• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Pata një javë ankth dhe pagjumësi’/ Rrëfehet Pipero: Ja përse u infektova pas marrjes së vaksinë Pfizer

by Java News
17/02/2021 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy javë pasi mori dozën e parë të vaksinës, çuditërisht, mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero, rezultoi pozitiv ndaj Sars-Cov-2.

Në një rrëfim për Top Story, ai e konsideron si betejën më të vështirë përballjen me covid 19. Mjeku Pipero është i vetmi rast i infektuar në vendin tonë, pasi ka bërë dozën e parë të vaksinës anticovid.

“Ishte një nga betejat më të vështira të jetës time. Ato pyetjet posikur, posikur? Aq më tepër që kjo sëmundje ka ende shumë të panjohura. Sëmundjen e kalova në shtëpi me mjekime të cilat mund të aplikohen në kushte shtëpie me ndihmën e infermierëve se një pjesë e trajtimit ishte me injeksione veçanërisht me ato që në gjuhën e popullit quhen hollues gjaku” u shpreh infeksionisti, Pëllumb Pipero.

Megjithëse kaloi një formë të lehtë deri në mesatare të sëmundjes dhe simptoma më e rëndë ishte prekja deri në 35% e mushkërisë, ai rrëfen se sfida e vërtetë dhe me e veshtira ishte perballja me ankthin, per te cilin ka marre terapi specifike.

“Nuk është e lehtë të gjesh sekretin e luftimit të stresit unë personalisht nuk e gjeta pata një javë ankth dhe pagjumësi, përgjithësisht ne rekomandojmë qetsues të gjithë pacientëve edhe vetes time edhe kolegët më rekomanuan. Është e domosdoshme që pagjumësi dhe ankthin ta mjekojmë pra nuk duhet të kemi frikë ta mjekojmë sepse është e domosdoshme që gjatë kësaj periudhe të flesh sa më gjat dhe i qetë. Ankthi nuk ikën me fjalë por duhet mjekuar” u shpreh Pëllumb Pipero, Infeksionist.

Për të, sëmundja iu shfaq në një moment krejt të papritur, por e konsideron veten me fat që kishte bërë dozën e parë të vaksinës, e cila kish nisur prodhimin e antitrupave. Ndërsa aktualisht është në pritje të marrë dozën e dytë të vaksinës.

“Isha shumë i suprizuar se kishim kaluar më shumë se 1 vit nga fillimi i pandemisë isha me fat që isha i painfektuar dhe arrita të vaksinohem dhe pas 2 javësh rezultova pozitiv me Covid -19 besoj falë saj e kalova më lehetë sepse kishte filluar prodhimi i antitrupave te cilat stimulohen nga vaksina edhe pse ishte doza e pare” u shpreh infeksionisti, Pëllumb Pipero.

21 ditë pasi u infektua, dje veshi për herë të parë bluzën e bardhë për t’u rikthyer sërish në pavijon, rikthim i cili do të jetë i plotë vetëm javës që vjen. Por rikthimi për të nuk ishte aspak i këndshëm, referuar shifrave të larta të të infektuarve dhe të shtruarve, përfshirë këtu edhe rastet fatale ndër të rinjtë. Spitalet covid po shkojnë drejt ezaurimit të kapacieteve, ndërsa ministria e Shëndetësisë aktivizoi dje skenarin e parë duke përfshirë edhe spitalet rajonale në trajtimin e covid.

“ Moshat e reja kanë filluar të përgjigjen më keq sepse bëjnë hiperimun janë më imun më të fuqishëm. Studimet e fundit tregojnë se këto antikorpet imune që mundësojnë që organizmi të bëj një sëmundje autoimmune në vetvete dhe të përgjigjet më egër kjo është tipike te moshat e reja dhe shpresoj që fundi Prillit të na gjejë me numër shumë të kufizuar infektimesh” u shpreh Pëllumb Pipero, Infeksionist.

Sipas Piperos, shpresat janë tek vaksinimi dhe imuniteti natyror që sipas tij, do të na çojnë drejt fundit të pandemisë. Por për këtë duhet të presim fundin e 2021-it. Pas kësaj beteje personale, ai ka një këshillë për të gjithë ata që infektohen nga covid.

“Të mos kalojmë nga një mjek tek një tjetër sepse nuk është njëlloj është tjetër gjë të fillosh sëmundjen nga fillimi dhe tjetër gjë ta fillosh me dike dhe ta mbarosh me dike tjetër, kështu nuk përfitojmë perkundrazi humbasim” u shpreh infeksionisti, Pëllumb Pipero./ tch

Next Post
Rama i përgjigjet kritikave: Asnjë borëpastruese nuk është shpikur për ta mbledhur dëborën në ajër

Urimi i Ramës për Pavarësinë e Kosovës/ Ja kartolina e veçantë që ka zgjedhur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump: Ishte koha, bisedimet me Putinin nuk po shkojnë askund!

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

September 7, 2026
VIDEO/ Zjarri shkrumboi banesa e toka, ja çfarë lanë pas flakët që përfshinë Levanin

VIDEO/ Zjarri shkrumboi banesa e toka, ja çfarë lanë pas flakët që përfshinë Levanin

September 7, 2026
Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

Zbulohet misioni sekret amerikan për pastrimin e Hormuzit

September 7, 2026
Tirana, mes 5 destinacioneve më ekonomike të Evropës për vjeshtë

Tirana, mes 5 destinacioneve më ekonomike të Evropës për vjeshtë

September 7, 2026
Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

September 7, 2026
Horoskopi i Paolo Fox për sot: Peshqit hyjnë në ditë të forta për dashurinë

Horoskopi i Paolo Fox për sot: Peshqit hyjnë në ditë të forta për dashurinë

September 7, 2026
Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

September 7, 2026
“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

September 7, 2026
Media spanjolle rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve mesdhetare për pushime në shtator

Media spanjolle rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve mesdhetare për pushime në shtator

September 7, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Alarm për bombë! Çantë e dyshimtë pranë Ministrisë së Jashtme

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com