• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pasuritë natyrore, 32 % e florës evropiane gjendet në Shqipëri

by A R
29/08/2018 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka një biodiversitet të pasur për shkak të pozicionit gjeografik me klimë mesdhetare, thyerje të larmishme të terrenit që afron malet të larta me detet, liqenet dhe lumenjtë.
Programi i Kombeve të Bashkuara (PNUD) në një inventar që i bëri Florës dhe Faunës në Shqipëri gjeti së fundmi se përafërsisht 32% e të gjithë florës evropiane është në Shqipëri.

Në Shqipëri ekzistojnë rreth 7233 grupe bimore dhe 5438 lloje të kafshëve të egra (përfshirë zogjtë, gjitarët, peshqit, insektet, etj).

3200 lloje bimësh janë kurative për enët e gjakut dhe 2,350 lloje të tjera për të tjera përdorime mjekësore dhe për ushqim. Shqipëria është një rrugë e rëndësishme migrimi për zogjtë. Përafërsisht 30% e florës evropiane dhe 42% e gjitarët evropianë ndodhen edhe në Shqipëri.

Gjithashtu ka 32 lloje bimore me 150 nëngrupe, të cilat janë endemike në Shqipëri (rriten vetëm në Shqipëri) dhe 160 lloje të tjera bimore të cilat janë nën-endemike në rajonin e Ballkanit. Shqipëria numëron 91 specie që kërcënohen nga zhdukja në rang global, ndër ta edhe Pelikani Kaçurrel.

Gjithashtu Shqipëria ka një numër të lartë racash autoktone bagëtish. Nga këto 9 raca autoktone janë në dhi dhe 5 në dele.

Në malësi ka më shumë se 5200 ha pyje natyrore me shumë se 200 vjeçare me vlerë të lartë për biodiversitetin. Kjo zonë është zona më e rëndësishme për hulumtime dhe burime gjenetike.

Shumëllojshmëria e ekosistemeve dhe habitateve (ekosistemet bregdetare dhe detare, ligatinat, deltat e lumenjve, dunat e rërës, liqene, lumenj, shkurre mesdhetare, pyje gjethe, pyje pishe, kullota subalpine dhe alpine, livadhe, dhe ekosistemet e larta malore) sigurojnë një shumëllojshmëri të bimëve dhe llojeve të kafshëve të egra. Gjithashtu në Shqipëri ndodhen liqenet më të mëdha në Ballkan, me rëndësi ndërkombëtare, Si ai i Shkodrës, Ohrit dhe Prespës. Sakaq në zonën bregdetare të Shqipërisë gjenden ligatinat si ato të: Karavastasë, Patoku, Viluni, Kune-Vaini, Orikumi, etj, me një sipërfaqe totale prej 150 km2. Ky terren thotë studimi krijon kushtet ideale për rritjen e specieve të lashta endemike dhe nën-endemike./monitor/a.m.

Next Post
Grabiti çiftin gjerman, pranga kosovarit në Milot

Grabiti çiftin gjerman, pranga kosovarit në Milot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti: I lutem opozitës të vij në Kuvend për të zgjedhur presidentin e Kosovës

AAK i vendos kushte Albin Kurtit: Ja çfarë kërkon për t’i dhënë votat për institucionet

June 26, 2026
“Pretendimet për tharje janë spekulime”, Kumbaro sqaron situatën në ujërat termale të Bënjës

“Pretendimet për tharje janë spekulime”, Kumbaro sqaron situatën në ujërat termale të Bënjës

June 26, 2026
Deklarata e deputetit të PD-së: Nuk shkojmë në protestë që të mos e “bëjmë pis”

Deklarata e deputetit të PD-së: Nuk shkojmë në protestë që të mos e “bëjmë pis”

June 26, 2026
Goditet banda e drogës në Mykonos, “koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar

Goditet banda e drogës në Mykonos, “koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar

June 26, 2026
Shtyhet afati i aplikimeve për fermerët, ministri Salla: Deri më 6 korrik hapet skema e mbështetjes

Shtyhet afati i aplikimeve për fermerët, ministri Salla: Deri më 6 korrik hapet skema e mbështetjes

June 26, 2026
82 vjet nga gjenocidi mbi Çamërinë, Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës

82 vjet nga gjenocidi mbi Çamërinë, Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës

June 26, 2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memollën

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memollën

June 26, 2026
Këshilli Kombëtar i PD-së mblidhet më 1 korrik, çfarë pritet të ndodhë

Këshilli Kombëtar i PD-së mblidhet më 1 korrik, çfarë pritet të ndodhë

June 26, 2026
Sejko: Kalimi drejt një ekonomie pa para fizike është kyç për modernizimin financiar

Sejko: Kalimi drejt një ekonomie pa para fizike është kyç për modernizimin financiar

June 26, 2026
“Protestën e drejton Berisha dhe dy aleatët e tij”, analisti: Goxhaj, propagandues i politikës iraniane dhe ruse në Shqipëri

“Protestën e drejton Berisha dhe dy aleatët e tij”, analisti: Goxhaj, propagandues i politikës iraniane dhe ruse në Shqipëri

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In