndaj Iranit, Izraeli: Je në anën e gabuar të historisë

March 3, 2026
Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

March 3, 2026
Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In