• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pasuritë përrallore të këngëtareve, ja kush kryeson listën

by Lorenc Vangjeli
29/12/2015 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muzikantet femra kanë jetuar momentin kohëve të fundit, por nuk do të mund ta besonit se sa para fitojnë këngëtaret më të pasura dhe sa është vlera e tyre.

Përgatituni që të befasoheni me 5 prej tyre që Koha.net i ka përzgjedhur, sepse këto zonja kanë punuar aq shumë sa që vlera e tyre është pothuajse e paimagjinueshme.

Madonna – 800 milionë dollarë
Madonna, përveç që është këngëtare, gjithmonë ka qenë një afariste e suksesshme që kur është bërë e famshme. Ajo deri më tani ka shitur më shumë se 300 milionë albume në mbarë botën dhe me këtë ajo ka hyrë në librin e Guinnessit si këngëtarja më e suksesshme e të gjitha kohërave për shitjen e më së shumti albumeve deri më tani.

Përveç shitjes së albumeve, ajo është po ashtu këngëtarja më fitimprurëse nga koncertet e saj, dhe kështu gjatë karrierës së saj 30 vjeçare ajo ka fituar nga koncertet rreth 1 miliard dollarë.

Gloria Estefan – 700 milionë dollarë
Gloria është këngëtarja më e suksesshme latine, e cila ka shitur më shumë se 100 milionë disqe në mbarë botën. Ajo po ashtu ka fituar shtatë çmime Grammy. Gloria përveç muzikës merret edhe me aktrim dhe është një afariste, pasi posedon disa restorante. Sipas revistës “People”, edicion spanjoll, ajo posedon një pasuri prej 700 milionë dollarësh.

Celine Dion – 662 milionë dollarë
Këngëtarja dhe sipërmarrësja franko-kanadeze, Celion Dion, është bërë pop artistja më e suksesshme në vitet e ’90-ta. Ajo ka shitur më shumë se 220 milionë albume në mbarë botën.

Mariah Carey – 510 milionë dollarë
Me mbi 200 milionë albume të shitura në mbarë botën, Mariah Carey është njëra nga këngëtaret më të suksesshme të të gjitha kohërave për shitjen albumeve.

Beyonce – 450 milionë dollarë
Beyonce është një nga femrat më të fuqishme në botën e shoubizit dhe këngëtarja më e suksesshme afro-amerikane. Si solo këngëtare, ajo ka shitur mbi 75 milionë disqe dhe 60 milionë tjera me ish-grupin “Destiny’s Child”, transmeton Koha.net. Ajo ka fituar 17 çmime Grammy dhe përveç muzikës, Beyonce është edhe aktore, sipërmarrëse dhe modele. Pasuria e burrit të saj, Jay-Z, është 560 milionë dollarë, që do të thotë se pasuria e tyre si çift është 1 miliard dollarë.

Next Post

Bombardimet amerikane kundër ISIS, vriten ideatorët e ngjarjeve të Parisit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

April 1, 2026
Bazë hetimore/ Përfituesit e amnistisë në burgje, policia kërkon ADN e atyre që do të lënë qelinë

Lirohet nga detyra Klevis Qose, Adriatik Kupi emërohet drejtor i Burgjeve

April 1, 2026
IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

April 1, 2026
Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

April 1, 2026
Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

April 1, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

April 1, 2026
Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

April 1, 2026
“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

April 1, 2026
Mbreti i Panairit

Ja si qelbet Kuba

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In