• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pasuritë e trafikantëve, precedent i ri me gjykimet në mungesë

by A R
29/10/2017 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykimi në mungesë trumbetohej si një nga ngërçet më të mëdha të drejtësisë, e pas ndryshimeve ligjore, të gjitha trupat gjyqësore duket se janë ndërgjegjësuar. Nuk dihet nëse më shumë për të respektuar të drejtat e njeriut, apo për t’iu bindur reformës.

Siç rezulton deri më tani, shkallët e para të gjykatave po përballen me fluks dosjesh për t’u rishikuar, që përcillen nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë. Më të fundit janë precedenti i të pandehurit Kozma Laçka, i akuzuar si trafikant droge gjatë operacionit të bujshëm “Potel al”, i cili do të rigjykohet te Krimet e Rënda pikërisht për shkak të mungesës para drejtësisë.

Edhe dosja “Brahimaj” është rikthyer nga Gjykata e Lartë, me argumentin se pala e paditur nuk ka qenë e pranishme gjatë procesit që shqyrtoi sekuestrimin e një hoteli me vlerë 1.5 milionë euro në qytetin e Vlorës.

Kjo pasuri dyshohej si kishte si burim trafikun e drogës, përderisa njëri nga pronarët e vrarë gjatë vitit 2014 ishte aktiv në këtë fushë. Surpriza më e fortë vjen nga Gjykata Kushtetuese, e cila i ka rikthyer drejtësisë rigjykimin sesi u konfiskuan asetet prej 3 milionë eurosh, të kaluara për llogari të shtetit në zbatim të ligjit Antimafia.

Asetet, kryesisht truaj dhe apartamente, nuk justifikoheshin nga 3 kërkuesit Petrit Muçaj, Ervehe Muçaj dhe Liljana Thomaj, të cilët janë të afërm të një trafikanti heroine të dënuar në Zvicër. Por në konsideratën e gjykatës, kërkuesit janë gjykuar në mungesë dhe në këtë mënyrë, familjes Muçaj i është cënuar e drejta e qasjes në gjykatë.

Në fakt, kërkuesja Liljana Thomaj-Muçaj pretendon në këtë fazë të gjykimit se drejtësia, edhe pse i ka caktuar një avokat kryesisht, nuk e ka njoftuar, duke mos i dhënë të drejtën e përfaqësimit.

Kjo kapje proceduriale pritet të hapë precedentin edhe për dosje të tjera të forta, ndërkohë që me ndryshimet e reja ligjore, nëse konstatohet mungesa e palës së paditur shtrohet opsioni i pezullimit të gjykimit deri në një vit. /Top Channel

Next Post
Tregtimi i mishit në Shqipëri, mungojnë matrikullimi dhe siguria në thertore

Aksioni i AKU, në total janë mbyllur 84 thertore të paligjshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com