• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasuritë / Nga unaza me diamant e Bashës, tek bashkëshortja e kryeminstrit që merr më shumë se Rama

by Java News
12/06/2020 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Blendi Fevziu pas shumë vitesh, është kujtuar të bëjë një emission për pasurinë e politikanëve kryesorë në Shqipëri.

Natyrisht, ai nuk ka bërë ndonjë investigim për paratë që ata mund të kenë fshehur, por thjesht ka raportuar deklaratat zyrtare të pasurive të tyre.

Pra, ka publikuar thjesht ato që ata kanë deklaruar.

Më poshtë po sjellim të plotë, raportin e publikuar nga Fevziu, për pasurinë e disa prej politikanëve kryesorë në vend.

Vila në Surrel dhe para në bankë, sa është pasuria e Edi Ramës?

Deklarimi fillestar i pasurisë së kryeministrit Rama nis në vitin 2013, kohë kur ai posedonte një apartament parafabrikat të fituar nga privatizimi si dhe një studio artistike, të trashëguar nga i ati.

Me të ardhura dhe pasuri më të konsiderueshme figuronte bashkëshortja e tij Linda Rama e cila përveç në apartamenti me verandë dhe garazh në  kryeqytet ishte pronare e më shumë se 4 mijë metrave katrorë tokë në zonën e Surrelit, blerë në vitet 2005 dhe 2009. Duket se edhe sa i takon llogarisë bankare, znj.

Rama figuronte asokohe më e pasur se i shoqi. Ajo posedonte rreth 6 milion lekë në llogari bankare dhe 70 mije euro, të cilat i kishte dhënë hua pa interes. Në këtë kohë,  Rama llogariste më pak se 1 milion lekë kursime personale dhe një llogari bankare prej 2 milion lekësh, të deklaruara si të ardhura nga shitja e librit “Kurbani”.

Por ndërsa figuronte pronar me 50%, të një shtëpie banimi në Surrel, me vlerë ndërtimi rreth 40 milionë lekë të reja, kryeministri rezultonte të kishte edhe një borxh prej 12 milionë lekë, kundrejt subjektit ndërtues të shtëpisë së tij, si dhe një kredi bankare me vlerë 80 mijë euro.

E ndërsa llogaritë bankare dhe pronat e çiftit Rama gjatë këtyre viteve kanë lëvizur me shtesa dhe shpenzime, Kryeministri në vitin 2017 ka shitur apartamentin e privatizuar për një vlerë prej 5 milionë lekësh, ndërsa duket se gjatë gjithë kësaj periudhe të ardhurat më të shumta i ka siguruar zonja Rama.

Duke u përpjekur të sjellim një përllogaritje të afërt, bazuar në çfarë çifti Rama ka deklaruar në ILDKPI, rezulton se ata janë pronarë me përkatësisht 50% të shtëpisë në Surrel. Gjithashtu zonja Rama ka një llogari bankare që shkon në afërsisht 20 milionë lekë të reja, ndërsa kryeministri në 5 milionë lekë. Ata kanë ende edhe 22 mijë euro për të shlyer nga kredia që kanë marr në vitin 2013.

Pasuria e presidentit dhe Monika Kryemadhit, pronarë në 13 apartamente

Në deklaratën fillestare të pasurisë në vitin 2013 çifti Meta deklaronte pak më shumë se 20 mijë euro gjendje parash, një automjet me vlerë 30 mijë euro, një apartament në kryeqytet, tokë me sipërfaqe 1200 metër dhe pjesë takuese nga apartamenti i privatizuar apo trashëguar. Çifti deklaron edhe një kredi prej 175 mijë euro, marrë në vitin 2010 për blerje apartamenti.

Për çiftin Meta- Kryemadhi shihet një rritje e ndjeshme e pasurisë në vitin 2014, kur zonja Kryemadhi bëhet pronare me 100% e 13 apartamenteve me sipërfaqe 1444 metër katrorë, të përfituar nga një kontratë me Agi Kons e vitit 2008, për caktimin në natyrë të pjesës takuese në tokën që ajo posedonte.

Nga shitja e 6 apartamenteve çifti ka arritur të shlyejë kredinë me vlerë 155 mijë euro si dhe overdraftin e zonjës Kryemadhi të marr në vitin 2015 dhe ka shtuar me 174 mijë euro llogarinë bankare.

Pasuria e Veliajt, sa është vlera e parave që ai deklaron në bankë 

Në deklaratën fillestare të pasurisë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj deklaronte një apartament në të cilin ishte pronar 100% dhe disa llogari bankare të cilat i posedonte së bashku me të shoqen në vlerën 50%. Është fjala për një llogari bankare në vlerën rreth 12 mijë euro dhe dy automjete me vlerë 29 mijë euro. Në vitin 2014 bashkëshortja realizon një kontratë sipërmarrje, për ndërtim ap. 171 m2 plus verandë me vlerë 88. 641 euro, si palë në sipërmarrje me Agi-Kons shpk dhe ku pjesa takuese ishte 33%.

Në vitet që pasuan me ndryshimet dhe shpenzimet në jetën familjare të çiftit, duket se ajo që shtonte më shumë llogarinë bankare është bashkëshortja e Veliajt, Ajola.

Sipas një përllogaritjjej të përafërt, Veliaj posedon në llogaritë e tij bankare rreth 5 milion lekë, dërsa Ajola pak më shumë se 10 milionë. Në vitin 2015 ata kanë marr një kredi prej 6 milionë lekësh të reja, me afat deri në vitin 2030.

Sa është pasuria e Gramoz Ruçit, çfarë deklarojnë fëmijët e tij?

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi në të ardhurat e tij deklaron vetëm pagën prej 2 milionë e 600 mije lekësh në vit dhe pensionin e së shoqes me vlerë 132 mije leke. Sipas deklarimeve të bëra në formularin e ILDKPI Ruçi nuk ka burime të tjera të ardhurash, nga prona apo qera dhe përgjatë vitit 2018, të ardhurat e tij në cash janë shtuar me vetëm 500 mijë leke.

Por ata që kanë shtuar të ardhurat përgjatë këtyre viteve janë dy fëmijët e kryeparlamentarit. Prej disa vitesh, djali Ledian Ruçi posedon të ardhura nga dy kontrata qeraje, ndërsa vajza dekaron të ardhurat nga puna si notere, të cilat vlerën makismale e arrijnë në  2014, me një shifër prej në 4 milion e 700 mije lekë.

Gjatë vitit 2018, vajza e kryeparlamentarit, ka arritur  të shtojë me afërsisht 1 milion lekë gjendjen e llogarisë së saj bankare.

Pasuria e Bashës, unazë diamanti dhe gati një milionë euro kur hyri në politikë

Në vitin 2005 Lulzim Basha deklaronte më shumë se 700 mijë euro prona dhe llogari, në deklarimin fillestar të pasurisë. Mes tyre mund të përmendim banesën në Holandë, Tiranë dhe Durrës, por edhe sende të çmuara siç ishte ora e dorës, servisi i porcelanit apo unaza e diamantit me vlerë 11 mijë euro.

Ndërkohë, Basha deklaronte edhe një kredi me principal 204 mijë euro,  nga e cila kishte ende pa shlyer edhe 198 mijë euro.

Përgjatë viteve, veprimet në deklaratën e pasurisë së zotit Basha nuk kanë qenë të shumta, ndonëse ai ka shitur në vitin 2007 banesën në Holandë për një vlerë prej 250 mijë eurosh dhe një vit më pas edhe apartamentin në Durrës me vlerë 45 mijë euro.

Deri në vitin 2018, çifti Basha deklaron të ardhura të konsiderueshme kryesisht nga pagesa e zotit Basha në Kuvend dhe pagesa bashkëshortes së tij, Drejtore Programesh në EËCP. Megjithatë në deklaratën e tyre nuk ka të dhëna për llogari bankare apo lëvizje të tjera pasurish./ Tema

g.kosovari

Next Post
Me çanta me drogë të veshur si policë drejt Greqisë, kapet i shpalluri në kërkim

Me çanta me drogë të veshur si policë drejt Greqisë, kapet i shpalluri në kërkim

Comments 1

  1. xxx says:
    6 years ago

    me Rucin i vajti dem emisioni Fevzi uturakut

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në aeroportin e Bolonjës, shqiptari ndërron jetë pas uljes së avionit nga Tirana

Tragjedi në aeroportin e Bolonjës, shqiptari ndërron jetë pas uljes së avionit nga Tirana

August 17, 2026
Kryeministri britanik bie pre e një mashtrimi! Shkëmbeu mesazhe me personin që hiqej si shefja e stafit të Trump

Kryeministri britanik bie pre e një mashtrimi! Shkëmbeu mesazhe me personin që hiqej si shefja e stafit të Trump

August 17, 2026
Berisha akuza të forta ndaj policisë për arrestimin e Ylli Zallës: Mashtrojnë, ai u dorëzua vetë!

Berisha akuza të forta ndaj policisë për arrestimin e Ylli Zallës: Mashtrojnë, ai u dorëzua vetë!

August 17, 2026
Skadon armëpushimi SHBA-Iran! Negociatat në ngërç, çfarë pritet të ndodhë?

Skadon armëpushimi SHBA-Iran! Negociatat në ngërç, çfarë pritet të ndodhë?

August 17, 2026
Evropa nën pushtetin e flakëve, zjarre masive nga Belgjika në Spanjë, viktima dhe qindra të evakuuar

Evropa nën pushtetin e flakëve, zjarre masive nga Belgjika në Spanjë, viktima dhe qindra të evakuuar

August 17, 2026
Nga dyshimet për atentatin e Rinasit te arratisjet spektakolare, kush është Ylli Zalla që u kap pas disa muajsh në kërkim

Nga dyshimet për atentatin e Rinasit te arratisjet spektakolare, kush është Ylli Zalla që u kap pas disa muajsh në kërkim

August 17, 2026
Rriten rastet e demencës, po prek gjithnjë e më shumë të moshuarit: Shifrat që ngrejnë shqetësim

Rriten rastet e demencës, po prek gjithnjë e më shumë të moshuarit: Shifrat që ngrejnë shqetësim

August 17, 2026
Alarm në Kongo! Ebola shënon shpërthimin më vdekjeprurës në historinë e vendit, mbi 2,300 viktima

Alarm në Kongo! Ebola shënon shpërthimin më vdekjeprurës në historinë e vendit, mbi 2,300 viktima

August 17, 2026
Rekrutuan luftëtarë për në Siri, GJKKO: 14 të dënuar, në total 112 vite burg

Akuzohet për 870 kg kanabis në Dronovicë, GJKKO lë në burg 31-vjeçarin Xhuliano Hoxha pas ekstradimit nga Britania

August 17, 2026
Deklarata tronditëse e ministrit izraelit: Të vriten 30 ose 40 persona në Gaza çdo natë

Deklarata tronditëse e ministrit izraelit: Të vriten 30 ose 40 persona në Gaza çdo natë

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com