• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pasuritë e gjyqtarëve: Komision i posaçëm hetimi me 6 milionë lekë paga

by
28/09/2015 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një Komision i Pavarur i Kualifikimit, i cili do të veprojë dhe vendosë në mënyrë të pavarur, do të bëjë të mundur që të gjithë gjyqtarët, përfshi anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, prokurorët, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm i Republikës, si dhe këshilltarët ligjorë pranë tyre, të vlerësohen dhe rivlerësohen në mënyrë që të rivendoset besimi i publikut dhe besimi te këto institucione të rëndësishme demokratike.

Kjo është pjesë e ndryshimeve Kushtetuese që ekspertët propozojnë me qëllim rikthimin e besimit të qytetarëve tek drejtësia si dhe t’i jepet fund praktikave korruptive në këtë sistem.

Për këtë qëllim propozohet të krijohet edhe një Mision Ndërkombëtar Monitorimi, i cili do të jetë një bashkëpunim ndërmjet Komisionit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, organizatave të tjera ndërkombëtare dhe asistencës ndërkombëtare dypalëshe, raporton gazeta “Mapo”.

Ky Mision ka të drejtë të emërojë vëzhgues ndërkombëtarë në të dyja shkallët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Brenda një muaji pasi është përcaktuar lista e kandidatëve, Kuvendi emëron me shumicë 3/5 Komisionerët e Shkallës së Parë dhe të Shkallës së Apelit, si dhe dy Komisionerët Publik nga lista e kandidatëve të paraqitur nga Avokati i Popullit.

Të gjithë komisionerët punojnë me kohë të plotë dhe nuk mund të ketë detyra ose punësime të tjera gjatë mandatit. Ata kanë të njëjtin status me atë të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, gjatë gjithë mandatit dhe do të kenë një pagë bruto prej 600 000 lekë në muaj.

Komisionerët, vëzhguesit ndërkombëtarë, personeli i Komisionit dhe familjet e tyre, gëzojnë mbrojtje të nivelit më të lartë, në pajtim me ligjin.

Ata kanë të drejtë të njihen me dosjet personale të personave të vlerësuar, të dhënat statistikore, dosjet e përzgjedhura për vlerësim, vetë-vlerësimet, opinionet e eproreve, të dhënat për trajnimet dhe ankesat, verifikimet e ankesave, vendimet disiplinore ndaj personit të vlerësuar, regjistrin e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, llogaritë bankare, zyrat tatimore, bazat e të dhënave për regjistrimin e pronësisë së makinave, dokumentimin e kontrollit kufitar, si dhe çdo dokument tjetër përkatës.

Next Post

Kur shqiptarët vajtonin vdekjen e Titos (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasen dy makina në aksin Fier-Patos, transportohet në spital drejtuesi i njërit nga mjetet

Përplasen dy makina në aksin Fier-Patos, transportohet në spital drejtuesi i njërit nga mjetet

July 31, 2026
“Shqipëria krah Kosovës”, Tirana zyrtare reagon pas zbulimit të varrit masiv në Zubin Potok: Të zbardhet fati i të zhdukurve

“Shqipëria krah Kosovës”, Tirana zyrtare reagon pas zbulimit të varrit masiv në Zubin Potok: Të zbardhet fati i të zhdukurve

July 31, 2026
Protesta, hija e vetvetes?

Protesta, hija e vetvetes?

July 31, 2026
“Po mbështet Iranin, Hamasin dhe Hezbollahun”, Netanyahu përsërit akuzat për  kryebashkiakun e Nju Jorkut

“Po mbështet Iranin, Hamasin dhe Hezbollahun”, Netanyahu përsërit akuzat për kryebashkiakun e Nju Jorkut

July 31, 2026
Tre investime energjetike në Alpe, Karakaçi: Përmirësojmë furnizimin për zonat turistike të veriut

Tre investime energjetike në Alpe, Karakaçi: Përmirësojmë furnizimin për zonat turistike të veriut

July 31, 2026
Përgatitjet për seancën konstituive/ Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Zhvillimet në LDK, shpresë për marrëveshje

Përgatitjet për seancën konstituive/ Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Zhvillimet në LDK, shpresë për marrëveshje

July 31, 2026
Vijon radha kilometrike e mjeteve në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin

Vijon radha kilometrike e mjeteve në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin

July 31, 2026
Kemi arritur të mallkojmë dasmat e fëmijëve…

Përgjegjësia e madhe e Drejtësisë së re për të lehtësuar situatën

July 31, 2026
FIFA i përgjigjet akuzave të UEFA-s dhe CONCACAF për projektin e ri: Askush nuk po e shet futbollin

FIFA i përgjigjet akuzave të UEFA-s dhe CONCACAF për projektin e ri: Askush nuk po e shet futbollin

July 31, 2026
Flakët u afrohen shtëpive në Mallakastër, zjarrfikësit neutralizojnë vatrën e zjarrit

Flakët u afrohen shtëpive në Mallakastër, zjarrfikësit neutralizojnë vatrën e zjarrit

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com