• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Patëm 130 mijë viktima dhe një politikë që po ringjallet”, Gjukanoviç: As Serbi e madhe e as Shqipëri e madhe, por një tragjedi e madhe

by A R
04/03/2021 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti malazes Milo Gjukanoviç tha se Serbia ishte “duke punuar tepër fort në dëm të saj” dhe shtoi se fryma e urrejtjes nga Mali i Zi dhe gjithçka malazeze tani ishte lëshuar, e cila është arsyeja pse marrëdhëniet midis dy vendeve janë në nivelin më të ulët të mundshëm sot.

“Serbia po punon jashtëzakonisht shumë në dëm të saj. Nuk ka nevojë të provohet se, unë kam qenë një aktor në jetën politike për 30 vjet, kam ndjekur vitet 1990, planin Z-4 të ofruar për Kroacinë, planet e ofruara për Bosnjën, atë për Kosovën. E gjithë kjo u refuzua me arrogancë, vrazhdësi dhe nxitim, dhe e gjitha përfundoi në humbje serioze për Serbinë dhe për ata që ishin krijuesit e një politike të tillë në Serbi”, tha Gjukanoviç.

Sipas tij, ajo që u bë nga Beogradi zyrtar në vitet 1990 në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë, po bëhet sot ndaj Malit të Zi.

“Këtë ua thashë bashkëbiseduesve të mi në Beograd me rastin e Ligjit mbi Fenë. U thashë se mbaj mend vitet 1990, se atëherë kishte disa njerëz, më duket, me një kalibër politik më serioz se sot. Ata më pas lëshuan atë frymë urrejtjeje dhe nuk mund ta kontrollonin më atë. Sot përsëritet i njëjti gabim, mbillet urrejtje ndaj Malit të Zi dhe gjithçkaje që është malazeze. Kjo do të përkeqësojë në mënyrë të pariparueshme marrëdhëniet midis dy vendeve tona”, argumentoi Gjukanoviç.

Ai shtoi se kjo tani mund të shihet “përmes fushatës së furishme që po zhvillohet nga Serbia për zgjedhjet lokale në qytetin e dytë më të madh në Mal të Zi, Nikshiq”.

“Ne nuk patëm një Serbi të madhe, as një Shqipëri të madhe, as një Kroaci të madhe, por patëm një tragjedi të madhe, me më shumë se 130,000 viktima. Ajo politikë u mund, por nuk u varros dhe tani ajo po përpiqet të ringjallet,” tha Gjukanoviç.

Ai shtoi se kjo frymë nacionaliste, shoviniste jeton në besimin se ata humbën në vitet 1990 sepse rrethanat ndërkombëtare nuk ishin të favorshme për ta, kështu që sot ata po përpiqen të bëjnë atë që nuk arritën të bënin atëherë.

Sipas prezidentit malazez, për shkak të krizave të ndryshme që kanë ndodhur në botë, bashkësia ndërkombëtare ka lënë Ballkanin Perëndimor si një ‘biznes të papërfunduar”.

“Ajo ka lënë Bosnjën jofunksionale, të paralizuar Maqedoninë (Veriore), çështjen e pazgjidhur të Serbisë dhe Kosovës. Ideja e shovinistëve tani është që Mali i Zi të largohet nga NATO, të bëjë kompromis dhe të kthehet në prehrin e Serbisë,” tha Gjukanoviç.

/a.r

Next Post
Mbi 60% e rusëve nuk pranojnë të marrin ‘Sputnik V’: Covid u krijua në laborator…

45 shtete po "i hapin dyert" vaksinave kineze dhe ruse! Pse jo edhe Shqipëria?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

November 14, 2026
Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

November 14, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

“Britania të mos përdorë armë bërthamore!”- Lufta, zbulohen kushtet e Putinit për paqe me Ukrainën: Nëse sulmojmë vendet europiane…

November 14, 2026
Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

November 14, 2026
Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

Njerëzit e Vuçiçit në rrugë, studentët në pushtet: Çfarë e pret Serbinë?

November 14, 2026
Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

November 14, 2026
Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

November 14, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Po tenton të kontrollojë Drejtësinë? Trump kërkon t’i heqë më shumë pushtet gjyqësorit, konflikti thellohet deri në Gjykatën e Lartë!

November 14, 2026
Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

November 14, 2026
Rrugorja aksion në Durrës ndaj shoferëve problematikë, 950 masa administrative dhe 9 të drejtues të proceduar!

Rrugorja aksion në Durrës ndaj shoferëve problematikë, 950 masa administrative dhe 9 të drejtues të proceduar!

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In