• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Goditet banda/ Pasuritë e paluajtshme ‘shpëtimi’ i trafikantëve shqiptarë: Si i pastronin paratë grupi i strukturuar në Itali

by Java News
26/05/2022 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup trafikantësh shqiptarë në Itali është goditur nga policia. Sipas medias italiane, në orët e para të ditës së sotme në provincat e Parmës, Arezzo, Grosseto dhe Romëa u zbatua urdhri i masave ndaj tetë personave të akuzuar për posedim dhe shitje të paligjshme të drogës, pastrim parash dhe dhunë.

Masa e paraburgimit u caktua për tre persona, krahas ndalimit të qëndrimit në provincën e Parmës.

Gjithashtu u dha masa e detyrimit të qëndrimit në provincën e Arezzo dhe Grosseto për një tjetër shtetas italian dhe një tjetër shqiptar.

Ata dyshohet se janë protagonistët kryesorë të një trafiku të strukturuar droge të përhapur në të gjithë provincën e Parmës dhe rrethinat e saj.  Të dyshuarit banonin dhe punonin kryesisht ndërmjet Fidenzës dhe Salsomaggiore.

Dyshohet se të ardhurat e mëdha që rridhnin nga trafiku i drogës janë pastruar kryesisht në Shqipëri me investime në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Një nga tre të arrestuarit është i riu shqiptar i cili pak ditë më parë u sulmua në rrugën publike të Salsomaggiore. Ai u qëllua në këmbë me tre të shtëna me armë zjarri.

Në vazhdën e hetimeve të nisura në vitin 2018, karabinierët e Fidenzës kishin arrestuar tre persona për qëllime trafikimi të kokainës, duke denoncuar disa të tjerë dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme kokaine.

Më në fund, ata kishin identifikuar dhe denoncuar gjithsej 500 përdorues droge.

Bazuar në hetime, ata kishin arritur të kryenin rreth shtatë mijë shitje droge me një xhiro totale të llogaritur rreth një milion euro në vit.

Gjykata ka lëshuar urdhër që të sekuestrohet ​​shuma prej 400 mijë eurosh, para ose sende e mjete të tyre./m.j

Next Post
26 vjetori i dhunimit të votës/ Braçe: Berisha donte të na vriste më 26 maj, atë e thërret gjaku akoma

26 vjet nga 26 maji/ 7 dëshmi për krimet e pandëshkuara të pushtetit të Berishës! Dhunë, prita, rrëmbime e urdhra për eliminime fizike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“SPAK po helmohet nga brenda!”, avokati: Prokurori Ols Dado nuk e ka vendin në sistemin e drejtësisë

“Zhurma e Gërdecit dëgjohet akoma”, deklarata e fortë e Beqirit: Mediu e ka pritur 23 herë në zyrë Shkëlzen Berishën

March 16, 2026

Gratë shqiptare më jetëgjata se burrat, por më pak të punësuara

March 16, 2026
Një 16-vjeçar për portën e Bayern-it, por kërkohet leje e veçantë

Një 16-vjeçar për portën e Bayern-it, por kërkohet leje e veçantë

March 16, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Makthi që ka Berisha nëse e ka bindur PD që është pronë private e tij

March 16, 2026
“Gjykata të menaxhojë…”/ Zvarritet procesi i “Gërdecit”, flet avokati i familjarëve: Një procedurë aspak normale!

Masakra e Gërdecit, avokati i familjeve të viktimave: Mediu ishte në dijeni për rrezikun

March 16, 2026
“Pashë nënën teksa vdiste”/ Rrëfimi rrëqethës i 12-vjeçarit palestinez: Si Izraeli më vrau familjen

“Pashë nënën teksa vdiste”/ Rrëfimi rrëqethës i 12-vjeçarit palestinez: Si Izraeli më vrau familjen

March 16, 2026
Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën plenare

“Shtet që mbështet dhe sponsorizon terrorizmin”, Kuvendi voton nesër rezolutën kundër Iranit

March 16, 2026
Trump: S’kemi nevojë për NATO-n, kërkova ndihmë vetëm për të parë reagimin e tyre

Trump: S’kemi nevojë për NATO-n, kërkova ndihmë vetëm për të parë reagimin e tyre

March 16, 2026
Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror pa dashje”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

“Ndihmova që t’i merrnim Bashës PD-në”, Kokalari shpall kandidaturën përballë Berishës: Çdo manipulim vote do dokumentohet në DASH

March 16, 2026
Buxheti 2026 / 46 amendamente nga PD, dy nga Erion Braçe

Shtrenjtimi i karburanteve, Braçe paralajmëron: Çmimet e vendosura nga karteli, jo tregu

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In